Connect with us

Lajme

Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në intervistën për Alsat ka folur për debatin në Parlament për nevojën për miratimin e Ligjit për “branitellat”.

Taravari theksoi se të mos manipulohet me këtë propozim-ligj që sipas tij ka hy në procedurë parlamentare nga mesi i janarit të këtij viti kur kryeministër ishte Talat Xhaferi, pra BDI dhe LSDM në pushtet, përcjell INA pjesë nga intervista në Alsat.

“Ligji ndodhi nga mesi i janarit të ktij viti kur kryeministër ishte Talat Xhaferi dhe në seancën e Kuvendit kur duheshin të shkarkoheshin dy ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, në atë seancë ishte ligji i propozuar pra ligji për “branitellat”. Atëkohë deputeti ynë Halil Snopçe reagoi dhe kërkoi që të mos votohet ky propozim-ligj që të hyë në rend dite, por atëherë BDI as që e diskutoi apo u mundua që ta parandaloj që të hyjë në procedurë”, theksoi Taravari.

Ai shtoi se kjo çështje është shqetësuese dhe si partner do të ulen do të diskutojnë.

“Ne si partner duhet të ulemi dhe të diskultojmë, që nëse do të ketë zgjidhje të jetë reciproke, pra të ketë zgjidhje për të dyja palët. Do të bëjmë përpjekje që ta parandalojmë dhe do të kemi diskutim si partner koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE”, theksoi Taravari. (INA)

Continue Reading

Lajme

Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase

Published

on

By

Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së.

Ai tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

“Dhe gjithë këto që derdhin lot krokodili dhe aktrojnë se gjuha shqipe është rrezikuar duhet të jenë të vetëdijshëm se ky ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili ligj e avancon tej mase përdorimin e gjuhës maqedonase u soll me 26 janar me votat e BDI-së, pra pa përkrahjen e deputetëve të BDI-së në mandatin e kaluar nuk do të sillej ky ligj. Ironia që të jetë më e madhe, ky ligj u soll pikërisht në periudhën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër. Neni një i këtij ligji thotë se gjuha maqedonase është e drejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve, ndërsa neni dy thotë se Qeveria siguron strategji nacionale për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni gjashtë thotë se ngjarjet publike që organizohen në Maqedoni me investim të shtetit patjetër gjuha parë që duhet të përdoret duhet të jetë gjuha maqedonase dhe pastaj gjuha e komuniteteve tjera.

Imagjinoni edhe Ali Ahmeti po të organizon eveniment me para të shtetit kur del në foltore sipas ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase duhet së pari të flet maqedonisht dhe tek pastaj në shqip”, deklaroi Snopçe.
Ai shtoi se sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit, është e obliguar të shpallë konkurse për bursa për të gjithë maturantët që vendosin të studiojnë gjuhën maqedonase sipas ligjit të votuar me 26 janar nga deputetët e BDI-së

Continue Reading

Lajme

Shaqiri: Ali pse nuk ua mbajte ballin me dorë Harunit, Shqiponjës, Mirsadit, Begut, Rexhailit e shumë dëshmorëve tjerë?!

Published

on

By

Shkruan Rijad Shaqiri deputet i Aleancës për Shqiptarët pjesë e koalicionit qeverisës VLEN

Më inspiroj fjalimi i xhaka Aliut se zoti Albin Kurti kryeministri i Republikës së Kosovës qenka i pa informuar për ligjin mbi përdorimin e gjuhës në RMV, sa për informim kryeministri është i mirë informuar për çdo detaj dhe ndodhi politike ktu në RMV.
Po ju rikujtojë se Nënat Shqiptare i kan ledhatuar ballin djemve të tyre por ju Xhaka Ali po ju sa i rrespektuat djemt e Kosovës dhe te Maqedonisë që jan në Sllupçan,Hotël,Mateç, Haraçinë, duhej edhe ju tua mbanit ballin dëshmorëve në vazdimësi jo vetëm kur jeni në opozitë, duhej ta kujtosh edhe ta ledhatosh edhe Harun Aliun l, Mirsadin Begun,Rexhail Qerimin,Komandant Shqiponjën, Visarin mos ti harrosh edhe Sokolin, Fadilin, Valin,Demën Muhamedin edhe shum të tjerë që ju me strukturat e juaja i futët burgjeve.
Mos të harrosh ti trajtoje fëmijtë e dëshmorëve që ke lënë në vende të punës (Postjer, në Pagesa te rrugëve, pylltarë, rojtarë etj) ndërsa ata që ta ledhatonë ballin ty, i gjithë trungu familjarë punojnë në institucione ku marrin paga mbi 2000 eu.
Xhaka Ali kur ke qenë ti vizitosh këta varreza të dëshmorëve pasi që tani ke një nostalgji më të madhe sepse je në opozitë.
Demagogjia nuk ka brina!

Continue Reading

Lajme

Taravari: Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind.

“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.

Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.

Tashmë me këtë marrëveshje të arritur vitin e ardhshëm në mars do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punonjësit e shëndetësisë, ndërkaq në 2026 prej 5 deri në 7 për qind. E njëjta rritje prej 5 deri në 7 për qind do të realizohet edhe në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 do të jetë prej 7 deri në 10 për qind. Ose kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, fitojmë një rritje të masës në para të nevojshme për pagesën e pagave të punonjësve të shëndetësisë për të gjithë periudhën midis 40 dhe 50 për qind.

Continue Reading

TOP Lajme