Connect with us

Politika

VLEN: Afrim Gashi është shqiptari që u zgjodh kryetar Kuvendi i RMV-së i propozuar nga 75 deputetë

Published

on

Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh me shumicë të lartë, prej 76 votash.

Afrim Gashi, si kandidat i koalicionit VLEN, i propozuar nga 75 deputetë, do të jetë shqiptari i parë në këtë detyrë që është mbështetur nga një shumicë kaq e madhe në detyrën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për fat të keq, BDI-ja me frontin e saj, ashtu siç e braktisi garën elektorale shqiptare, iku edhe nga mundësia që të dëshmojë se është për kandidat shqiptar, ashtu siç kanë pretenduar për vite të tëra se angazhohen për përfaqësim të lartë të shqiptarëve në institucionet më të larta të shtetit. Ajo dhe fronti i saj nuk arritën të dalin nga interesat e ngushta partiake, duke dëshmuar se ata nuk kujdesen për shqiptarët, por kujdesen vetëm për pushtetin e tyre të ndërtuar me korrupsion, tashmë të personifikuar me emrin e qendrës tregtare “Soravia”.

Përveç kësaj, qëndrimi i tillë është shenjë e keqe se ata duke dashur të shkaktojnë destabilizim të institucioneve, po e rrezikojnë edhe agjendën europiane, për të cilat gjoja janë angazhuar në vitet e tyre të politikës.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se Afrim Gashi do të jetë kryetari më legjitim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur me shumicë të lartë, që flet për mbështetje të madhe politike dhe shoqërore dhe ai do të jetë drejtues i kuvendit republikan, duke garantuar respektim të së drejtës së mendimit të lirë dhe qëndrimit politik për secili deputet të popullit, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

Continue Reading

Lajme

Refuzoi pjesëmarrjen në Tiranë, por konfirmoi pjesëmarrjen në Shkup në samitin e liderëve të Ballkanit

Published

on

By

Mediat e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se Albin Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e Ballkanit Perëndimor që nis sot në Shkup. Tetova sot, nje media në gjuhen shqipe, thekson se Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, do të jenë ndër folësit në samitin dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Kurti nuk ka marrë pjesë në asnjë samit të Tiranës ku kanë qenë jo vetëm krerët e Ballkanit por edhe të Europës dhe NATO-s. Në këto takime ka marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani.

Takimi i nivelit të lartë mbledh krerët politikë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare për të shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt Tregut të Përbashkët Rajonal.

Mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

Pjesa kryesore e takimit zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare.

Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale.

Takimi i Liderëve mbi Planin e Rritjes – Agjenda:

Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski

Vendi: “Winery Kamnik”, Shkup

Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore

Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues

Vendi: Po ashtu “Winery Kamnik”

Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)

Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)

Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)

Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)

Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)

Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup

Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup

Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)

Mirëseardhje dhe deklarata për media

Kryeministri Hristijan Mickoski

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos

10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”

Moderator: Kryeministri Mickoski

Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat

Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)

Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos

Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos

Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos

(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)

12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”

Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani

Zbatimi i agjendave të reformave

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman

Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian

Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor

Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.

14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues

14:10 – Drekë dhe nisje

Continue Reading

Lajme

Deputeti Halil Snopçe merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Portugali

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila po mbahet në qytetin Porto të Portugalisë.

Në këtë eveniment të rëndësishëm ndërkombëtar, përfaqësues nga vende të ndryshme po diskutojnë mbi çështje të sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e OSBE-së. Temat kryesore përfshijnë sfidat aktuale të sigurisë, rolin e organizatës në promovimin e paqes dhe demokracisë, si dhe forcimin e dialogut ndërparlamentar.

Snopçe ka bërë të ditur se gjatë sesioneve të asamblesë do të zhvillohet edhe votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, një moment me rëndësi për drejtimin dhe prioritetet e ardhshme të këtij institucioni.

Pjesëmarrja e deputetit Snopçe në këtë forum ndërkombëtar përforcon angazhimin e përfaqësuesve tanë në nisma dhe platforma që kanë në fokus sigurinë rajonale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Continue Reading

Lajme

Zeqirja Ibrahimi me “ultimatum”: Çairin ose Tearca, vendosni!

Published

on

By

Nga burime brenda koalicionit VLEN, mësohet se janë shfaqur përplasje serioze mes partive partnere, sidomos me partinë Alternativa, e cila, sipas burimeve, u ka dhënë ultimatum partnerëve: në zgjedhjet lokale të ardhshme duhet të vendoset – ose Çairi, ose Tearca.

Sipas të njëjtave burime, kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka kërkuar që të përcaktohet qartë se cilën komunë do ta udhëheqë nAlternativ, duke paralajmëruar se në rast të mosmarrëveshjes, Alternativa mund të largohet nga VLEN.

Këto tensione vijnë në kohën kur koalicioni përballet me sfida të brendshme për ndarjen e pushtetit lokal dhe rikompozimin e rolit të partive në qeverinë e re të drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Continue Reading

TOP Lajme