Connect with us

Lajme

Taravari: Denojmë ashpër dhunën e protestuesve sërb ndaj KFOR-it dhe policisë, mbështesim pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës

Published

on

Për situatën në komunat e Veriut të Kosovës, e cila ka eskaluar sot në protesta të dhunshme të Sërbëve të cilët kanë sulmuar policinê e Kosovës dhe KFOR-in ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Shaiptarët Arben Taravari.Ai duke dënuar dhunën, ka dhënë mbështetje tê plotë institucioneve të Kosovës për të shtrirë sovranitetin e tyre në tërë territorin e Kosovës.Gjithashtu ai ka bërë thirje për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Sërbisë.Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Taravarit:

“Veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime! Dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së  Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e Patolerueshme!

Kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Zyrtarët serb braktisën dhe bojkotuan insitucionet e Kosovës në 4 Komuna të saj. Krejt normalisht dhe sidomos sipas ligjit, në krye të këtyre insitucioneve u vendosën 4 drejtues shqiptarë. Për ironi të fatit serbët i kanë pritur këto zgjedhje me protesta të dhunshme.

E dënojmë ashpër dhunën e përdorur nga protestuesit sërb  ndaj policëve shqiptarë dhe ushtarëvë të KFOR-it, të cilët po kryejnë misionin e tyre në bazë të autorizimeve dhe kompetencave te tyre.

Mbështesim pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti.  Kjo qeveri është krejt e drejtë në veprimet e saj për të ushtruar sovranitetin e saj në Veri të Kosovës si detyrim kushtetues. Duke ndjetur në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar duke përkrahur dhe mbështetur çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë të inicuar nga BE dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun politik, duke kontribuar për normalizimin e situatës së plotë në Veri të Kosovës e cila fatkeqësisht ka tendenca eskalimi. Eshtë i patjetërsueshëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i inicuar nga Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe me mbështetje të SHBA-ve, me të cilën palët janë dakorduar që ti implementojnë të gjitha pikat e propozimit evropian.” shkruan Taravari

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid02VUk46inUqDm862CKp2Hroy7QjNrDPkfCPj2KtJyigLSL5LorYesPuRAz9n4okv4ul/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Lëvizja Besa mundën ta bllokojnë ligjin për regjistrim, por nuk e bënë! E VOTUAN!

Published

on

By

Pas dy postimeve të fundit të deputetit Halil Snopçe në lidhje me votimin e ligjit për regjistrim në vitin 2021, kanë pasuar shumë reagime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur habi për informacionet e publikuara. Deputeti Snopçe thotë se është koha për të vendosur faktet në vend dhe për të ndalur shtrembërimin e realitetit.

“Në atë kohë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – me të cilën ishim në koalicion – ishin të vetmet forca politike shqiptare që kundërshtuan hapur ligjin për regjistrim, i cili përfshinte edhe metodologjinë që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese”, thekson Snopçe.

Ai kujton se ishte ndër deputetët më të zëshëm në kundërshtimin e këtij ligji, si në Kuvend, ashtu edhe në emisione televizive përballë përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Statistikave. “Kushdo mund t’i kthehet arkivave dhe ta verifikojë këtë. Madje, disa deklarata të mia kanë mbetur si më të shikuarat në mediat online për atë periudhë,” – shton ai.

Sipas Snopçes, edhe pse koalicioni ASH-Alternativa ishte kundër, nuk arriti të bindë partitë tjera shqiptare që të veprojnë njësoj. “Fakt është se Lëvizja Besa dhe BDI, përfshirë edhe deputetin Izet Mexhiti, në atë kohë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, e përkrahën ligjin,” thekson deputeti.

Ligji për regjistrim u votua në seancën e 29-të të mandatit të kaluar, me 62 vota për, dhe për të kaluar u desh edhe mbështetja e 29 deputetëve të etnive jomaqedonase, për shkak të shumicës së Badinterit. Por Snopçe thekson se pa votat e Lëvizjes Besa, ligji nuk do të kalonte, sepse nuk do të arrihej minimumi prej 61 votash.

“Kush sot del dhe kritikon ligjin për regjistrim, duhet së pari të kërkojë falje për përkrahjen që i ka dhënë në vitin 2021. Sa faj ka BDI, ka Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti,” përfundon Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Maqedonia në krizë demografike: Rënia e natalitetit dhe emigrimi po e zbrazin vendin

Published

on

By

Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë të thellë demografike. Të dhënat e fundit tregojnë një ulje drastike të natalitetit dhe një trend alarmant të emigrimit të familjeve të reja. Vetëm gjatë 15 viteve të fundit, numri i foshnjave të lindura në vend është zvogëluar për më shumë se 8.000, duke rënë nga rreth 24 mijë lindje në vitin 2010 në vetëm 16 mijë në vitin 2024, informon PressOnline.al

Sipas analizave, mbi 10% e fëmijëve të lindur në dekadën e fundit kanë emigruar me prindërit e tyre para se të regjistroheshin në shkollë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zbrazjen e shkollave dhe në strukturën e ardhshme demografike.

Rënia më drastike është evidentuar në rajonin juglindor dhe lindor të vendit, ku në disa komuna nataliteti ka rënë mbi 60%. Edhe rajoni i Shkupit, si kryeqendër, ka regjistruar një ulje prej 21% të lindjeve.

Demografi Gerasimovski thekson se që nga viti 2019 në Maqedoni ka filluar rritja negative natyrore – pra vdekjet po i tejkalojnë lindjet.
Ndërkohë, Vlatko Gjorgçev, koordinatori nacional për demografi, paralajmëron se emigrimi do të ketë pasoja në të gjitha sferat: nga mungesa e fuqisë punëtore deri te rënia e të ardhurave buxhetore nga taksat.

Projeksionet afatgjata janë edhe më shqetësuese: deri në vitin 2055, popullsia e Maqedonisë pritet të bjerë nën 1.3 milionë banorë. Kjo do të ndikojë rëndë në sistemin pensional, tregun e punës dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

BDI: Shqiptarët nuk do të pranojnë “inxhiniering digjital” – Qeveria po zbardh programin nacionalist të VMRO-së

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hapave të fundit të ndërmarrë nga qeveria e re, duke akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe segmentet e saj të kapura në institucione për zbatimin e një agjende nacionaliste dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve.

“Që në vitin 2022, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht t’i pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, duke aluduar veçanërisht në faktin se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë së përgjithshme. Ai atëherë premtoi se, sapo të vinte në pushtet, do të organizonte një ‘regjistrim elektronik’ për të ‘korrigjuar’ rezultatet,” thuhet në kumtesën e BDI-së që e përcjell PressOnline.al.

Sipas BDI-së, këto veprime janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për “t’iu treguar vendin shqiptarëve”, përmes shfuqizimit të mekanizmave të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

“Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike dhe institucione të tjera të kapura po punojnë aktivisht për zbatimin e programit elektoral të VMRO-së: përmes shfuqizimit të Balancuesit, rrënimit të mekanizmave kundër majorizimit, heqjes së gjuhës shqipe nga institucionet, si dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe,” thekson më tej BDI.

Partia gjithashtu i drejton kritika të ashpra partnerëve shqiptarë brenda qeverisë, të cilët i konsideron si legjitimues të këtij projekti të rrezikshëm.

“Të shantazhuar dhe të kapur, ata krijojnë përshtypjen e rreme se qeveria është multietnike dhe se dikush po i mbron interesat e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë naivë dhe nuk do të pranojnë kurrë të bëhen subjekt i një ‘inxhinieringu digjital’ nga ana e pushtetit, pa marrë parasysh që në këtë operacion po marrin pjesë aktive edhe shqiptarët e VLEN-it,” thuhet më tej në reagim.

Në përfundim, BDI lëshon një paralajmërim të qartë:
“Këto përpjekje nuk do të kalojnë. Për këtë i sigurojmë edhe shqiptarët, por edhe ata që janë duke i bërë këto përpjekje të rrezikshme për ardhmërinë e shtetit.”

Continue Reading

TOP Lajme