Connect with us

Politika

Taravari: Negociatat me BE-në nuk hapen me fotografi në avion! Duhet të ndryshohet Kushtetuta

Published

on

Arben Taravari nga VLEN në konferencën e sotme për Ditën e Europës tha se nuk pajtohet me deklaratat që vendi ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, shkruan TV21. Taravari tha se dihet që për hapje të negociatave duhet të ndryshohet Kushtetuta.

“Mua më vjen keq që kemi parë fotografi 3-4 herë që kemi filluar negociatat. Njerëz, ejani të bëhemi të sinqertë. Që të nisim negociatat duhet të ndryshohet Kushtetuta. Nuk fillohen negociatat me fotografi nga avioni. Kështu që ejani të mos flasim shumë, të bëjmë shumë, dhe kur të nisim bisedimet t’u themi njerëzve, ne filluam”, deklaroi Taravari./tv21.tv

VIDEO

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme ditore

Pse Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi nuk e takuan kryeministrin Kurtin?! – A po largohen nga VLEN?

Published

on

By

Në Shkup u zhvillua takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja, i cili kishte në fokus Planin e Rritjes për rajonin.

Në këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në mënyrë zyrtare në kufi nga zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti dhe nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, të dy përfaqësues të koalicionit VLEN.

Megjithatë, vëmendjen e të pranishmëve dhe opinionit publik e tërhoqi mungesa e dy liderëve të rëndësishëm të këtij koalicioni – Bilall Kasamit dhe Zeqirija Ibrahimit. Të dy liderët nuk u panë as në pritjen zyrtare e as në aktivitetet e tjera të zhvilluara me rastin e vizitës së Kurtit.

Kjo mungesë ka ngritur dyshime dhe pyetje nëse Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi po largohen nga koalicioni VLEN?!

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme