Connect with us

Lajme

Tentimi për vrasje ndaj kryetarit të Haraçinës, reagon Taravari: Të zbardhet sa më shpejt rasti

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shprehur shqetësimin e tij për tentimin për vrasje të kryetarit të Haraçinës Ridvan Ibrahimi, ku nga sulmi mbetën të plagosur dy bashkëpunëtorët e tij.

Taravari në facebook ka shkruar se kërkon zbardhje të rastit ndërsa nga qytetarët dënim të sistemit që e ka quajtur të korruptuar dhe kriminal.

“Shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim maksimal për ngjarjen e ndodhur sot në Haraçinë.
Duke uruar që të lënduarit të kenë shërim të shpejtë e të plotë apeloj fort tek organet e Drejtësisë për të dënuar fajtorët!
Krimi politik është pasojë e këtij sistemi të Koruptuar e Kriminal që Tani Më Shumë Se Kurrë Duhet Të Ndryshojë!
Ndryshimi Është Domosdoshmëri!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Filipçe: VMRO dhe Hristijan Mickoski me vetëdije po i shtynë qytetarët në varfëri

Published

on

By

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski me vetëdije po i shtynë qytetarët në varfëri, inflacion arrin rekorde, pagat ngecin ndërsa qytetarët janë gjithnjë e më të varfër.

Filipçe thekson se pushteti e ndali sistemin e rritjes së vazhdueshme të pagave dhe bëri që qytetarët të jenë në prag të ekzistencës. Në publikimin e tij në rrjetet sociale kreu i opozitës maqedonase thekson se Maqedonia po shndërrohet në vend të varfërisë dhe pasigurisë, por se LSDM-së sipas Filipçes nuk do të heq dorë nga propozimet për mbrojtjen dhe përmirësimin e standardit jetësor.

“LSDM e di si ta kthejë stabilitetin dhe dinjitetin e qytetarëve. Nuk do të heqim dorë nga propozimet për rritjen e pagave në të gjithë sektorët, rritjen e pagës minimale në 500 euro, uljen e çmimeve përmes heqjes së TVSH-së për prodhimet themelore ushqimore”, thekson Filipçe.

Continue Reading

Lajme

Bota serbe, bota ruse… Luftë botësh për Maqedoninë

Published

on

By

“Një hije e rëndë po shtrihet mbi Ballkan. Nuk është e re, por sot po shfaqet më e qartë se kurrë: projekti i ‘Botës Serbe’. Ajo që dikur tingëllonte si slogan i një ministri serb, sot është shndërruar në strategji të mirëfilltë politike, që rrezikon të gërryejë themelet e shteteve të pavarura të rajonit, shkruan Racin.mk

Në emër të gjuhës, fesë dhe historisë, Beogradi kërkon të krijojë një hapësirë politike që kalon kufijtë shtetërorë dhe minon sovranitetin e vendeve fqinje. Nëse ‘Bota Ruse’ u përdor për të justifikuar agresionin në Ukrainë, ‘Bota Serbe’ sot po përpiqet të prodhojë një realitet të ri në Maqedoninë e Veriut e më gjerë.

Kërcënimi nuk është teorik. Në Shkup, VMRO ka dorë absolute mbi qeverisjen, duke hapur dyert për narrativat e Botës Serbe. Dhe nuk ndalet vetëm aty: elementë brenda VLEN dhe ZNAM janë kthyer në satelitë politikë të këtij projekti, duke i dhënë Beogradit ndikim të drejtpërdrejtë në politikën e brendshme të vendit. Ky është një alarm i qartë për çdo qytetar që beson tek demokracia, liria dhe integrimi europian.

Pasojat janë të rënda: destabilizim i brendshëm, përçarje ndëretnike, dobësim i institucioneve dhe zhvendosje gjeopolitike drejt boshtit lindor ruso-serb. Çdo hap i tillë është një grusht ndaj sigurisë së rajonit, ndaj paqes në Ballkan, ndaj vetë të ardhmes europiane të vendeve tona.

‘Bota Serbe’ nuk është nostalgji kulturore. Është një projekt politik i rrezikshëm, i hartuar për të shndërruar shtetet e rajonit në satelitë të Beogradit dhe Moskës. Të heshtësh sot, do të thotë të pranosh nesër një realitet ku kufijtë nuk respektohen, ku identitetet përdoren si armë, dhe ku sovraniteti i vendeve tona kthehet në iluzion.

Sot është koha për të thënë qartë: Maqedonia e Veriut duhet të zgjedhë mes rrugës europiane dhe kurthit të Botës Serbe. Çdo kompromis me këtë projekt është kompromis me lirinë, me demokracinë, me të ardhmen e gjithë rajonit.

Ballkani ka vuajtur mjaft nga fantazmat e së kaluarës. Nuk mund të lejojmë që një tjetër ‘botë’ e rreme të diktojë fatin e popujve tanë.”

Vijon lajmi në këtë link. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

Izeti akoma nuk e tejkalon Taravarin, reagon nervoz – Taravari me mesazh: Qetësi dhe reflektim

Published

on

By

Sot zv/kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar me nervozizëm të theksuar ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas deklaratave të këtij të fundit për shpërbërjen e koalicionit VLEN pas zgjedhjeve.

Por ditë më parë, në një prononcim për Vox Media nga Kosova, Taravari kishte dërguar një mesazh të qartë për ish-partnerët e tij politikë, duke uruar: “Qetësi dhe reflektim.”

Sipas Taravarit, liderët e VLEN ende nuk e kanë tejkaluar faktin e shkëputjes së tij nga koalicioni, hap që sipas tij ka përgjysmuar këtë grupacion politik “hibrid”.

VOX Media: Taravari për ish-partnerët në VLEN – Qetësi dhe reflektim

Pas largimit nga qeveria dhe koalicioni VLEN, Taravari theksoi se është i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale që po afrohen.
“Pres dhe e di që do të kemi fitore. Jam gati të bashkëpunoj me çdo parti shqiptare që punon për shqiptarët e jo kundër tyre,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, reagimi i Mexhitit mbeti i ashpër dhe i nervozuar, ndërsa mesazhi i Taravarit vazhdoi të mbetej i qetë dhe i drejtpërdrejtë: “Qetësi dhe reflektim.”

Continue Reading

TOP Lajme