Connect with us

Lajme

Sot pritet të jetë shumë nxehtë, ekziston rreziku edhe nga rrufetë e fuqishme

Published

on

Nga DPHM njoftojnë se sot do të mbajë mot shumë i nxehtë. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes lokalisht do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie me reshje intensive shiu, erë të fortë, bubullima dhe paraqitje të breshërit.

Në Shkup, nesër pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, për një kohë të shkurtër në formë stuhie.

Rekomandim: Në rast paraqitjeje të shkarkesave elektrike (rrufeve), rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën drunj të vetmuar.

Continue Reading

Lajme

Rregullat për hyrje në BE shtyhen deri në prill 2026, do të kërkohen gjurmë gishti

Published

on

By

Edhe pas 12 tetorit qytetarët e Maqedonisë do të hyjnë në zonën Shengen pa qenë të detyruar të kenë lënë në sistemin e Bashkimit Evropian të dhëna biometrike si fotografi dhe gjurmë gishti. Sipas ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili sot ishte në vizitë pune në Odën Ekonomike, për të dëgjuar shqetësimin e komunitetit pikërisht rreth rregullave të reja për udhëtim dhe qëndrim në BE, mbetet pyetje kur realisht do të nisë mënyra e re e hyrjes në BE.

“Sa i përket rregullave për hyrje në Bashkimin Evropian, ato janë shtyrë për Maqedoninë, ato do të fillojnë, nëse fillojnë, nga prilli i vitit të ardhshëm, nëse nuk ka sërish shtyrje. Ndërkohë, ne jemi në dialog aktiv me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian”, tha Aleksandar Nikolloski – ministër i Transportit.

Ndryshe, qëllimi i rregullave të reja për hyrje dhe dalje në Bashkimin Evropian është digjitalizimi i plotë i hyrjes dhe daljes nga zona e Unionit, si dhe mbajtja elektronike e të dhënave për numrin e lejuar të ditëve të qëndrimit që nuk duhet të kalojë 90 ditë në periudhë prej 180 ditësh.

“Në thelb, ajo për të cilën jemi informuar është se sistemi ekzistues që ka Bashkimi Evropian po digjitalizohet, bota po ecën përpara, normalisht edhe teknologjia po ecën përpara dhe në këtë drejtim sigurisht duhet të respektohet ajo që po fut BE nga njëra anë. Nga ana tjetër, nuk duhet të komplikohen procedurat për hyrjen e qytetarëve maqedonas”, shtoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Ndryshe, pasi të zbatohet ky rregull i ri për hyrje në BE, pas gjashtë muajve do të nisë një detyrim shtesë për të gjithë udhëtarët që do të duan të hyjnë në Union. Kjo do të nënkuptojë aplikim online për leje për të shkuar në zonën Shengen, për çka do të duhet të paguhen shtatë euro. Leja e fituar do të vlejë tre vjet, pas së cilës procedura përsëritet.

Continue Reading

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kërçovë ku humbën jetën dy të mitura

Published

on

By

Dy të mitura kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në një rrugë lokale në fshatin Kolibari, në rajonin e Kërçovës.

Sipas informacioneve të konfirmuara sot nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), një vajzë 15-vjeçare nga fshati Kolibari, e cila po drejtonte një katërçikletë me targa të regjistruara në Kërçovë, humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ajo dhe pasagjerja e saj, gjithashtu e mitur nga fshati Greshnicë, humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Mjeku i ndihmës së shpejtë konstatoi vdekjen e të miturave në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani kokë më kokë me banorët e Çajlës së vjetër për të dëgjuar kërkesat e tyre

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani sot ka qëndruar në fshatin Çajlë të vjetër ku ka biseduar dhe dëgjuar nga afër hallet dhe problemet e qytetarëve të kësaj pjese, shkruan Top24

Vizitë në Çajlë të Vjetër, kokë më kokë me çdo banor. U takuam me qytetarët për të dëgjuar kërkesat e tyre. Falemnderim për mikpritjen dhe bashkëpunimin e banorëve!

Continue Reading

TOP Lajme