Connect with us

Lajme

Taravari: Aliu me dostat në Gostivar erdhi me 52 autobus, në Pollog diferenca do të jetë minimum tre deputetë për VLEN-in

Published

on

Kandidati i opozitës shqiptare, Arben Taravari, ka deklaruar se në tubimin e djeshëm të BDI-së, në Gostivar, kanë qenë 52 autobusë dhe shumë furgona për ta mbushur sallën.

“Aliu mbrëmë me dostat e vet kanë ardhur në Gostivar me 52 autobusë, edhe se di sa furgona. Edhe ne e kemi mbushur sallën pa asnjë autobus, pa asnjë furgon. Këtu mund të ketë njerëz me vetura që kanë ardhur por asnjë furgon nuk ka asnjë autobus”, ka deklaruar Arben Taravari.
Taravari tha se në Pollog nuk ka dyshim ndërsa sipas tij diferenca mes VLEN-it, dhe Frontit Europian do të jetë minimum tre deputet.

Continue Reading

Lajme

Rexhepi: Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit

Published

on

By

TE THEM DIÇKA SA PËR MOS TA HESHTUR TË VËRTETËN!

Zakonisht parapëlqej të flas për ide dhe për qytetin, jo për individë, por kësaj radhe po e bëj një përjashtim të vogël. Më vjen mirë që udhëheqësia aktuale nuk identifikohet dhe nuk di të dallojë vizionin tonë, sepse deri më sot shpesh e kanë dëshmuar se nuk dijnë ta dallojnë vizionin nga iluzioni.

Përderisa unë kam qenë pjesë e menaxhmentit të një korporate të suksesshme multinacionale, dikush tjetër mundohej të gjente veten në politikë duke ndërruar parti dhe duke bërë pazare.

Përderisa unë menaxhoja projekte strategjike për shtetin, si gazifikimi me 180 km rrjet të ndërtuar për vetëm 2 vite e gjysmë, dikush tjetër shtrëngonte duart herë me LSDM-në e herë me VMRO-në, vetëm për të mbijetuar politikisht.

Dhe jo, nuk e kam zakon e as vizion që dikush të vijë të më poshtërojë në shtëpinë time, ndërsa unë të rri i heshtur e të mos guxoj të flas.

E vërtetë është se nuk ndajmë të njëjtin vizion, dhe për këtë jam krenar. Unë nuk besoj në mashtrime, manipulime apo pazare të ulta politike.

Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit, por duke u përballur me dinjitet përpara tetovarëve.

Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është koalicioni më i madh historik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që ia duan të mirën këtij vendi.

Vizioni ynë është një Tetovë funksionale, ku mbrohet e mira e përbashkët dhe ku çdo qytetar, përfshirë edhe kryetarin aktual, do të jetojë më mirë dhe më me dinjitet.

#Besëlidhja

#AleancaKombëtarePërIntegrim

#AKI, ka shkruar Rexhepi në faqen e tij.

Continue Reading

Lajme

Rina Ajdari: Ja çfarë çmimi ka Tetova me Bilall Kasamin, po ju themi se Tetova nuk shitet

Published

on

By

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi ka reaguar pas bendosjes së billbordeve nga ana e degës së BDI-së në Tetovë, ku po akuzohej Kasami për shitje të pronës publike. Ajdari përmes postimit të saj shkruan se “Ja sa e ka çmimin me këtë strukturëqeverisëse të koruptuar”, përcjellë Top24

Rina Ajdari

Ja sa e ka çmimin Tetova me këtë strukturë qeverisëse të korruptuar.👇Dhe ne ju themi se Tetova nuk është në shitje, as sot as kurrë! P.S.Mos i largoni billbordet se kështu tregoni se jeni në panik! #referendumiitetorit

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi: Të them diçka, sa për mos ta heshtur të vërtetën

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur kundërkandidatit Bilall Kasami i cili gjatë një interviste në ZYRTARE tha se Rexhepi nuk ka vizion për Tetovën.

POSTIMI I PLOTË:

Zakonisht parapëlqej të flas për ide dhe për qytetin, jo për individë, por kësaj radhe po e bëj një përjashtim të vogël.

Më vjen mirë që udhëheqësia aktuale nuk identifikohet dhe nuk di të dallojë vizionin tonë, sepse deri më sot shpesh e kanë dëshmuar se nuk dijnë ta dallojnë vizionin nga iluzioni.

TOP Lajme