Connect with us

Lajme

Taravari: Viti me ndikimin më të madh serb në këto 35 vite, në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Aleanca për Shqiptarët dhe lideri i saj, Arben Taravari, pas takimit me banorët e Gostivarit, ka vazhduar turin me banorët e Kërçovës, raporton Flaka

Gjatë fjalimit të tij, Taravari u fokusua në ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut, veçanarisht në vitin e fundit me qeverisjen e VMRO-DPMNE.

Taravari përmendi edhe draft-rezoluta e Parlamentit Evropian, e bazuar në raportin e eurodeputetit austriak Tomas Waitz dhe i cili pritet të diskutohet më 8 korrik në Strasburg.

Taravari tha se drafti ngre akuza serioze për ndikimin destabilizues të konceptit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut.

Taravari nga Kërçova: BDI-zmi është sot në VLEN me në krye Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin

Në fjalën e tij para kërçovarëve, Taravari ritheksoi që BDI-zmi dhe mentaliteti i vjetër i kësaj partie është në VLEN, duke apostrofuar Izet Mexhitin dhe Adnan Azizin si bartës së kësaj fryme destruktive.

Continue Reading

Lajme

Exluzive: Kush e votoi ligjin për regjistrim dhe kush ia siguroi votat për këtë ligj Zoran Zaev-it dhe BDI-së

Published

on

By

Portali Top24 ka siguaruar stenogramet e seancës parlamentare ku është votuar ligji për regjistrim me metodologjinë e kontestuar nga ana e gjykatës kushtetuese.

Të hënën do të lexoni me emër dhe mbiemër deputetët shqiptarë që kanë votuar këtë ligj duke mos përjashtuar askend ndërsa si dëshmi e kësaj seance tani portali Top24 disponon edhe stenogramin e kësaj seance parlamentare.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të lexoni edhe kush i siguroi votat për të kaluar këtë ligj, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Published

on

By

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes stacioneve sizmologjike të instaluara në territorin e vendit dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematike në Shkup, ka regjistruar sot në mëngjes në orën 05:54 një tërmet me epiqendër në rajonin e Valandovës, rreth 120 kilometra në juglindje të Shkupit. Tërmeti ka pasur një magnitudë lokale prej ML 3.3 sipas shkallës së Rihterit.

Sipas të dhënave të deritanishme të observatorit, tërmeti është ndjerë në Valandovë dhe rrethinë me intensitet gradën IV sipas shkallës makrosizmike evropiane (EMS).

Continue Reading

Lajme

Komuna e Tetovës e fsheh listën e kafeneve dhe restoranteve që paguajnë për tarraca, në terren vazhdon uzurpimi i trotuareve

Published

on

By

Komuna e Tetovës vazhdon të mos e japë listën e lokaleve (restoranteve dhe kafeneve) të cilat shfrytëzojnë hapsirat publike si tarraca dhe paguajnë për to, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të Portalb.mk. Edhe pse nga komuna vazhdimisht zotohen se do të intervenojnë për lirimin e trotuareve bllokuara nga karriget dhe tavolinat të cilat i nxjerrin kafiteritë dhe restorantet, kjo në terren nuk po ndodhë. Shumë trotuare vazhdojnë të ngelen të ‘uzurpuara’ ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Tani e disa muaj, Komuna e Tetovës injoron kërkesat e vazhdueshme të Portalb.mk për listën e lokaleve të cilat shfrytëzojnë dhe paguajnë për shfrytëzimin e hapsirave publike si tarraca.

Kujtojmë që kryetari aktual i Komunës, Bilall Kasami, para se të vijë në krye të komunës premtoi llogaridhënie permanente dhe komunë transparente, e cila gjendet edhe në programin zgjedhor për Tetovën 2021-2025. Ku në mes tjerash theksohet: Llogaridhënia permanente për shpenzimin e mjeteve publike, veprimet e administratës të jenë të verifikueshme online për qytetarët dhe të tjera.

Nga ana tjetër, shumë kafene dhe restorante në Tetovë vazhdojnë të bllokojnë trotuaret dhe rrugët duke vendosur karrige dhe tavolina, kështu duke penguar lëvizjen e lirë nëpër hapsirat publike.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami vazhdimisht ka deklaruar se Inspektorati Komunal do të intervenojë dhe trotuaret do të lirohen, megjithatë në terren situata mbetet e pandryshuar.

Përveç uzurpimeve dhe bllokimeve nga kafenetë dhe restorantet, ky problem është i përhapur edhe nga bizneset, marketet dhe shitoret e ndryshme.

Problem tjetër mbetet edhe uzurpimi i hapsirave për parkingje publike nga ana e bizneseve para lokaleve të tyre./Portalb.mk/

Continue Reading

TOP Lajme