Connect with us

Politika

Taravari: Në Gazë po vdesin njerëz e me ta po vdes edhe ndërgjegjja e njerëzimit

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me situatën dramatike në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë po përballen çdo ditë me vdekje, urie dhe shkatërrim.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Taravari shpreh dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për gjendjen humanitare, duke theksuar se viktimat më të mëdha të këtij konflikti janë fëmijët, gratë dhe civilët e pafajshëm.

“Në Gazë po vdesin fëmijë e gra, pleq, të rinj e burra nga plumbat, uria dhe sëmundjet. Bashkë me ta po vdes çdo ditë edhe ndërgjegjia e njerëzimit,” shkruan Taravari, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim global dhe veprim konkret për ndaljen e gjakderdhjes.

Ai gjithashtu u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe vendeve perëndimore që të ndërhyjnë për të ndaluar krimet ndaj popullsisë civile dhe për të garantuar ndihmë humanitare të menjëhershme.

Taravari theksoi se solidariteti me viktimat e Gazës është detyrim moral i çdo shoqërie demokratike dhe humane.

Continue Reading

Lajme

Politikani shqiptar në Zvicër, Muharem Maloku: Nazim Taipi është kandidati i duhur për Tearcën

Published

on

By

Politikani i mirënjohur në Zvicër, në radhët e partisë FDP-së (Partia Liberale) Muharem Maloku ka shprehur përkrahjen publike ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Komunën e Tearcës Nazim Taipi.

Maloku në rrjetin e tij social shkruan: “Zotri Nazim Taipi është një personalitet i veçantë dhe jam shumë i lumtur, që popullata e Tearces e ka fatin ta kenë në Tetor 2025 Kryetar Komune! Mos e humbisni kët shancë!”

Muharem Maloku gjithashtu ka përshëndetur edhe bashkimin e partive shqiptare në Aleancës Kombëtare për Integrim: “Para pakë kohe e paimagjinueshme ky bashkim i partive Shqiptare në Maqedonin e Veriut. Sot realitet! Të bashkuar, gjithmonë ma të fortë!”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Disa zëvendësministra të VLEN-it shkojnë në punë vetëm një herë në javë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur disa zëvendësministra të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale.

Duke folur në Debat në SHENJA, Taravari tha se një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën.

“Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy herë në javë. Nuk është vetëm një ose dy, janë shtatë,” deklaroi Taravari.

Ai shtoi se vetëm tre prej tyre kanë qenë aktivë dhe kanë treguar interes real për detyrën që mbajnë. “Tre zëvendësministra kanë qenë aktivë, të cilët janë interesuar. Disa nuk kishin as zyra, as veturë zyrtare nuk kishin. Ata e dinë vetë se kush janë,” u shpreh Taravari me ironi. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Omer Ajdini dhe Nexhmedin Sadiku ishin të gatshëm të marrin mbështetjen e BDI-së në Likovë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.

“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se kishte qenë i gatshëm të dilte si kandidat i përbashkët me BDI-në,” u shpreh Taravari.

Ai gjithashtu përmendi rastin e Rexhail Qerimit, duke theksuar se në atë kohë Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe sipas tij, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për ta kundërshtuar mbështetjen ndaj kandidaturave të tilla.

Continue Reading

TOP Lajme