Connect with us

Lajme

Valbon Limani takon përfaqësuesit SHAFM “Draudacum”-Gostivar

Published

on

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka takuar përfaqësuesit e SHAFM “Draudacum”-Gostivar, pas realizimit të sukseshëm të Kolonisë Artistike Ndërkombëtare GOSTIVARI ’25, një simbol i bashkëpunimit kulturor në rajon, shkruan Top24

Realizuam një takim të frytshëm me përfaqësuesit e SHAFM “Draudacum”-Gostivar, pas realizimit të sukseshëm të Kolonisë Artistike Ndërkombëtare GOSTIVARI ’25, një simbol i bashkëpunimit kulturor në rajon.
Gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë e zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta, përfshirja e artistëve të rinj dhe roli i artit në ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe më ndërkombëtare.
Faleminderit për vizitën dhe angazhimin për zhvillimin e artit në Gostivar dhe më gjerë.

Continue Reading

Lajme

Bejxhan Iljas: Ta injorosh situatën në Gazë, je bashkëfajtor në këtë shtypje!

Published

on

By

Edhe Bejxhan Iljas ka reaguar ndaj mospranimit të Kuvendit për të debatuar për ndihmën në Gazë, njofton Top24.mk

“Rendi i ditës që ne si aleancë synonim të diskutonim gjenocidin në Gaza në parlament është hedhur poshtë sërish nga shumica parlamentare.

Të injorosh situatën në Gaza do të thotë të jesh bashkëfajtor në këtë shtypje. Historia do të na gjykojë për këtë. Qëndrimi ynë është i qartë!! Ne i themi jo gjenocidit në Gaza dhe mallkojmë shtetin Terrorist Izraelin.

#İsrailTerörist

#Katilisrail

#Stopisrael

#StateofPalestine🇯🇴🇯🇴🇯🇴

#Gaza

#StopGenocide“, shkruan Iljas.

Continue Reading

Lajme

Qytetari e zen në renë, Azir Aliu ia fshinë komentin (Foto)

Published

on

By

Azir Aliu me pompozitet njoftoi se ka hapur konkursin për punësime në Spitalin e Tetovës, por ishte një koment që ka rënë në sy pasi i njëjti më pas është fshirë nga Aliu, njofton Top24.mk

Qytetari në koment e pyet Aliun se ku është shpallur konkursi dhe se ku mund të aplikojnë.

Përveç se nuk mori përgjigje, qytetari i gjorë, komenti edhe iu fshi.

A do të thotë kjo se Aliu po gënjen kur njofton se konkursi është hapë meqë qytetarët s’arrijnë ta gjejnë dhe ua fshinë komentet?

Continue Reading

Lajme

Me veturë zyrtare në dasëm – Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, në festë me Shkoda-n e shtetit

Published

on

By

Në një kohë krize ekonomike, kur qeveria apelon për kursime dhe qytetarët përballen me çmime të larta, veturat zyrtare të shtetit shërbejnë për shërbime private. Shembulli i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë.

Mbrëmjen e së enjtes, vetura zyrtare e ministrit Azir Aliu – një Shkoda SuperB 4×4 me targa SK-4686-BS – është parë e parkuar në hapësirat e restaurantit “Monday Bland” në Gostivar, ku po mbahej një dasmë private.

Sipas dëshmitarëve, ministri ka marrë pjesë në festë dhe ka ardhur me makinën zyrtare.

Në vend që të shërbejë për angazhime institucionale, automjeti i Ministrisë është përdorur për “nder krushqish”, ndërsa qytetarët detyrohen të mbajnë mbi supe barrën e mirëmbajtjes së këtyre mjeteve, që nga karburanti e deri te shpenzimet teknike.

Ky nuk është rasti i parë. Vetëm pak javë më parë, mediat raportuan për përdorim të dyshimtë të veturave zyrtare nga zëvendëskryeministrat Izeti Mexhiti dhe Arbër Fetai.

Sipas portalit “360 shkallë”, dy automjete qeveritare janë fotografuar të parkuara në mënyrë të paligjshme pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup, rreth orës 23:00 – fare pranë selisë së VLEN-it.

Zyra për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e Qeverisë konfirmoi përdoruesit e automjeteve.

Përkundër publikimit të fakteve dhe fotove nga mediat, asnjë institucion nuk ka ofruar sqarim, ndërsa abuzimi me resurset shtetërore vazhdon të bëhet normë.

Nëse VLEN ka premtuar ndershmëri dhe qeverisje të mirë, qytetarët kanë të drejtë të pyesin:
A ka mbetur ndonjë vijë e kuqe që nuk e kalojnë?

Continue Reading

TOP Lajme