Connect with us

Lajme

Taravari: Qëllimi ynë është të bëhemi 80 deputetë

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna.

Published

on

Photo: Shutterstock

“Jemi të vetëdijshëm se ky afrim me qeverinë nënkupton përpjekjen tonë për të arritur 80 deputetë dhe asgjë më shumë”. Këtë e tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për hyrjen e partisë në qeveri. Në një intervistë për “Win-win”, Taravari tha se “periudha në të cilën jemi tani si shtet është ndryshe nga ajo para shkurtit të vitit 2022″.

Pushtimi i Ukrainës ndryshoi shumë, si dhe fillimi i skriningut të Maqedonisë dhe Shqipërisë me BE-në. Jemi të vetëdijshëm se ky afrim me qeverinë nënkupton përpjekjen tonë për të arritur 80 deputetë”, tha Taravari.

Ai vlerëson se partia më e madhe opozitare nuk mendon se nëse Maqedonia nuk i fillon negociatat me BE-në do të jetë edhe më tragjike për vendin dhe popullin.

“Me një numër prej 64 deputetësh është shumë më e vështirë të arrish 80, dhe me një numër konkret prej 72 plus BESË-n, që mendoj se do ta votonte si Aleanca, mungojnë edhe 6, por është shumë më e lehtë të arrihet nga 74 në 80”, thotë Taravari për ndryshimet kushtetuese.

Lidhur me bashkëpunimin me VMRO-DPMNE-në, ai tha se në nëntor ose dhjetor 2020, “Konrad Adenauer” i ka ulur të dyja partitë bashkë dhe gjatë asaj periudhe ASH ka kërkuar nga VMRO-DPMNE që të ndryshojë atë retorikë dhe atë formulim për bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet lokale në viti 2021.

“Ata ia dolën mbanë. Të paktën u përpoqën të deklarojnë se janë penduar për atë që ndodhi më 27 prill, se nuk e kanë problem 20 për qind, se bashkëjetesa është themeli i këtij vendi. Ne ramë dakord të bashkëpunojmë edhe me gjashtë komuna për zgjedhjet lokale, por kemi paguar një çmim shumë të për këtë”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Flaka analizon: Aleanca për Shqiptarët vendos identitetin kombëtar në qendër të platformës politike

Published

on

By

Kjo pjesë e platformës së Aleancës për Shqiptarët – e fokusuar te mbrojtja e identitetit kombëtar shqiptar – është një rikthim te baza politike dhe emocionale e çdo force shqiptare në Maqedoninë e Veriut: çështja kombëtare si themel legjitimiteti politik. Por ajo ka nevojë për më shumë sesa deklarata solemne.

Ja analiza, pikë për pikë:

1. Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare – “zbatim real dhe pa kompromis”

Kjo është një kërkesë legjitime, por e vonuar. Ligji ekziston që nga 2019, por zbatimi i tij është selektiv, formal, dhe shpesh për sy e faqe. Institucionet shtetërore përdorin versionet shqipe si përkthime të dobëta, apo fare nuk i përdorin. Taravari kërkon “zbatim real” – por nuk e sqaron se si do ta sigurojë këtë. Pa një mekanizëm sanksionesh ndaj institucioneve që nuk e respektojnë ligjin, ky mbetet vetëm premtim.

Analizë: E drejtë në thelb, por pa mjet zbatimi konkret – retorikë bosh pa reformë ligjore.

2. Emërtimet tradicionale shqiptare – “ruajtje dhe promovim”

Përmendja e këtij aspekti është një sinjal politik: është adresuar ndjenja e zbehjes simbolike të shqiptarëve në emërtimet publike (rrugë, shkolla, vendbanime). Megjithatë, mungon një propozim për mekanizëm ligjor që detyron bashkitë apo pushtetin qendror të konsultohen me komunitetin shqiptar për çdo ndryshim emërtimi.

Analizë: Kjo pikë synon të mobilizojë emocionalisht bazën shqiptare, por praktikisht është e pazbatueshme pa ndërhyrje ligjore në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në rregulloret komunale.

3. Trashëgimia kulturore shqiptare – “mbrojtje dhe restaurim”

Kjo është një fushë e braktisur totalisht nga të gjitha qeveritë shqiptare në vend. Mijëra objekte me vlerë kulturore shqiptare janë të rrënuara, të uzurpuara ose të paidentifikuara. Platforma nuk sqaron nëse Aleanca do të kërkojë fond të veçantë për këtë çështje në buxhetin shtetëror, apo do të angazhojë komuna shqiptare për të hartuar regjistër të trashëgimisë.

Analizë: Kauzë me peshë të madhe simbolike dhe identitare, por kërkon një strukturë të decentralizuar dhe ekspertizë profesionale, jo thjesht deklarata politike.

4. Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale

Kjo është pjesa më e paqartë dhe e diskutueshme. Termat “vlera morale” dhe “familja tradicionale” janë të vagullta dhe shpesh përdoren për të krijuar ndarje ideologjike (progresistë vs konservatorë). Nëse nuk shoqërohet me masa konkrete – si mbështetje për familjet me shumë fëmijë, politika për emigracionin, mbështetje për të moshuarit – rrezikon të mbetet një frazë konservatore pa përmbajtje praktike.

Analizë: Retorikë konservatore që mund të shërbejë për të rifituar elektoratin tradicionalist, por pa ndikim real në politikë publike pa një agjendë të detajuar sociale.

Platforma ka fokus të qartë: të rizgjojë ndjenjën kombëtare shqiptare në një moment kur qeverisja FLEN është e diskredituar dhe BDI është e konsumuar. Por përveç toneve patriotike, mungon konkretizimi i mjeteve dhe mekanizmave të zbatimit. Në këtë formë, ajo më shumë mobilizon sesa zgjidh. Flaka

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shtyllën e parë të platformës së re politike

Published

on

By

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, prezantoi shtyllën e parë të platformës së re politike të kësaj force – mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar – duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa dallim partie apo bindjeje politike, që të bashkohen rreth kësaj kauze.

“Mbrojtja e identitetit nuk është vetëm një çështje politike – është një detyrë dhe përgjegjësi kombëtare,” theksoi Taravari.

Ai paraqiti katër shtylla konkrete të angazhimit të partisë në këtë drejtim:

Zbatimi real dhe pa kompromis i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore dhe administratën publike.
Ruajtja e emërtimeve tradicionale shqiptare të vendbanimeve, rrugëve dhe institucioneve, si pjesë e pandashme e identitetit kombëtar.
Mbrojtja aktive e trashëgimisë kulturore shqiptare, përmes restaurimit dhe ruajtjes së objekteve me rëndësi historike e kulturore.
Forcimi i familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave morale si bazë e unitetit shoqëror dhe stabilitetit kombëtar.
“Vetëm përmes bashkimit dhe përkushtimit mund të arrijmë barazi reale dhe përfaqësim të denjë në Maqedoninë e Veriut,” deklaroi lideri i Aleancës.

Sipas tij, këto parime përbëjnë themelin e vizionit të ri kombëtar të Aleancës për Shqiptarët, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe më të bashkuar për shqiptarët në vend.

Continue Reading

Lajme

Hasim Murtezani feston ditëlindjen, ja sa vite mbush

Published

on

By

Zëvendës sekretari i qeverisë Hasim Murtezani ka festuar sot ditëlindjen e tij të 39-të, duke ndarë me ndjekësit një mesazh mirënjohjeje dhe reflektimi.

“Në ditëlindjen time të 39-të e falënderoj Zotin që më ka mundësuar të jetoj deri më sot me shëndet të plotë dhe jetë të mirë,” shkruan Murtezani, i cili përveç urimeve, ka ndarë edhe një mesazh domethënës për vlerat që, sipas tij, e bëjnë jetën të vlefshme.

“Gjatë këtyre viteve kam kuptuar se sinqeriteti, besnikëria dhe dinjiteti në jetë, janë virtytet që e mbajnë gjallë emrin e një njeriu gjithmonë,” theksoi ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë miqtë për urimet dhe kujdesin e treguar: “Qofshi me shëndet dhe jetë të gjatë pranë njerëzve që ju duan dhe i doni. E çmoj vëmendjen tuaj!”

Continue Reading

TOP Lajme