Connect with us

Lajme

Taravari: Sonte Shkëndija dhe shqiptarët do ta bëjnë Maqedoninë të shkëlqejë

Published

on

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje për unitet dhe sjellje shembullore nga tifozeria në ndeshjen e sotme mes Shkëndijës dhe Qarabagut, që do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:00.

“Sonte Shkëndija e sjell gjithë Maqedoninë dhe të gjithë shqiptarët në një moment historik! Me emocion të jashtëzakinshëm presin ndeshjen e sotme, ndeshjen në të cilën Djemtë e Tetovës do t’i tregojnë Evropës se i përkasin asaj por…kam një apel personal për Tifozerinë Shqiptare; Sonte kemi mundësinë të tregojmë se fyerja nuk kthehet me fyerje e se: NE JEMI KRENARISHT SHQIPTARË-EVROPIANË, THEMELUES TË KËTIJ KONTINENTI! KEMI HISTORI, TRADITA E KOMB TË LASHTË!” – ka theksuar Taravari, duke shtuar se sonte Maqedonia do të shkëlqejë nga shqiptarët dhe Shkëndija.-shkruan Taravari në Facebook.

Continue Reading

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit

Published

on

By

Një aksident i rëndë më fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:05 në fshatin Treboviq-Pejё.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllau i reperit Gjesti.

Familjarët kanë njoftuar varrimi i të ndjerit do të më 27.09.2025, në varrezat e fshatit Pavlan në orën: 17:00.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Albi Qamili merr nga 40 mijë denarë në M. Ekonomisë. Kasami: Albi punon pa pare (Dokument)

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Këshillit të Tetovës, Albi Qamili, rezulton se muajt e fundit ka marrë pagë nga Ministria e Ekonomisë, edhe pse gjatë kësaj kohe është parë duke punuar në restorantin e tij privat “PRIMAVERA”.

Sipas të dhënave nga Open Finance, Qamili ka përfituar nga 40 mijë denarë në muaj gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, pa qenë i pranishëm asnjëherë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës ka transferuar një shumë prej 100 mijë denarësh në llogarinë e restorantit PRIMAVERA. Kryetari i Komunës, Bilall Kasami, ka deklaruar se kjo pagesë është bërë për shkak të pritjes së mysafirëve gjatë verës kulturore.

Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë ndonjë sqarim zyrtar mbi detyrën apo pozitën që Albi Qamili mbulon në këtë institucion./TS/

Continue Reading

TOP Lajme