Connect with us

Lajme

Taravari: Nga kredia hungareze, VLEN dhe VMRO shpërblyen 200 kompani maqedonase, 0 shqiptare!

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ngritur alarmin për përjashtimin e bizneseve shqiptare nga kreditë e shpërndara në kuadër të marrëveshjes financiare me Hungarinë.

“Nga 1 miliard euro kredi të siguruara, 250 milionë janë ndarë për kompani private. Dhe aty kanë konkurruar shumë kompani, por janë përzgjedhur rreth 200 kompani me pronarë maqedonas, pa përfshirë asnjë kompani shqiptare,” – u shpreh Taravari, duke e cilësuar këtë një tjetër dëshmi të diskriminimit sistematik.

Ai e dha këtë shembull gjatë një takimi në Kosovë, për të ilustruar për auditorin atje se si funksionon përjashtimi ekonomik dhe institucional ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, edhe përkundër faktit se interesi i kredive ka qenë shumë i ulët, qasja për bizneset shqiptare ka qenë praktikisht e pamundur.

Continue Reading

Lajme

ASH: FLEN po legjitimon industrinë e bixhozit me urdhër të VMRO-së

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar me shqetësim dhe indinjatë ndaj mbështetjes së heshtur që grupimi politik FLEN, sipas saj, i ka dhënë projektligjit të ri për lojërat e fatit – një nismë e propozuar dhe drejtuar nga VMRO-DPMNE.

“Ky projektligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe psikologjike, sidomos për rininë shqiptare,” thuhet në reagimin e Aleancës.

Sipas Aleancës, e vetmja përpjekje e FLEN për të justifikuar mbështetjen e këtij projektligji është përmes një narrative mashtruese, e cila pretendon se me ligjin e ri do të vendoset distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe shkollave.

“E vërteta është ndryshe. Drafti aktual ka futur një klauzolë të re që shtyn në pafundësi afatin për zbatimin e kësaj distance, duke mos prekur asnjë nga objektet ekzistuese që ndodhen pranë shkollave. Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së,” thekson më tej partia.

Aleanca për Shqiptarët akuzon FLEN për mungesë të plotë të vullnetit politik dhe përfshirje në pazare politike në dëm të interesit të qytetarëve shqiptarë.

“FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Po pranon çdo vendim që i servohet nga VMRO-DPMNE, duke e dëshmuar edhe një herë se është në pushtet vetëm për interesa personale, klienteliste dhe financiare,” deklaron Aleanca.

Duke e konsideruar këtë projektligj si një tjetër premtim të pambajtur nga FLEN, Aleanca paralajmëron se “kursi politik përjashtues dhe i dëmshëm” do të marrë fund në zgjedhjet e tetorit.

“Lojërat e fatit nuk janë zhvillim. Janë kolaps moral, shoqëror dhe ekonomik. Pranimi i këtij ligji është pranim i kolapsit,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët i ndryshon emrin VLEN-it – E quan FLEN!

Published

on

By

Në kumtesë nga Aleanca për Shqiptarët mbi ligjin e lojërave të fatit, koalicioni VLEN është quajtur grupimi FLEN. Ky term është përdorur pesë herë brenda kumtesës dhe nuk mund të llogaritet si gabim teknik, por i qëllimshëm dhe me simbolikën që VLEN-i po flenë në qeveri, shkruan Flaka

“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj qëndrimit të grupimit politik FLEN, i cili ka dhënë pëlqimin e tij të heshtur dhe të dëmshëm për projektligjin e ri për lojërat e fatit, një iniciativë që është përgatitur dhe drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe që pritet të miratohet në Qeveri këto ditë për t’u proceduar më tej në Kuvend”, thuhet në kumtesë.

Në një moment tjetër brenda kumtesës, ASH thekson që narrativi i vetëm që FLEN po përgatitet për të përdorë për të arsyetuar këtë bashkëfajësi është manipulues dhe mashtrues: pretendojnë se ligji i ri do të vendosë distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe objekteve shkollore – një propozim që ka qenë edhe më parë në draftin e vjetër dhe nuk ka prodhuar asnjë rezultat në terren.

Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së, vijon kumtesa me emrin e ri për VLEN-in.

“Është e qartë për çdo qytetar se FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.

Ky është edhe një premtim tjetër i pambajtur nga FLEN ndaj elektoratit shqiptar, të cilin e gënjyen me premtime për “moral politik” dhe “standarde të reja”, por që sot janë shndërruar në garant të interesave të industrisë së bixhozit dhe servilë të politikave destruktive të VMRO-së, shprehen nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

Continue Reading

Lajme

Vlenizimi i hiseve të kazinove (Pjesa IX) – ASH: FLEN mbështet legalizimin e lojërave të fatit, pa kushte

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe indinjatë të thellë ndaj qëndrimit të grupimit politik FLEN, i cili ka dhënë pëlqimin e tij të heshtur dhe të dëmshëm për projektligjin e ri për lojërat e fatit, një iniciativë që është përgatitur dhe drejtohet nga VMRO-DPMNE, dhe që pritet të miratohet në Qeveri këto ditë për t’u proceduar më tej në Kuvend.

Ky ligj nuk sjell asnjë përmirësim real për shoqërinë shqiptare. Përkundrazi, ai përforcon dhe zyrtarizon praninë e industrisë së bixhozit në afërsi të komuniteteve tona, me pasoja të drejtpërdrejta sociale, ekonomike dhe psikologjike, sidomos për rininë shqiptare.

Narrativi i vetëm që FLEN po përgatitet për të përdorë për të arsyetuar këtë bashkëfajësi është manipulues dhe mashtrues: pretendojnë se ligji i ri do të vendosë distancë fizike prej 500 metrash mes kazinove dhe objekteve shkollore – një propozim që ka qenë edhe më parë në draftin e vjetër dhe nuk ka prodhuar asnjë rezultat në terren.

E vërteta është ndryshe: drafti aktual ka futur një klauzolë të re që shtyn në pafundësi afatin për zbatimin e kësaj distance, duke mos prekur asnjë nga objektet ekzistuese që ndodhen pranë shkollave. Me fjalë të tjera, kazinoja mbetet aty ku është, vetëm se tani do të jetë e ligjshme – me bekimin e FLEN dhe urdhrin e VMRO-së.

Është e qartë për çdo qytetar se FLEN nuk ka as fuqi vendimmarrëse, as zë, as guxim politik për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Po pranon çdo vendim që i servohet nga VMRO-DPMNE, duke e dëshmuar edhe një herë se është pjesë e pushtetit vetëm për interesa personale, klienteliste dhe financiare.

Ky është edhe një premtim tjetër i pambajtur nga FLEN ndaj elektoratit shqiptar, të cilin e gënjyen me premtime për “moral politik” dhe “standarde të reja”, por që sot janë shndërruar në garant të interesave të industrisë së bixhozit dhe servilë të politikave destruktive të VMRO-së.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se vazhdimi i këtij kursi politik përjashtues dhe i dëmshëm do të marrë fund në tetor, kur shqiptarët do të japin një përgjigje të qartë ndaj atyre që flenë për interesin kolektiv dhe zgjohen vetëm për pazaret e tyre personale.

Lojërat e fatit nuk janë zhvillim. Janë kolaps moral, shoqëror dhe ekonomik. Pranimi i këtij ligji është pranim i kolapsit.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme