Connect with us

Lajme

ASH: VLEN dështoi në realizimin e programit – Premtimet për zgjedhjet lokale, mashtrim i radhës

Published

on

Në zgjedhjet e vitit 2024, VLEN u paraqit para qytetarëve me një listë premtimesh madhore për infrastrukturën kombëtare, por sot – në përfundim të pjesës së parë të mandatit qeverisës – shqiptarët ballafaqohen me zero realizim.

Çfarë premtoi VLEN për infrastrukturën rrugore?

Ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren brenda dy viteve.

Rregullimin e rrugës dhe hapjen e kalimit kufitar Llojan (Likovë) – Miratoc (Preshevë).

Ndërtimin e rrugës Dibër–Peshkopi.

Krijimin e një Porti të Thatë në Strugë.

Rrjet hekurudhor modern Shkup–Prishtinë dhe Shkup–Strugë–Durrës.

Rrugë të digjitalizuara, me rrjet fibra optike.

Modernizim të pikëkalimeve kufitare dhe dokumentacion specifik për zonat kufitare, sipas modelit të Euroregjioneve.

Asgjë nga këto nuk është realizuar. VLEN sot mundohet të mbulojë dështimin e vet duke u lavdëruar me projekte të VMRO-DPMNE-së, duke dëshmuar se nuk ka as fuqi, as vizion, e mbi të gjitha nuk ka më besimin e shqiptarëve për të qeverisur.

Duke parë se programi po dështon të realizohet dhe duke insistuar në afate kohore konkrete, Aleanca për Shqiptarët braktisi qeverinë dhe këtë koalicion hibrid dhe pa interes për t’u vënë në shërbim të qytetarit.

Mosrealizimi i programit zgjedhor është humbje e madhe e kredibilitetit. Çdo premtim që VLEN po e bën tani për zgjedhjet lokale të tetorit, do të ketë të njëjtin fat si ato të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024: zero realizim, dështim total dhe mashtrim i përditshëm ndaj qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

AKI: Mickoski me plane ogurzeza për komunat shqiptare, sabotim të zgjedhjeve dhe kryetarë të dhunshëm të emëruar nga Qeveria

Published

on

By

Pasi u bindën se kanë dështuar përmes imponimit të kandidatëve përmes VLEN dhe “të pavarur”, pasi panë që Aleanca Kombëtare për Integrim fiton bindshëm në çdo komunë dhe shqiptarët nuk pranojnë “të preferuarit” e VMRO-së, kryeministri Hristijan Mickoski sot doli me një skenar të ri ogurzez për vendin.

Deklarata e Mickoskit se cenzusi në zgjedhjet lokale mund të dështoj dhe se Qeveria në atë rast do të emërojë udhëheqës të komunave, është në fakt një plan i ri për të sabotuar zgjedhjet lokale, për të penguar daljen në zgjedhje dhe për të imponuar kryetarë të dhunshëm në komunat shiqptare, njëjtë si në kohën e kralevinës dhe ish Jugosllavisë dhe ngjashëm siç bënë edhe me Qeverinë duke zgjedhur përfaqësuesit jolegjitim të shqiptarëve vetëm se ishin të pëlqyer për Mickoskin.

Këto plane janë qartë të lexueshme ashtu si edhe ato paraprake që tanimë kanë dështuar. Shqiptarët do të ja japin përgjigjen kësaj Qeverie dhe kryeninistrit në Referendunin e Tetorit me daljen masive dhe fitoren plebishitare të kandidatëve të AKI-së që në rreth të parë.

– Aleanca Kombëtare për Integrim

Continue Reading

Lajme

Investime konkrete dhe punë të pandërprera në Gostivar dhe Vrapçisht – modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët

Published

on

By

Pas një ndërprerjeje të përkohshme të punimeve për shkak të sezonit veror dhe pranisë së mërgimtarëve, me qëllim shmangien e tollovive, Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit kanë rifilluar me intensitet të lartë projektet infrastrukturore.

Në Gostivar, gjatë kësaj jave do të nisin tre projekte të rëndësishme: rikonstruimi i rrugës “Pançe Popovski”, si dhe dy rrugë në lagjen “Mara Ugrinova”, pranë stacionit të autobusëve. Në fillim të muajit shtator do të vijojnë punimet edhe në bulevardin kryesor të qytetit. Paralelisht, po punohet në rrugën pranë varrezave të fshatit Çegran dhe në Banjicë të Epërme, ndërsa në shtator do të nisë rikonstruimi i rrugës tek varrezat e Çegranit dhe disa rrugëve të tjera në Banjicë të Epërme pas përfundimit të kanalizimit fekal.

Në Vrapçisht po realizohet një investim madhor – ndërtimi i sistemit të ri të furnizimit me ujë, me burim të ri dhe rrjet tërësisht modern. Ky projekt garanton furnizim të pandërprerë dhe me cilësi të lartë për çdo familje, duke ofruar një zgjidhje afatgjatë për banorët.

Ndërkohë kanë përfunduar edhe projekte të tjera të rëndësishme: rruga Negotinë–Kalisht është transformuar me trotuare dhe standarde bashkëkohore, është rregulluar shëtitorja buzë lumit Mazraça në Negotinë, si dhe është pastruar korita e lumit. Po ashtu, rruga e fushës në Dobërdoll tashmë është në funksion të qytetarëve.

Të gjitha këto janë vetëm një pjesë e projekteve të realizuara së fundmi në këto dy komuna. Në çdo vendbanim të Gostivarit dhe Vrapçishtit po punohet me përkushtim dhe rezultate konkrete.

Ky është modeli qeverisës i Aleancës për Shqiptarët – punë e përditshme, investime të prekshme dhe realizim i zotimeve të dhëna para qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Osmani për “revidimin e Badenterit”: Strategjia e Mickoskit është demontimi i Marrëveshjes së Ohrit

Published

on

By

Nuk mendoj se është lapsus apo rastësi deklarata e kryeministrit. Unë mendoj se është një strategji e kryeministrit, i cili urdhëron ministrat për të nxjerrë deklarata të tilla si “balon prove”, që të normalizohet si temë dhe pastaj del me demante boshe. Kështu Bujar Osmani e ka komentuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov se “ka ardhur koha për revidimin e mekanizmit të Badenterit” dhe deklaratën e Mickoskit se “Badenteri është çështje e mbyllur”.

“Është pjesë e strategjisë për të demontuar Marrëveshjen e Ohrit. Ajo që është tronditëse është heshtja e VLEN-it ndaj një veprimi të tillë të rrezikshëm, ndaj hapjes së këtij debati të rrezikshëm dhe qëndrimi në prehrin e VMRO-së edhe përkundër asaj se po shihet se ka plan për të demontuar MO. Shqiptarët nuk do të lejojnë demontimin e MO, nuk do lejojnë zhbërjen e statusit të tyre shtetformues dhe shndërrimin në pakicë, kthimin e majorizimit. Ky veprim na ka gjet të bashkuar, siç jemi sot, por do na gjejë të bashkuar në parandalime. I ftoj edhe qytetarët maqedonas edhe ata turk, romë e boshnjakë, që të mos lejojnë një qeveri kleptokratike, të veshur me petkun e nacionalizmit të bëjnë veprime të cilat do të rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe perspektivën europiane të qytetarëve”, tha Osmani, kandidat për Komunën e Çairit, ndërsa shtoi se nuk do lejojmë prekjen e Marrëveshjes së Ohrit.

“Është në kundërshtim të drejtpërdrejt edhe me urdhrin ekzekutiv të presidentit te SHBA-së, i cili e vlerëson si interes anti amerikan prekjen e MO-së. Dhe kjo deklaratë, që unë mendoj, është e porositur nga KM se nuk mundet ministri të jep deklaratë në kokë në vete. Është e porositur nga KM, që ai pastaj të del të demanton, por të bisedohet kjo temë dhe të normalizohet, sikur që ishte me balancuesin, me gjuhën shqipe, me mosrespektimin e vulnnetit të qytetarëve, dalë ngadalë, brenda një natë të vijë vendimi … nuk kalon. Besëlidhja, AKI është formuar për këtë qëllim”.

Prandaj, shtoi ai, zgjedhjet e ardhme nuk janë vetëm zgjedhje lokale, janë referendum, për të ruajtur barazinë, Marrëveshjen e Ohrit, perspektivën europiane dhe nuk do të lejojmë të shndërrohemi në pakicë të majorizuar siç ka qenë para vitit 2001.

Continue Reading

TOP Lajme