Connect with us

Lajme

Taravari për Politiko: BDI-ja nëpërmjet Ballkanit të Hapur mundësoi hyrjen e influencës serbe në vend

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Ai ka deklaruar që influenca serbe në Maqedoni të Veriut ka hyrë nëpërmjet BDI-së duke përkrahur projektin e Ballkanit të Hapur:

‘Nuk ja fali z. Ali Ahmeti që ka hapur derën për të fuqizuar Serbinë me Ballkanin e Hapur, si një projekt që fuqizoi dukshëm mirë influencën serbe. Në anën tjetër, më shumë takime BDI ka realizuar me Aleksandar Vuçiçin se sa me Albin Kurtin.’

Ai gjithashtu ka deklaruar që kundërkanditati i tij, z. Bujar Osmani, ka realizuar më shumë vizita zyrtare në Beograd se sa në Prishtinë:

‘Këtu nuk e përfshijmë vetëm z. Ahmeti, por edhe kundërkanditatin tim, ministrin e jashtëm aktual të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili më shumë ka bërë vizita zyrtare në Serbi se sa në Kosovë. Kjo dëshmon influencën serbe që ka hyrë nëpërmjet BDI-së në Maqedoni të Veriut’.

Continue Reading

Lajme

SHGM: Apeli i ministrisë së shëndetësisë është në kufirin censurës

Published

on

By

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me shqetësim po ndjek komunikimin publik të Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin drejtohen thirrje ndaj mediave që janë kufizuese në përmbajtjen e tyre dhe përbëjnë përpjekje për vendosjen e një praktike të keqe institucionale në marrëdhëniet me mediat.

Si SHGM, e dënojmë përpjekjen e Ministrisë për të imponuar rregulla praktike mbi mënyrën se si mediat duhet të raportojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të ndjeshme me interes publik. Udhëzime të tilla, megjithëse formalisht paraqiten si thirrje, në thelb janë një formë presioni institucional dhe censurë e mundshme, gjë që bie ndesh me parimet themelore demokratike dhe të drejtën për lirinë e shprehjes.

Kujtojmë se neni 16 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut garanton lirinë e informimit publik dhe ndalon censurën, ndërsa çështjet që lidhen me etikën dhe profesionalizmin gazetaresk i përkasin ekskluzivisht fushës së vetërregullimit. Për këto çështje ekzistojnë Këshilli për Etikë në Media dhe Gjykata e Nderit pranë SHGM-së, të cilat janë të vetmet të autorizuara të vlerësojnë shkeljet e mundshme të normave etike.

I bëjmë thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave të vazhdojnë të raportojnë me profesionalizëm, etikë dhe ndjeshmëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje tragjike dhe grupe të ndjeshme. Por njëkohësisht, theksojmë se çdo përpjekje për kufizim institucional të qasjes në informacion dhe mënyrës së raportimit është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin publik.

SHGM mbetet e hapur për dialog me institucionet me qëllim përmirësimin e transparencës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, por qëndron fuqishëm në mbrojtje të pavarësisë redaktoriale, lirisë së mediave dhe të drejtës së publikut për të qenë i informuar – si vlera themelore të çdo shoqërie demokratike.

Continue Reading

Lajme

SKANDALOZE: Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm e paaftë – por edhe e pashpresë!

Published

on

By

Kaluan 14 ditë që kur Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, me bujë të madhe njoftoi se nga 1 Korriku, 300 punonjës shëndetësor do të mund të parkojnë në parkingun e Qendrës Tregtare Limak. Kaloi afati, por asgjë nuk ndodhi. Zero zbatim, zero transparencë, dhe – si duket – zero interesim për të mbajtur fjalën e dhënë.

A është kjo vetëm një tjetër prezantim për Facebook apo një tjetër dështim praktik i Ministrisë? A mos Ministri Aliu nuk arrin t’i bindë as vetë mjekët, apo ndoshta është përballur me një të vërtetë të pakëndshme – se ka gabuar rëndë dhe s’mund ta zbatojë vendimin që vetë e shpalli me entuziazëm?

Në vend se të japë llogari, Ministri dorëzon një informatë në Qeveri, ku pranon pafuqinë e tij dhe propozon që gjithçka t’i kthehet Qytetit të Shkupit. Një akt që më shumë se mençuri tregon kapitullim dhe mungesë përgjegjësie.

Ironikisht, ndërkohë që nuk mund të sigurojë as parkim për 300 mjekë, Ministri ka gjetur kohë të nënshkruajë kontrata tenderësh me vlerë prej miliona eurosh. Pra, për tenderë ka vendim, kohë dhe firmë. Për mjekët dhe shëndetësinë publike – vetëm premtime boshe.

Ky është realiteti i zymtë i Ministrisë së Shëndetësisë nën drejtimin aktual: më shumë propagandë se punë, më shumë show se zgjidhje, dhe mbi të gjitha – më shumë interesa se vizion.

Continue Reading

Lajme

Bekim Sali kandidati më i preferuar në Çair

Published

on

By

Në kohën kur po bëhen propozimet për kandidatura për zgjedhje lokale, po flitet edhe për një anketë që partitë e Vlenit e kanë bë për zgjedhje komunale të tetorit dhe në të në anketën e realizuar në Çair ka dalë se deputeti Bekim Sali është kandidati më i preferuar, shumë më lart se secili kandidat tjetër i VLEN-it, por edhe fitues në raport me Bujar Osmanin e Frontit Evropian.
Nga burime të brendshme në VLEN marrim vesh se Bekim Sali nuk ka shfaqur shumë interes për këtë pozitë, për shkak të problemeve që janë në Çair, por janë degët e Lëvizjes Demokratike dhe të Alternativës që e shtyjnë këtë kandidaturë.
Mbetet që kjo çështje të meret vesh në ditët në vijim.
Në pyetjen tonë drejtuar deputetit Bekim Sali, ai as nuk e konfirmoi, por as nuk e mohoi një mundësi të tillë. ‘Jam në shërbim të Vlenit çfarëdo që të kërkohet prej meje dhe që është në shërbim të qytetarëve’ u përgjigj shkurt ai./Top24.mk/

Continue Reading

TOP Lajme