Connect with us

Lajme

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump tha se mendon që një armëpushim në Gaza është afër.

“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Është një situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza. Njerëzit po vdesin. Shoh njerëz që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim.”

Bëhet e ditur se këto komente erdhën ndërsa Trump priste ministrat e jashtëm të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, shkruan Washington Post.

Dy vendet afrikane nënshkruan një marrëveshje paqeje të lehtësuar nga SHBA për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve dekada të tëra.

Ndryshe, Trump planifikon të qëndrojë në Uashington këtë fundjavë për t’u përqendruar në miratimin e projektligjit të tij masiv për taksat dhe imigracionin, duke anuluar një udhëtim të planifikuar në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey.

Pengesa mbeten në Senat dhe projektligji do të duhet të miratohet përsëri nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Bajram Rexhepi do të jetë pranë Tetovarëve në çdo lagje në çdo fshat

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit dhe sekretar i plrgjithshëm i BDI-së përmes një postimi ka përshkruar përkushtimin e Bajram Rexhepit gjatë punës për ndërtimin e gazsjellësit ku Rexhepi ishte çdo ditë në takim me qytetarët për të gjetur zgjidhje për duke i çuar punët përpara, shkruan Top24

Ahmeti më tej shtom se “Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.”

Faton Ahmeti

Me Bajramin njihemi prej kohësh.
Në kohën kur menaxhonte ndërtimin e gazsjellësit e shihja çdo ditë me njerëzit, duke dëgjuar, duke gjetur zgjidhje, duke i çuar punët përpara. Nuk kishte ditë pa takim, pa angazhim, pa rezultat.

Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.

#AleancaKombëtarePërIntegrim
#bashkëPërTetovën

Continue Reading

Lajme

Kur Zeqirja Ibrahimi thoshte: Në komunën e Tetovës me Bilall Kasamin ka shumë korrupsion dhe fshatarët e Llercës janë me kontrata!

Published

on

By

Dikur e akuzonte rëndë, e quante të paaftë dhe i rrëzoi shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës, duke bërë që qytetarët në vend të pushimeve verore të përfshiheshin në fushatë zgjedhore. Këto ishin disa nga akuzat që kreu i sotëm i Alternativës, Zeqirja Ibraimi, i adresonte dikur tashmë partnerit të tij në koalicionin VLEN, Bilall Kasamit shkruan Tetovasot.

Të dy dikur ishin pjesë e një partie, por më pas u ndanë, për t’u ribashkuar sot në një koalicion të përbashkët. Megjithatë, kujtesa politike është ende e freskët.

Ibraimi, në kohën kur Tetova drejtohej nga Kasami, ngrinte pyetje të forta: “Kur vjen në Tetovë e sheh se ky qytet ende nuk ka ujë, ende nuk ka parkingje, ka plot qen në rrugë, ka mbeturina që askush nuk i mbledh, ka gropa kudo dhe mbi të gjitha, ka korrupsion. Këta që erdhën, çfarë ndryshuan nga ata që ikën?”

Sipas tij, i vetmi ndryshim ishte tek listat e kontratave: në vend të militantëve të BDI-së, aty ishin futur një numër i madh banorësh të fshatit Llercë.

Sot, megjithë këtë histori akuzash e përplasjesh, Ibraimi dhe Kasami ndajnë të njëjtën front politik nën ombrellën e VLEN-it.Tetovasot

Continue Reading

Lajme

Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

Published

on

By

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 18.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,378 den/kg dhe tani do të jetë 38,265 den/kg.

Nga data 26.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,265 (denarë/kilogram).

Continue Reading

TOP Lajme