Connect with us

Lajme

VLEN: BDI po kandidon për president “Pacientin”, funksionarin e vetëm shqiptar me lëndë në Prokurorinë Speciale

Published

on

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president, nga ku thonë se ai është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup.
“BDI, dje na e prezantoi Bujar Osmanin si kandidat për president, me moto se gjoja janë kundër Rusisë e pro BE-së. Epo po, e thënë në shqip, ashtu i bie, guri që të godet, vjen nga afër. Dhe BDI, e cila tashmë publikisht bashkëpunon me Rusinë, përpiqet që me propagandë të kundërt ta mbrojë veten.
Megjithatë ne jemi këtu për ti treguar qartë, BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit se sado që të tentoni nuk mund të mashtroni qytetarët!

Ju mendoni se qytetarët nuk e dinë se partneri juaj kryesor është Rusia!
A vërtet besoni se qytetarët dhe faktori ndërkombëtar nuk e din se Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup, për çka e hidhëruat partnerin kryesor strategjik të Shqiptarëve, SHBA-në dhe Sekretari Antoni Blinken nuk qëndroi në Shkup”, akuzojnë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se Pikërisht për shkak të miqësisë dhe biznesit me Rusinë e Serbinë, Bujar Osmani as si ministër i Punëve të Jashtme e as si kryesues me OSBE-në, as edhe njëherë nuk e vizitoi Kosovën, madje edhe kur Serbia përmes ushtarëve të saj joformal sulmoi Kosovën në Zveçan ku mbet i vrarë një polic i Kosovës.
“Ju jeni ata që bashkëqeverisët 10 vite me prorusin më të madh në vend, Nikolla Gruvskin. Më pas, e dërguat atë të sigurt në Hungari.
Ua keni borxh qytetatëve tua tregoni të vërtetën, a e mban ende kontakin me Gruevskin, Bujari dhe a u takua me të në Budapest, për ta kthyer përsëri në Shkup dhe për të bashkëqeverisur me të?

Por e kuptojmë edhe arsyen pse nuk mund të shkëputeni nga Nikolla Gruevski, sidomos Bujarin, sepse si ministër i Gruevskit, Bujari bëri miliona keqpërdorime, e më pas ja ndërtuan dosien “pacienti”, me të cilën dosje, Bujari dhe BDI zhvatën miliona euro, ndërsa Nikolla dhe Sashoja u mbajnë në xhep.

Qytetarët e dinë se BDI, me oligarkët rus ka dhjetëra biznese për kredi të shpejta. Po hapjen e kazinove nga biznesmenët rus e serb në vendin tonë, kush e lejon, përveç se funksionarëve të BDI-së?

Në fund, pak edhe për atë se sa BDI është europiane! Na tregoni një rast në Europë, ku djali dhe vajza e një lideri të një partie në pushtet dyshohet se merr tenderë me milona euro nga shteti dhe vozit makina të shtrenjta nga 200 mijë euro? Në cilin vend të Europës, nipi i liderit të partisë blen qendër tregtare si SORAVIA në vlerë prej 30 milion eurosh? Në cilin shtet të Evropës, ka një kompani si EUROVIA e cila pasurohet çdo ditë me tenderë nga institucionet e shtetit dhe nuk ka asnjë përgjegjësi si nga lideri ashtu edhe nga shteti.

Nëse e gjeni një partner të këtillë të ngjashëm në Europë, atëherë ua pranojmë se vërtet jeni Po për Europë, por të gjitha veprimet dhe bashkëpunimet e juaja, janë tipike si në Rusi dhe Serbi, vetëm se tani nuk mund ti fshihni ato.

Andaj po ua bëjmë me dije dhe shum qartë, se të gjithë e dimë se ju, nga njëra anë po bëni sikur e shani Rusinë a nga ana tjetër vetëm ja lejoni shtrirjen dhe ndikimin e saj në Maqedoninë e Veriut. Pra, veproni njejtë si motoja juaj – KAMENOT OD BLUSKU DOAGJA”!

Andaj qytetarët, për çdo ditë më shumë i bashkohen koalicionit të vërtetë pro Europian, i bashkohen koalicionit opozitar për të cilin ia VLEN. Prandaj dhe Arben Taravari, do të fitojë bindshëm si kandidat për president, sepse qytetatët e din kush VLEN!

Më 8 maj, guru që po mundoheni tua hidhni të tjerëve, do u bjerë në kokën tuaj dhe më 9 maj, vendi do të jetë i çliruar nga Rusia, ndërsa do të triumfojë fryma proevropiane dhe pro amerikane, sepse vetëm ashtu ia VLEN!”, thuhet në reagimin e VLEN.

Continue Reading

Lajme

Zeqirja Ibrahimi me “ultimatum”: Çairin ose Tearca, vendosni!

Published

on

By

Nga burime brenda koalicionit VLEN, mësohet se janë shfaqur përplasje serioze mes partive partnere, sidomos me partinë Alternativa, e cila, sipas burimeve, u ka dhënë ultimatum partnerëve: në zgjedhjet lokale të ardhshme duhet të vendoset – ose Çairi, ose Tearca.

Sipas të njëjtave burime, kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka kërkuar që të përcaktohet qartë se cilën komunë do ta udhëheqë nAlternativ, duke paralajmëruar se në rast të mosmarrëveshjes, Alternativa mund të largohet nga VLEN.

Këto tensione vijnë në kohën kur koalicioni përballet me sfida të brendshme për ndarjen e pushtetit lokal dhe rikompozimin e rolit të partive në qeverinë e re të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Continue Reading

Lajme

Dy zyrtarë shqiptarë në takim gjysmë zyrtar, pa flamur shqiptar!

Published

on

By

Nga Medai Shaholli

Dje Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministri i “Severnës” Izet Mexhiti, janë takuar me rastin e mbajtjes së samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e BE-së.

Ajo që ra në sy nga ky takim është se baba Bini dhe evgjiti i Çairit në këtë takim rasti, nuk kishin mbi tavolinë flamur shqiptar, por njëri kishte vënduar flamurin lara-lara, që nuk e dëshironte para se të bëhej kryeministër, por pasi u bë e flaku tutje shqiponjën dhe e mbanë atë me lara-lara si domosdoshmëri protokollare, ndërsa tjetri e mban një ventilator të “državës”!

Kush ia ndalon këtyre trimave të ndryshimit të mbanin edhe një flamur shqiptar mbi tavolinën e vockël të takimit gjysmë zyrtar?
Njeri hoqi dorë nga bashkimi kombëtar si sajesë për t’u treguar patriot ndërsa tjetri në emër të ndryshimit u bë vasal i despotit Micko.

Ja pra si duket përfaqësimi i shqiptarëve të “Severnës” dhe i atyre të Kosovës, pasi rrahën gjoks për bashkim kombëtar dhe për ndryshim, sot nuk guxojnë të vëndojnë një flamur shqiptar mbi tavolinë, pasi nuk e lejon despoti Micko që brenda territorit të “državës” nuk mund të përdoret tjetër flamur veç ventilatorit!

Këtu përfundon dhe rrëfenja për bashkim kombëtar dhe për ndryshim!

Ky ishte shpërblimi dhe kusuri që shqiptarët e “Severnës” morën nga baba Bini, qëkur u bë kumbar i miqësisë së re VREDI-VMRO, se me këtë qeveri do të vinte ndryshimi për shqiptarët dhe se tani e tutje me komitët në krye shqiptarët do të fitonin lirinë dhe barazinë e munguar.

Përfundimisht, këta dy politiqenë nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por vetëm të mendereve të tyre!

Continue Reading

Lajme

Anketë: Të rinjtë skeptikë për të ardhmen e Maqedonisë në BE, korrupsioni numër një

Published

on

By

Nga një sondazh i realizuar në fund të qershorit 2025 me mbi 1.000 të rinj në Maqedoninë e Veriut, rezulton se euro-skepticizmi është në rritje. Pavarësisht se 41% e të rinjve shprehen pozitivisht për Bashkimin Evropian, pothuajse gjysma e tyre nuk besojnë se vendi do të bëhet pjesë e Unionit ndonjëherë, përcjell INA.

Mungesë besimi dhe pritshmëri të ulëta

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IDUEP), 46,5% e të anketuarve janë të bindur se Maqedonia e Veriut nuk do të arrijë të anëtarësohet në BE. Vetëm 6,7% besojnë se kjo do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme, ndërsa 35,8% e shohin këtë mundësi në një të ardhme më të largët.

Të rinjtë janë gjithashtu skeptikë për pozicionin e vendit krahasuar me fqinjët e Ballkanit Perëndimor. 53,2% besojnë se Shqipëria do të jetë anëtarja e radhës e BE-së, ndjekur nga Mali i Zi (34,5%) dhe Serbia (14,7%), ndërsa vetëm 8,2% e shohin Maqedoninë e Veriut si pjesë të Unionit brenda vitit 2030.

Korrupsioni, problemi numër një

Korrupsioni është identifikuar si pengesa kryesore në rrugën drejt integrimit evropian. Plot 84,6% e të rinjve e konsiderojnë atë si faktor kryesor që e frenon procesin e anëtarësimit. Mosmarrëveshjet bilaterale (61%) dhe mungesa e besimit në institucionet vendore (60%) renditen gjithashtu si arsye të rëndësishme për ngecjen e procesit. Sipas IDUEP, rezultatet tregojnë se sfidat kryesore nuk janë vetëm të jashtme, por thellësisht të lidhura me situatën e brendshme politike dhe funksionimin institucional.

Çfarë kërkojnë të rinjtë nga BE-ja?

Kur pyeten për temat që i lidhin me BE-në, të rinjtë vënë theksin te mundësitë konkrete:

76,2% kërkojnë mundësi për punësim dhe jetesë në vendet e BE-së,

55,1% interesohen për programet edukative si Erasmus+,

50% për çështjet e të drejtave të njeriut.

Interesa të tjera përfshijnë mbrojtjen e mjedisit (48,1%), digjitalizimin dhe inovacionin (44,5%) dhe shkëmbimin kulturor (32,2%).

Anketa është realizuar nga IDUEP – Shkup në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Ekselencë (ECE – Bruksel), Fondacionin “Friedrich Naumann” dhe platformën rinore “Studentarija”. Ajo përfaqëson një pasqyrë të rëndësishme për institucionet kombëtare dhe për vetë BE-në, duke treguar domosdoshmërinë për veprime konkrete për të rinjtë dhe për të ardhmen evropiane të vendit.(INA)

Continue Reading

TOP Lajme