Smart News

Taravari: Mos ndryshimi i kushtetutës hap kutinë e Pandorës

Tema e ndryshimeve kushtetuese vazhdon ti përplas partite politike. Në rast se nuk votohen ndryshimet kushtetuese, do të shqyrtojmë pozicionimin si parti, paralajmëron kreu i ASh-së Arben Taravari.

“Pa marrë parasysh a jemi në pozitë apo opozitë, do t’i përkrahim ndryshimet kushtetuese, por gjithashtu moti kemi thënë se në qoftë se nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, do të hapet “kutia e pendores” në Maqedoni. Nëse jo, edhe ne si parti politike normalisht do të dalim me qëndrime të cilat do t’i shohim dhe do ta shqyrtojmë pozicionimin tonë për tutje se si e vazhdojmë qëndrimin tonë në drejtim të asaj se si duhet të organizohemi.”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Nga ana tjetër qëndrimi i partive opozitare shqiptare është se pa heqjen e 20% nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

LSDM: Mund të mbetemi në grup me Bosnjën e Kosovën

Ndërkohë, LSDM vlerëson se zgjidhja e vetme janë miratimi i ndryshmeve kjushtetuese, kurse politikat e VMRO-DPMNE-së i vlerësojnë se janë në përputhje me interesat e huaja dhe vazhdimësi e politikave të Gruevskit që nuk i sollën të mira vendit dhe e lanë në izolim për 11 vjet.

“Ne kemi një mundësi unike, një derë të hapur për rrugën evropiane dhe e konsiderojmë jashtëzakonisht të rëndësishme ta shfrytëzojmë këtë mundësi tani. Përndryshe, do të shohim Shqipërinë dhe Malin e Zi të përparojnë drejt BE-së, si dhe të gjithë rajonin dhe do të na mbeten Bosnja dhe Kosova, të cilat kanë çështje të pazgjidhura, gjë që nuk është mirë.”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

VMRO-DPMNE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e shpejta

Nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen duke thënë se përgjegjësinë për debaklin rreth integrimeve evropiane e kanë vetëm LSD dhe Kovaçevski. E vetmja rrugëdalje e arsyeshme sipas VMRO-së janë zgjedhjet e parakohshme.

“Këto politika të LSD dhe BDI në pushtet do të vazhdojnë dhe do të përkeqësohen. Prandaj duhen zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë zgjidhja e vetme për të shpëtuar Maqedoninë. Pas humbjeve të tilla është krejtësisht e parëndësishme se çfarë mendon LSD e delegjitimuar, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e shpejta.”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese janë të nevojshme 80 vota “për”, në mungesë të të cilave ndryshimet kushtetuese nuk u nxërrën në votim nga kryeparlamentari Talat Xhaferi pas përfundimit të debatit më 18 gusht.

Exit mobile version