Connect with us

Lajme

Taravari: Pëllumb Vela vazhdon të jetë pjesë e ASh-së

Published

on

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Gazetën Lajmi në lidhje me dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Spitalit të Tetovës, Pëllumb Velës u shpres se Vela vazhdon të jetë pjesë e ASH-së edhe pas dorëheqjes.

“Vendimi i tij ka qenë të tërhiqet nga pozita e drejtorit dhe kryetarit të degës. As në degën e Tetovës as më pak në parti nuk ka përçarje. Në çdo parti ka njerëz që mendojnë ndryshe, të cilët kanë vizione pak më ndryshe, por ne arrijmë të mbajmë unitetin e partisë dhe vazhdojmë të unifikuar”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Kryetari i ASH-së , Arben Taravari theksoi se partia e tij mbetet e unifikuar, ndërsa bashkë me ish-kryetarin Ziadin Sela japin kontribut që të ketë sa më shumë unifikim në parti.

“Vazhdimisht është trajtuar tema për përçarje mes Selës dhe meje, por me plot përgjegjësi them se me Selën kemi marrëdhënie korrekte, kemi komunikim të vazhdueshëm dhe mundohemi sa më shumë të japim kontributin tonë që ta mbajmë partinë tonë të unifikaur”, deklaroi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme