Connect with us

Lajme

Taravari kujton Koçanin: Nuk do ta harroj kurrë tronditjen dhe dhimbjen kur mora lajmin e kobshëm të asaj nate

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar natën e kobshme kur ai si ministër i shëndetësisë në atë kohë ishte njoftuar për tragjedinë e ndodhur në Koçan. Taravari atë natë e përshkruan si një betejë për jetë: spitalet u mbushën shpejt, mjekët dhe infermierët punuan pa pushim, shkruan Top24

“Sot bëhet një vit nga nata që ndryshoi gjithçka për Koçanin. Nuk do ta harroj kurrë tronditjen dhe dhimbjen kur mora lajmin e kobshëm të asaj nate.
Të rinjtë që humbën jetën, familjet që mbetën pa më të dashurit e tyre… dhimbje që nuk largohet kurrë. Çdo minutë ajo natë ishte një betejë për jetë: spitalet u mbushën shpejt, mjekët dhe infermierët punuan pa pushim.
Shumë vende dhe njerëz u solidarizuan me ne në ato ditë të vështira, dhe kjo më kujton se përtej dhimbjes, ka ende njerëzim dhe bashkëpunim që mund të ndihmojnë kur gjithçka duket e thyer.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjet dhe kujtimin e të gjithë atyre që humbën jetën” shkruan Taravari në postimin e tij. 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *