Connect with us

Lajme

Taravari: Zgjedhjet në UT të rinisin nga pika zero dhe Universiteti të reformohet në tërësi

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e mbajtura për rektor të Universitetit të Tetovës të cilat, sipas ASH-së, kanë qenë të ndikuara, kontrolluara dhe të orkestruara me qëllim që në këtë pozitë të zgjidhet kandidati i preferuar i Vullnet Ahmetit dhe klanit të tij të krimit dhe korrupsionit.
Sipas ASH-së, ky proces, edhe pse në fillim dukej demokratik,  me tërheqjen e tre kandidatëve i njëjti pati përfundim autokratik. Kjo autokraci, thonë nga ASH, erdhi si rrjedhojë e parregullësive dyvjeçare, shkeljeve konstante të ligjit nga u.d. rektori, senati dhe kryetari i senatit të cilët bënë rokadë, shkelje këto të vërtetuara edhe nga Inspektorati i Arsimit.
“Tërheqja nga gara e tre kandidatëve të tjerë për Rektor, me arsyetimin e tyre se ka patur trysni të ndryshme duke e rrezikuar garën e lirë akademike, përbën një fenomen të pa precedent. Ky rast me plot të drejtë nga të 3 kandidatët nuk mund të karakterizohet si një proces legjitim dhe kredibil. Nga ana tjetër, reagimet e zyrës për marrëdhënie me publikun pranë UT-së (lexo ndjekësit e kandidatit të tyre të preferuar) ishin tipike si ato të BDI-së dhe në një vijë, meqë janë një”, thonë nga ASH.
Sipas ASH-së, është e pa tolerueshme që ky Universitet që paraqet vlerë kombëtare të popullit tonë, i ndërtuar me gjak e sakrificë, të shndërrohet në kompani private e individëve apo grupeve të afërta me parti politike, të cilët për interesa të tyre personale këtë Universitet e mbajnë të ngulfatur, duke e konsideruar si pronë të tyre. Koha e sulltanateve ka mbaruar. Lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk është e kompletuar pa ju.
“Kërkojmë me këmbëngulje që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmarrë masa të menjëhershme, sepse e ka obligim ligjor të ndërhyjë. Që nga 25 maji, UT është pa rektor. Andaj, edhe një herë ftojmë ministrin Jeton Shaqiri që urgjentisht të caktojë një ushtrues detyre rektor. Ky u.d. do të duhet të rinisë nga pika zero procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri. Në ndërkohë të shkarkohet i tërë senati dhe prorektorët.
“Udhëheqësia e UT-së janë dyshuar shpeshherë edhe për mungesë të transparencës dhe dyshimeve për korrupsion, rasti i fundit ishte ku gjatë pandemisë u zbulua se ky Universitet kishte shpenzuar miliona denarë për qëllime të shumta e që nuk kishin të bëjnë me procesin akademik dhe shkencor. Fshehja e keqpërdorimeve nga administratori i caktuar në UT dhe manipulimi me pagesat e semestrit (flitet se tejkalojnë shumën e 200.000 eurove) u bënë bashkëpjesëmarrës në krim. Organet kompetente nuk reaguan as atëherë kur u publikuan informacione për plagjiaturë të profesorëve, sidomos të fakultetit të Mjekësisë, nuk u reagua as atëherë kur janë deshifruar lidhjet (nepotizmi) familjar i ish rektorëve, përfshirë nepotizmin e familjarëve dhe miqve të pronarit të UT-së për 11 vite – kryetar aktual i senatit Vullnet Ameti”
“Në gjithë këtë situatë që ka zbehur imazhin e UT-së, përveç Vullnet Ahmetit, përgjegjësi ka edhe BDI-ja e cila si pjesë e pushtetit, jo që nuk i ka parandaluar këto fenomene, por shpeshherë i ka mbrojtur dhe vazhdon ti mbrojë.  Ata që kanë kapur autonominë e Universitetit të Tetovës janë pikërisht Vullnet Ameti dhe klani i tij së bashku me BDI-në. Për këtë flasin fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale”
“Është koha dhe momenti t’ia kthejmë krenarinë dhe dinjitetin këtij Universiteti të nëpërkëmbur. Në UT ka studentë shembullorë, staf akademik dhe administrativ që me nder dhe përkushtim i kryejnë detyrat e tyre. Është momenti që Universiteti të kryejë në mënyre ta pavarur dhe të përmbush misionin e tij, duke ngritur cilësinë e duke u ranguar në vendet e merituara. UT-ja u takon studentëve, të ardhmes së tyre dhe aspak Rektorëve të përjetshëm e as ndonjë subjekti politik cilidoqoftë ai”
“Gjatë përgatitjes së ligjit për veting, si ASH do të shtojmë edhe veting të rektorëve, prorektorëve dhe dekanëve, si dhe konfiskim të pronës në qoftë se nuk janë në gjendje të dëshmojnë prejardhjen e pronës dhe pasurisë”, thonë nga ASH.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com
– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme