Connect with us

Lajme

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

Published

on

Propozim ligji për Amnisti ka shkaktuar debatë të ashpër në seancë Qeveritare. Megjithatë, porpozuesi i tij, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga nuk ka dhënë dorëheqje. Ky sqarim erdhi sonte nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “Politica” në televizionin Globi.

“Nuk ka pasur dorëheqje, por ka pasur debat të ashpër në Qeveri me të cilin z. Lloga ka instituar që ky ligj të kalon. Nga partnerët e koalicionit është kërkuar të ryshqirtohet edhe për një javë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

AAi tha e partnei i koalicioni që ka kërkuar kohë shtesë për propozim ligjin në fjalë, aka qenë LSDM. Është i bindur se dallimet do të tejkalohen dhe javën e ardhshme Ligji do të kalojë.

“LSDM-ja ka pasur diçka që ka dashur të konsultohet dhe ka mbetur për javën e ardhshme besoj të kalon Ligji për Amnisti”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

Ai tha se me këtë ligj ASH nuk tenton të shpëtoj askën nga burgu, por thjeshtë të amnistohet ato persona me vepra penale më të lehta që të lirohet mbipopullimi në burgje, ku tha Taravari, kushtet janë të mjerueshme.

Continue Reading

Lajme

Gadaf Uzairi me pyetje publike për deputeten Mimoza Musa: A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, duke i drejtuar disa pyetje publike deputetes Mimoza Musa. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Musës për të ngel në qeveri dhe mbështetur krahun e Arben Fetait si pjesë e koalicionit VLEN pas ndarjes së brendshme në ASH.

Uzairi i kujton deputetes Musa qëndrimet e saj të mëhershme kritike ndaj qeverisë aktuale dhe ngre pikëpyetje nëse ato qëndrime kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Postimi i plotë i Uzairit:

“Mimoza Musa, na thuaj publikisht:
A ka ndryshuar qëndrimi yt ndaj kësaj qeverie që ti vetë e quaje anti shqiptare, apo thjesht ke ndryshuar dresin?

Në mbledhjet e Kryesisë së Aleancës nuk leje që të mbaronte diskutimi pa thënë: “Duhet të largohemi nga kjo qeveri, nuk na përfaqëson, po na turpëron!”
Po tani, çfarë ndodhi?
A është e pranueshme për ty kjo qeveri edhe pasi Bashkimi Evropian e demaskoi si të korruptuar dhe pa reformë?

Mos i lodh më njerëzit me moral të rremë!
Të gjithë po e shohin: kur s’të jepet ajo që kërkon, bëhesh parimore, kur të japin ndonjë kockë bëhesh e heshtur!”, ka përfunduar Uzairi, shkruan Uzairi.

Continue Reading

Lajme

Saraji, mollë sherri për VLEN – katër parti, pesë kandidatë dhe asnjë marrëveshje!

Published

on

By

VLEN, koalicioni që premtoi bashkim dhe reformë, në praktikë po dëshmon të kundërtën. Shembulli më konkret i dështimit të bashkëpunimit të brendshëm është komuna e Sarajit, që është kthyer në arenën e përplasjeve të brendshme për dominim dhe interesa personale.

Levizja BESA, e cila për momentin duket më e zëshme brenda koalicionit, po ngul këmbë për kandidaturën e Hasim Murtezanit, aktualisht zëvendëssekretar në Qeveri dhe njeri i afërt me Adnan Azizin, shefin e shtabit të VLEN-it dhe pretendentin kryesor për lider të ardhshëm të këtij grupacioni politik.

Në anën tjetër, edhe pse pa ndonjë peshë reale në terren, Orhan Murtezani nga Alternativa është vetëshpallur kandidat, duke nxitur habi në qarqet politike për faktin se partia e tij tashmë është pothuajse jashtë loje në shumë komuna.

Nga LD (Lëvizja Demokratike) e Izet Mexhitit, gjithashtu vjen një emër – Muhamed Elmazi, drejtor në “Nomagas”. Burime nga brenda LD-së nuk e fshehin se vetë Mexhiti, i përballur me rrezikun e humbjes në Çair, ka kthyer sytë nga Saraji si “plan rezervë” për të mbajtur ndikimin personal në politikë.

Një tjetër emër që qarkullon në tavolinë është Bashkim Bakiu, i afërt me grupin e Arben Fetait. Por për këtë kandidaturë, më shumë se entuziazëm ka ironi politike – edhe vetë Mickoski, sipas burimeve, e ka qortuar Fetain duke i kujtuar “pretendimet e mëdha me hall të vogël”, duke qenë se grupi i tij nuk ka as parti, as strukturë dhe mbahet aty më shumë për të sharë publikisht Arben Taravarin sesa për të fituar ndonjë komunë.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas kërcënimit të Lëvizjes BESA se nëse nuk respektohet pesha e saj në koalicion, do të garojë më vete në disa komuna, përfshirë Sarajin, Tetovën, Tearcën, Bogovinën dhe Zhelinën, ku, siç thonë ata, “të tjerët nuk kanë asnjë vlerë”.

Ky përçarje e brendshme po ndodh edhe pse VLEN prej kohësh kishte premtuar bashkimin në një parti të vetme dhe një qasje të koordinuar për zgjedhjet lokale. Premtime të bukura në fjalë, por të braktisura në praktikë – edhe anketa e fundit që kanë bërë për nevoja të brendshme ka dalë fiasko, dhe pikërisht për këtë arsye asnjë nga kandidatët nuk po promovohet publikisht.

VLEN mbetet koalicioni që flet për bashkim, por vepron me ndarje. E Saraji, siç duket, është vetëm fillimi i një seriali politik ku interesi personal dhe lufta për ndikim kanë marrë përparësi ndaj votuesit shqiptar.

Continue Reading

Lajme

Gëzim Kadriu, nënkryetar i ASH-së, jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të NP “Tregjet”

Published

on

By

Gëzim Kadriu, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe deri më sot drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregjet” në Kumanovë, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij, pavarësisht se kontrata e tij menaxheriale ishte e vlefshme deri në nëntor të vitit 2027.

Në një deklaratë publike, Kadriu u shpreh krenar për mandatin e tij, të cilin e cilësoi si model të transparencës, llogaridhënies dhe punës pa asnjë rast korrupsioni. Ai bëri të ditur se ka kursyer mbi 5.4 milionë denarë nga beneficionet personale si drejtues, duke i orientuar ato në projekte për qytetarët.

“Kam hyrë në histori si drejtori i parë që jam tërhequr nga të gjitha beneficionet ligjore: reprezentacioni, vetura dhe shoferi, telefoni zyrtar dhe të tjera, për të mbrojtur interesin publik”, tha Kadriu.

Ai kritikoi ashpër zhvillimet e fundit politike në Kumanovë, duke denoncuar prishjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes me kryetarin e Komunës, Maksim Dimitrievski. Sipas Kadriut, pas kalimit të një këshilltareje shqiptare në radhët e partisë së Izet Mexhitit, kryetari Dimitrievski fitoi shumicë të re në këshill dhe nuk kishte më nevojë për Aleancën për Shqiptarët.

“Këshilltarja që kaloi në partinë e Mexhitit nuk parashtroi asnjë kërkesë për shqiptarët, veç kërkesës që të largohet ASH nga qeverisja lokale dhe të ndalen projektet tona për lagjet shqiptare. Kjo u pranua me dëshirë nga Dimitrievski, i cili për tri vite me radhë na thoshte: ‘Më keni lodhur me kërkesat tuaja për shqiptarët’”, theksoi Kadriu.

Ai akuzoi VMRO-në, ZNAM-in dhe pjesë të fshehta të LSDM-së për bashkëpunim kundër interesave të shqiptarëve, ndërsa bëri thirrje për bashkim politik të shqiptarëve në një listë të vetme në Kumanovë për zgjedhjet lokale të tetorit.

“Nëse shqiptarët bashkohen në një listë të përbashkët, minimumi do të fitonin 10 mandate në Këshillin Komunal të Kumanovës – dhe kjo do të ishte një arritje historike! Ua kemi për borxh qytetarëve tanë të jemi bashkë kur është në pyetje interesi kombëtar”, përfundoi Kadriu.

Me këtë dorëheqje, Kadriu sinjalizon një kthesë të fortë në diskursin politik lokal dhe vendos në qendër të debatit nevojën për unitet të faktorit shqiptar në Kumanovë përballë zhvillimeve të reja politike në vend.

Continue Reading

TOP Lajme