Connect with us

Lajme

Taravari zbulon planin e Mickoskit për zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën për emisionin Debat Arb në Tv Arbëria ka zbuluar planin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Taravari theksoi se përmes kandidaturave të pavarura dhe marrëveshjes me VLEN-in, Mickoski synon një “kthesë të madhe” në komunat me shumicë shqiptare, transmeton Flaka Media.

Sipas Taravarit, strategjia e Mickoskit bazohet në tre pika: që kryesuesit e Këshillave Komunale të jenë kuadro të VMRO-DPMNE-së, që sekretarët e komunave të jenë maqedonas dhe që një nga ndërmarrjet komunale më të fuqishme në çdo komunë shqiptare të drejtohet nga kuadro të partisë së tij.

“Mickoski u thotë: unë u përkrah në komunat urbane ku ka maqedonas, por me kusht që kryetari i këshillit të jetë maqedonas – njësaj sikurse kryetari i parlamentit është shqiptar, sekretari i komunës të jetë maqedonas dhe drejtori i një ndërmarrjeje publike në atë komunë të jetë maqedonas. Ku është ideja? Mbledhjet e Këshillit Komunal në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, që nga viti 1975 janë drejtuar në gjuhën shqipe. Tani, në vitin 2025, ne po lejojmë që ato të drejtohen në maqedonisht,” tha Taravari.

Ai paralajmëroi se ky plan i kryeministrit maqedonas do të dobësonte pozitën e shqiptarëve në pushtetin lokal, duke e kthyer kryetarin shqiptar të komunës në një figurë formale, “njësoj si ministrat shqiptarë në Qeveri.” Taravari tha se kjo ishte marrëveshja që duhet të implementohet, por fatmirësisht, me largimin e Aleancës për Shqiptarët që ishte me besueshmëri 3 me 1 përkah partive të tjera të VLEN-it, kjo marrëveshje e Mickoskit ra në ujë. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria i u shpreh i bindur se Aleanca për Shqiptarët mbetet faktor vendimtar në përcaktimin e fituesve në skenën politike. Sipas tij, rezultatet zgjedhore të bllokut shqiptar do të ishin shumë më të dobëta pa Aleancën.

“Mos të ishte Aleanca për Shqiptarët, VLEN do të kishte maksimum shtatë deputetë. Me Aleancën bashkë, arritën katërmbëdhjetë. Sot jam i sigurt se aty ku shkon Aleanca, aty është edhe fitorja. Praktikisht, Aleanca përcakton kush fiton zgjedhjet.”, tha mes të tjerash lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

Fjalët e para të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, mirënjohje UÇK-së, nënave

Published

on

By

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha në fjalimin e tij të parë si kryetar i Kuvendit ka lartësuar kontributin e UÇK-së, grave, SHBA-ve dhe të gjithë të tjerëve për të pasur një republikë sikur kjo sot. Ai nderoi edhe heronjtë e rënë, policët që u vranë gjatë ngjarjes famëkeqe në Banjskë.Në vazhdim një pjesë nga fjalimi i tij pas emërimit.

“Derisa e ndjej nderin dhe mirënjohjen për votën dhe besimin tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësinë e madhë që më është besuar. Ky institucion është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve.
Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica dhe besimin e përbashkët se liria dhe shteti jonë janë më të mëdha se çdo interes i përvetshëm.
Republika jonë është ndërtuar mbi sakrifica të panumërta. Mbi gjakun, mundin dhe qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se vetë jeta e tyre. Një përulje dhe falënderim ndaj grave, vajzave, pra nënave dhe motrave tona të cilat brez pas brezi sakrifikuan veten, punuan në heshtje dhe ofruan dashuri dhe përkushtim.

Mos ta harrojmë mirësinë e Nënës Terezë, e cila na shërben si udhërrëfyes në rrugën e dashurisë dhe bamirësisë. Vlera të jashtëzakonshme të kombit tonë. Nderojmë nënën Zahide, nënën e Adem e Hamëz Jasharit, si dhe sakrificën e nënës Adile Jashari e cila si bashkëshortja e komandantit Adem Jashari luftoi krah për krah me të deri në minutin e fundit, duke e furnizuar me armë në përballjen me forcat fashiste të Millosheviqit.

Sot kjo Republike qëndron e pavarur edhe falë ndihmës së shteteve tona mike, në krye me SHBA. Ata sakrifikuan ushtarë që sot ne të jemi të lirë. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj atëherë, por edhe tani”, deklaroi kryetari i Kuvendit Basha./VOXAL

Continue Reading

Lajme

Disbalanca politike – Taravari: Nga 30 deputetë shqiptarë në Kuvend, vetëm 11 janë pjesë e pushtetit

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në intervistën për Tv Arbëria deklaroi që shpërndarja aktuale e pushtetit mes deputetëve shqiptarë dhe maqedonas bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ai theksoi se shumica shqiptare në opozitë përfaqëson një padrejtësi të dukshme politike.

“Nga 30 deputetë shqiptarë në Kuvend, vetëm 11 janë pjesë e pushtetit, ndërsa 19 janë në opozitë. Kjo bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe me parimin e fair play politik, ku edhe shumica e deputetëve shqiptarë, edhe shumica e deputetëve maqedonas duhet të jenë në pushtet.”, tha mes të tjerash Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme