Connect with us

Lajme

Tërmet në Maqedoni

Published

on

Këtë pasdite është regjistruar tërmet në Maqedoni, me lartësi prej 1.5 ballë të shkallës së Rihterit.

Tërmeti ka qenë me epiqendër në Pehçevë, në thellësi prej 5 kilometra.

Nuk është denoncuar për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Continue Reading

Lajme

MSH: Azir Aliu takon plot 2 qytetarë në ditë për një muaj

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se përmes platformës “Kabinet i hapur”, gjatë muajit të kaluar, ministri Azir Aliu është takuar me gjithsej 80 qytetarë — që i bie mesatarisht 2 qytetarë në ditë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, kabineti e konsideron këtë numër si një “vepër grandioze”, duke reflektuar qasjen elitiste të ministrit ndaj detyrës publike.

Sipas Ministrisë, deri më tani janë trajtuar dhe zgjidhur vetëm 29% e kërkesave të qytetarëve. Për një pjesë tjetër, thuhet se janë të nevojshme përmirësime sistemore, të cilat janë “tashmë të iniciuara”, ndërsa për pjesën e mbetur janë formuar komisione për trajtim më efikas.

Për të marrë pjesë në këto takime, qytetarët duhet të bëjnë regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i hapur”, e cila është në dispozicion në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë:
👉 https://zdravstvo.gov.mk/

Continue Reading

Lajme

Shtatë vjet pa simbolin e rezistencës, Adem Demaçin

Published

on

By

Sot mbushen shtatë vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë./KP/

Continue Reading

Lajme

Komuna e Tetovës e fsheh listën e vauçerëve prej 3 mijë denarëve

Published

on

By

Komuna e Tetovës nuk i tregon rezultatet e shpalljes publike me të cilën ishte paraparë ndarja e një mijë vauçerëve nga 3 mijë denarë për qytetarët të cilët mund të paguanin shlyerjen e obligimeve ndaj komunës dhe ndërmarrjeve publike, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse ka kaluar gati se një muaj që nga mbyllja e shpalljes publike për ndarjen vauçerëve për qytetarët në nevojë sociale për vitin 2025, Komuna e Tetovës nuk e jep listën se: sa qytetarë janë paraqitur në këtë thirrje, sa dhe cilët qytetarë kanë përfituar nga kjo thirrje.

Kujtojmë që më 11 qershor 2025, Komuna e Tetovës hapi thirrje publike me të cilën do të ndaheshin 1.000 vauçerë në vlerë prej 3.000 denarësh. Thirrja ishte e hapur deri më 30 qershor 2025.

Këto vauçerë mund të përdoren vetëm për shlyerjen e obligimeve ndaj Komunës së Tetovës (taksë mbi pasurinë), si dhe për pagesën e shërbimeve të ofruara nga Ndërmarrja Publike “Sharri” dhe kompania “Saubermacher”.

Për këtë ndihmë mund të aplikonin përfituesit e ndihmës minimale të garantuar dhe pensionistët që marrin pension social.

Lidhur me këtë shpallje patën kritikuar nga BDI-ja opozitare, sipas tyre kjo është tentativë e blerjes së votës para zgjedhjeve lokale.

Kujtojmë që kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera./Portalb.mk/

Continue Reading

TOP Lajme