Connect with us

Lajme

Taravari: Hyra në politikë për të sjellë ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi, ndërsa Sela u ul në prehrin e Ahmetit, fatkeqësisht

Published

on

Kam qëndruar konsistent në politikë, kam hyrë për të sjellë ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, i cili është kreu i një prej krahëve të Aleancës së Shqiptarëve, duke komentuar deklaratën e Ziadin Selës, i cili drejton pjesën tjetër nga anëtarësia. Sela tha dje se Taravari, pas direktivës së kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ka kontribuar në ndarjen e Aleancës për Shqiptarët.
Mendoj se ai mendon shumë në mënyrë konspirative. Nuk më pëlqejnë ato ide paranojake. Ne e njohim prej nëntë vitesh dhe mendon se nuk i shkon. E di që kam qëndruar konsistent në politikë, kam hyrë për të sjellë ndryshime në bllokun shqiptar dhe kjo ndodhi, ndërsa z. Sela, fatkeqësisht, u ul në prehrin e z. Ahmeti (Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së), tha Taravari.

Në lidhje me vërejtjet për flamurin shqiptar në kabinetin e tij, Taravari tha se zyrtarisht në kabinetin e tij janë dy flamuj si në të gjitha kabinetet.

Flamuj të vegjël ka te rreth 20 shteteve, ndër të tjera edhe flamuri shqiptar, natyrisht, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

Ramdani: Me aktivistët e palëkundur, Saraji me kryetarin Taravari shkon drejt fitores

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka takuar strukturat dhe aktivin politik të Sarajit në kuadër të fushatës “Tetori është afër”.

Pritja ka qenë madhështore, të cilën e konfirmon edhe Sekretari Organizativ i ASH, Blerant Ramadani i cili vjen nga komuna e Sarajit, e i cili thotë se fytyrat e vërteta të ASH-së janë me kryetarin Arben Taravari.

“Sonte, në zemër të Sarajit, bashkë me kryetarin Arben Taravari, zhvilluam një takim me strukturat e ASH-së në Saraj! Aktivistët tanë të palëkundur, fytyrat e vërteta të Aleancës, e mbushën sallën me entuziazëm, dashuri dhe besim. Të tillë janë njerëzit e Sarajit, krenarë, të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.

Ramadani më tej thekson se ky takim u ka treguar qartë se fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga e tyre është drejt fitores.

“Sot nuk folëm vetëm për zgjedhje, por për një mision. Një mision për ta rikthyer dinjitetin, për ta ndërtuar një qeverisje që del nga populli dhe punon për popullin.
Me Taravarin në krye dhe me secilin prej jush krah për krah, bashkë do të shkruajmë një kapitull të ndritshëm!”.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetaut i rofshin “shokët e dostllarët”

Published

on

By

Ish kryetari i kuvendit të ASH-së së Arben Taravarit shoku i Dardan Molliqajt, Arben Fetau i aratisur nga ASH-ja mbrëmë mbajti një farsë për të arsyetuar veten para Adnan Azizit si shef shtabit zgjedhorë dhe para Izet Mexhitit si premtues i pozicioneve të tij.

Fetahu mbrëmë kishte mbledhur në kumanovë ca miq e dostllar nga disa vende të ndryshme të komunës së Kumanovës dhe ca të ardhur nga vende të tjera.

Por kush ishin shokët e dostat e Arben Fetau-t?

Kumanovë: Nëndega e Nakushtak 2, Ropalcë 2 veta, Vishtic 0, Mateç 0, Hotël 0, Likovë 0, Orizare 5, Sllupçan 20, Veta, Opaj 8 persona, Llojan 0, Vaksicë 0.

Struga:4

Gostivar:3

Tetovë: 4

Të magjepsur nga spektakli, kontaktuam degët e ASH-së së Arben Taravarit dhe ASH-së së Selës por fatkeqsisht askush nuk i njeh dostat e Fetaut. Në këtë vij një burim në kushte anonimiteti thekson se disa nga të pranishmit ishin vetëm statist dhe me gjasë duhet të kenë qenë nga Maqedonia Lindore.

Por, Arben Fetau nuk e fsheh dot dëshprimin dhe rrugën që gaboi duke braktisur “vëllaun” dhe duke mbetur për disa muaj zëvendëskryeministër dhe kolegë me Stoilkoviqin.

Continue Reading

Lajme

MPB: Leje për udhëtim jashtë vendit për të mitur do të jepen nga ora 8 deri në 18:00

Published

on

By

Për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e RTVM-së) për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për të mitur” (fëmijë nën 14 vjeç) do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 18:00, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Continue Reading

TOP Lajme