Connect with us

Lajme ditore

Taipi: Ata që shajnë dhe pështynë secilin që mendon ndryshe, ata kanë vetëm një hall

Published

on

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi ka kujtuar oponentët se politika nuk bëhet duke sharë dhe duke ofenduar të tjerët. Ai në postimin e tij se ata që sillen në këtë formë e kanë nga halli pasi kanë frigën e “Humbjes së pushtetit dhe rënien e tyre në burg!”,
“Politika nuk bëhet duke sharë dhe duke ofenduar të tjerët!
Ata që shajnë dhe pështynë secilin që mendon ndryshe, ata kanë vetëm një hall:
Humbjen e pushtetit dhe rënien e tyre në burg!” shkruan Taipi.

Continue Reading

Lajme

Deputeti Shaqiri takon zëvendësambasadorin e Francës

Published

on

By

Deputeti i ASH, Rijad Shaqiri, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Francës në vend, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z. Ardian Ramadani. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Shaqiri e cilësoi si kënaqësi takimin me përfaqësuesin diplomatik të një vendi mik si Franca.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit

Published

on

By

Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi, në Daily Click tha se me largimin e ASH-së nga qeveria vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit. Sipas tij, VLEN-i përfaqëson më pak se një të tretën e shqiptarëve dhe nuk do të ketë kuorum për Badenter. Ai shtoi se janë të gatshëm të mbështesin ligje të caktuara që janë në interes të komuniteteve etnike.

“Kështu që ne kishim legjitimitet, por çështja e legjitimitetit mund të diskutohet ose të vihet në dyshim tash e tutje. Me largimin e ASH-së nga qeveria, ku kemi 5 deputetë, dhe me mbetjen e 9 deputetëve të tjerë në këtë përbërje qeveritare, mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtejshëm i qeverisë dhe çështja e legjitimitetit të saj,” theksoi Taipi.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Pozicioni i faktorit politik shqiptar është minor – nuk kemi luftuar për këtë

Published

on

By

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi, theksoi se koalicioni është bërë për të përmbushur premtimet ndaj qytetarëve, e jo për çështje dashurie politike. Ai shtoi se pozicioni politik i shqiptarëve në këtë qeveri është minor dhe se kemi hyrë në një situatë të re për të cilën “nuk kemi luftuar”. Sipas tij, asnjë nga marrëveshjet me partnerin më të madh nuk është respektuar dhe beson se është e dëmshme të vazhdohet më tej në këtë mënyrë.

Continue Reading

TOP Lajme