Connect with us

Politika

Taravari: Fitore e thellë më 24 prill në Gostivar, VLEN do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Published

on

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN mbajtën tubimin në Gostivar.

Taravari në fjalimin e tij tha se Gostivari që nga viti 2016 ka mposhtue BDI-në dhe se edhe në këto zgjedhje fitorja e VLEN-it do të jetë me diferencë të madhe.

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundërkandidatit tonë”, tha Taravari.

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari po ashtu theksoi rëndësinë e tre ditëve të fundit të fushatës duke nënvizuar se kjo garë është personalisht për atë.

“Të mërkurën votohet dhe bëhet fjalë personalisht për mua. E di se ju çdoherë më keni përkrahur, në çdo garë politike dhe nuk kam dyshim se përsëri do ta jepno maksimumin tuaj, që në Gostivar ta bëjmë diferencën sa më të madhe”, tha Taravari duke shtuar se opozita e bashkuar shqiptare do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN-i në shërbim të qeverisë më antishqiptare – Komunat shqiptare u ‘gjymtuan

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe grupimit VLEN, pas tentativës për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendimit për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, transmeton Flaka

“Në tentimin e fundit të kësaj qeverie monoetnike për të kontrabanduar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend, deputetët e Aleancës për Shqiptarët, përkundër vërejtjeve të shumta, treguan gatishmëri që ta përkrahin ligjin me kusht që qeveria të shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna. Ky vendim duhej të ndryshohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas ASh-së, qeveria nuk është tërhequr nga qëllimi për të minimizuar rolin e komunave shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Deputetët sërish sot tentojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Deputetët e legjislaturës së nëntë do të përpiqen sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, i cili ka mbetur i bllokuar edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit ka paraqitur deri tani tre emra: Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë shumicën e votave, duke mbledhur vetëm 57 vota pro në dy tentativat e fundit.

Edhe pse ende nuk dihet cili emër do të propozohet sot nga Lëvizja Vetëvendosje, është fakt që një kandidat nuk mund të propozohet më shumë se tri herë.

Ndërkaq, AAK-ja në seancën e fundit abstenuan në votimin për Muratin, ndryshe nga dy herët e tjera kur votuan kundër Haxhiut dhe Gërvallës.

Vetëvendosje vazhdimisht ka sulmuar partitë ish-opozitare për bllokimin e Kuvendit.
PDK-ja ka deklaruar se do ta votojë çdo deputet të VV-së që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit. LDK-ja, ndërkaq, është e vendosur të votojë kundër çdo kandidati të VV-së.

Ngërçi politik vazhdon të jetë shqetësues. Njohësit e politikës kërkojnë konsensus mes partive për të dalë nga kjo situatë, duke theksuar se zgjedhjet e reja nuk do të jenë zgjidhje, pasi rezultatet pritet të jenë përafërsisht të njëjta.

Argumenti i njohësve të politikës është se mungesa e institucioneve ka dëmtuar ndjeshëm qytetarët dhe ekonominë, ndërsa zgjidhja e vetme është dialogu dhe kompromisi politik.
“Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të sjellë ndryshime dramatike. Do të kemi përsëri një ngërç tjetër pas tyre,” ka theksuar analisti Argjend Zejnaj, raporton RTKlive.

Nga ana tjetër, politikanë dhe analistë janë optimistë se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, megjithëse as Lëvizja Vetëvendosje dhe as ish-opozita nuk kanë shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

“Çdo vonesë dëmton popullin dhe institucionet. Duhet të formohen institucionet sa më parë,” ka thënë Jeton Halimi, politikan dhe analist.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë afat deputetëve që të zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët deri më 18 shtator, duke shtuar presionin mbi partitë për të gjetur një zgjidhje.

Continue Reading

TOP Lajme