Connect with us

Lajme

Ukraina dhe Rusia gati për bisedime të reja paqeje, çfarë pritet të diskutohet gjatë takimit në Turqi

Published

on

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një raund i ri bisedimesh paqeje me Rusinë do të zhvillohet të mërkurën në Stamboll, në përpjekje për të ndërprerë luftën që ka hyrë në vitin e katërt.

“Në ditën e sotme, diskutova me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rustem Umerov, për përgatitjet lidhur me një shkëmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi,” tha Zelensky në adresimin e tij të përditshëm të hënën. “Umerov raportoi se takimi është planifikuar për ditën e mërkurë.”

Propozimi për rifillimin e dialogut erdhi në fundjavë, vetëm pak ditë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sanksione “të ashpra” ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një armëpushim brenda 50 ditëve.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar gjithashtu furnizime të reja me armë për ushtrinë ukrainase, në përgjigje të një vale të re sulmesh nga Rusia, e cila ka intensifikuar goditjet me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase, duke shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve.

Një zëdhënës i qeverisë turke konfirmoi se bisedimet do të mbahen në Stamboll, në të njëjtin vend ku më parë u zhvilluan negociata në maj dhe qershor, të cilat nuk sollën rezultate konkrete drejt një armëpushimi.

Sipas një zyrtari të lartë ukrainas që foli për agjencinë AFP, raundi i kësaj jave mund të përqendrohet tek shkëmbimi i të burgosurve dhe mundësia e një takimi të drejtpërdrejtë mes Presidentit Zelensky dhe Presidentit Putin.

Megjithatë, Moska ka minimizuar gjasat për arritjen e ndonjë marrëveshjeje të afërt. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se “dy palët janë diametralisht të kundërta në qëndrimet e tyre” dhe se “shumë punë diplomatike mbetet për t’u bërë”.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, dhe prej atëherë lufta ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe zhvendosje masive të popullsisë. Raundi i ardhshëm në Stamboll shihet si një tjetër përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore, mes tensioneve gjithnjë në rritje dhe presionit ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve nuk luftohet me zëvendësime!

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi ka theksuar se diskriminimi ekonomik ndaj shqiptarëve nuk luftohet me zëvendësime.

Duhet politika konkrete dhe vizion për punësim!
Qeveria aktuale VMRO–VLEN, për fat të keq, nuk po jep sinjale të vërteta për zgjidhjen e papunësisë në mesin e shqiptarëve. Pavarësisht retorikës politike, realiteti në terren flet ndryshe.
Prej muajsh, koalicioni VLEN është fokusuar thuajse tërësisht në zëvendësimin e vendeve të mbetura bosh pas largimit të kuadrove shqiptarë të ASH-së. Por ky proces nuk është punësim i ri, por riciklim i një kuote ekzistuese, që nuk ndikon në mënyrë domethënëse në uljen e papunësisë.
Të dhënat nga terreni flasin shumë qartë:
-> Shqiptarët nuk arrijnë as 10% të punësimeve të reja në institucionet publike.
-> Në shumë sektorë, punësimet e reja për shqiptarët janë ende zero.
Papunësia kërkon politikë të qartë ekonomike:
Politika fiskale aktive, Mbështetje për biznesin shqiptar, Investim në kapitalin njerëzor, Politikë monetare mbështetëse dhe garanci shtetërore për projekte që gjenerojnë punësime në komunat shqiptare me shkallë të lartë të papunësisë.
VLEN vazhdon me mashtrime!
Mjaft më me retorik boshe!

Continue Reading

Lajme

Detaje të reja nga anketa e “UBOS” ku gabuan në PHOTOSHOP (Foto)

Published

on

By

Koalicioni VLEN po tenton të mbuloj rënien e rejtingut me anketa të inskenume por që fatkeqsisht as edhe këtë nuk po arinë të ja dalin për shkak të paaftësisë. Sipas anketës së supozuar të UBO-s në paraqitjen tabelare shihet se :

Bilall Kasami gëzon një rejting prej 43%

Ilir Demiri 23.6%

Bajram Rexhepi 3,9%

Por nëse vereni me kujdes në paraqitjen e më poshtme të përshkrimit krijuesit e anketës harojnë numrin paraprak dhe e ritin atë për 1% më shumë për të treguar se z.Demiri gëzon një rejting.

Continue Reading

Lajme

Taravari vazhdon vizitën zyrtare, pritet në shtëpinë e bardhë në SHBA

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani ka vazhduar edhe ditën e sotme vizitën e tij zyrtare në SHBA ku gjatë ditës është pritur në shtëpinë e bardhë, ku për ditën e nesërme janë paralajmëruar takime të rëndësishme me personalitete të larta të SHBA-ve, shkruan Top24

Është gjithnjë kënaqësi e madhe të jesh në shtëpinë më të rëndësishme në botë si është Shtëpia e Bardhë, ku meren vendimet e mëdha që ndryshojnë botën dhe shtëpinë tonë të vogël. Nesër takime të veçanta me zyrtarë të lartë 🇺🇸

Continue Reading

TOP Lajme