Connect with us

Lajme

Sondazhi që qartësoi një gjë: VLEN-i pa ASH-në nuk është më si më parë!

Published

on

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po përjeton një dinamikë të re, e cila pasqyrohet qartë në matjet e fundit të opinionit publik. Dy sondazhe të realizuara nga e njëjta kompani hulumtuese – Market Vision, për llogari të portalit MKD.mk, ofrojnë një pasqyrë të vlefshme dhe të krahasueshme mbi lëvizjet elektorale brenda disa muajve, shkruan Flaka. Ato ndihmojnë të kuptohet ndikimi real i ndarjes së Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni VLEN dhe se si ky zhvillim ka ndikuar drejtpërdrejt në përkrahjen qytetare për subjektet përkatëse. Kjo analizë synon të ofrojë një lexim të qartë statistik dhe politik të trendeve që po rishkruajnë ekuilibrat në bllokun politik shqiptar.

Sondazhi i fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka nxjerrë në pah një transformim të dukshëm në përkrahjen qytetare për subjektet politike. Sondazhi i dytë, i datës 26 prill 2025, tregonte një qëndrueshmëri të përgjithshme të mbështetjes:

BDI: 12.1%
VLEN (në përbërje të plotë me ASH-në): 13%
Megjithatë, sondazhi më i fundit, i publikuar më 12 korrik 2025, reflekton ndryshime të thella dhe domethënëse në peizazhin politik:

BDI: 12.1% (në të njëjtat nivele si më parë)
VLEN (pas largimit të ASH-së): 7.7%
ASH – Arben Taravari: 3.6%
Një analizë statistikore e këtyre të dhënave tregon qartë se VLEN pothuajse është përgjysmuar pas largimit të Aleancës për Shqiptarët dhe liderit të saj, Arben Taravari. Rënia nga 13% në 7.7% brenda një periudhe kaq të shkurtër është tregues i qartë i dobësimit elektoral të këtij koalicioni.

Kjo rënie nuk është thjesht numerike, por strukturore. Arben Fetai, si figurë udhëheqëse që pretendoi të trashëgonte pozicionin e ASH-së brenda VLEN, nuk ka arritur të mbajë afër anëtarësinë dhe bazën e simpatizantëve të ASH-së, as në koalicion dhe as në pushtet. Kjo tregon për një dështim në tranzicionin e lidershipit dhe për një boshllëk legjitimiteti që po përjetohet nga elektorati.

Rezultatet sugjerojnë gjithashtu se ASH me Taravarin si lider ka ruajtur një bazë të qëndrueshme mbështetëse, duke marrë 3.6% të përkrahjes pavarësisht largimit nga qeverisja dhe koalicioni, gjë që përforcon profilin e saj si subjekt me peshë reale dhe autonome në skenën politike shqiptare.

Në këtë kontekst, është e qartë se ndarja e rrugëve midis ASH-së dhe VLEN-it ka qenë më e dëmshme për këtë të fundit, duke konfirmuar se pesha elektorale dhe organizative e ASH-së ka qenë shtylla kryesore që ka mbajtur kohezionin dhe besueshmërinë e koalicionit VLEN.

Është me rëndësi të theksohet se VLEN nuk mund ta refuzojë sot sondazhin e korrikut, pasi në dy sondazhet e mëparshme nga e njëjta nga kompani dhe nga i njejti Agjencion hulumtimi, sidomos atë të 21 dhjetorit 2024, si dhe të 26 prillit 2025 – pikërisht ky koalicion, në përbërje të plotë me ASH-në dhe Arben Taravarin, kryesonte përballë BDI-së. Në dhjetor, për shembull, u regjistrua një barazpeshë virtuale:

BDI: 13%
VLEN (me ASH): 13.3%
Ndaj, rënia e sotme e VLEN-it nuk është çështje metodologjie apo paragjykimi politik, por rezultat i matshëm dhe krahasues, që nxjerr në pah ndikimin e ndarjes së koalicionit dhe rikompozimin e forcave politike. Kjo analizë do të ndalet pikërisht në këtë aspekt: çfarë tregon ky zhvillim për të ardhmen politike të VLEN-it, ASH-së dhe balancës së forcave në bllokun shqiptar.

Anketa është realizuar në periudhën nga 20 qershori deri më 4 korrik 2025, duke përdorur metodën CATI – intervistim telefonik me ndihmën e kompjuterit, mbi një mostër prej 1.200 të anketuarve. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë së Veriut sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike, bazuar në të dhënat për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021. Flaka

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka folur para aktivistëve të kuvendit vendor “Fehmi Lladrovci”, ku ka bërë thirrje për mobilizim strukturor dhe rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona dhe dëshmia më e gjallë ishte sot në hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor “Fehmi Lladrovci”.

Të lodhur nga premtimet boshe, projektet e parealizuara, ambienti i papastër dhe mungesa e sigurisë, qytetarët e Çairit po i thonë mjaft stagnimit. Zëri i tyre nuk është thjesht kritikë, por rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë.

Aleanca Kombëtare për Integrim po ngrihet në një forcë të bashkuar, të fortë dhe inspiruese. #besëlidhja #AKI

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takon banorët e Krushopekut, zotohet për investime në infrastrukturë dhe sport

Published

on

By

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Krushopekut.

Ramadani theksoi se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për disa projekte me rëndësi jetike për fshatin, si asfaltimi i rrugës që lidh komunën me Krushopekun, asfaltimi i rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin, si dhe bekatonizimi i rrugicave të mbetura brenda vendbanimit.

Ramadani gjithashtu paralajmëroi se një prioritet tjetër do të jetë ndërtimi i kanalizimit atmosferik, për të zgjidhur përfundimisht problemet e ujërave të shiut dhe përmbytjeve. Po ashtu, u zotua se do të angazhohet për nisjen e punimeve të sallës së sportit pranë shkollës, e cila tashmë ka të kompletuar dokumentacionin.

“Banorët e Krushopekut dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe besimin e tyre. U premtoj se këto kërkesa do të kthehen në projekte konkrete që do të ndryshojnë realisht jetën e këtij vendbanimi”, theksoi Ramadani.

Postimi i plotë i Blerant Ramadanit:

“Sot, bashkë me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e Krushopekut.

Diskutuam për projektet që janë jetike për fshatin: asfaltimin e rrugës nga komuna deri në Krushopek, asfaltimin e rrugës që lidh Krushopekun me Nerezin si dhe bekatonizimin e rrugicave të mbetura brenda fshatit.

Një tjetër prioritet do të jetë ndërtimi i kanalizimit atmosferik, i cili do të zgjidhë përfundimisht problemet e ujërave të shiut dhe përmbytjeve. Po ashtu, do të angazhohemi që salla e sportit pranë shkollës e cila ka të gjithë dokumentacionin e përfunduar të nisë më në fund punimet.

Banorët e Krushopekut dëshmuan edhe njëherë mikpritjen dhe besimin e tyre. U premtoj se këto kërkesa do të kthehen në projekte konkrete që do të ndryshojnë realisht jetën e këtij vendbanimi”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi së bashku me rinistët e AKI vizituan Rrugën e Butiqeve në Tetovë

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, sot së bashku me rinistët kanë vizituar rrugën e Butiqeve në Tetovën e vjetër. Rexhepi tha se në këtë rrugë të vjetër tetovare, shihen qartë vlerat dhe tradita e bizneseve të Tetovës.

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

#Bashkë me të rinjtë e Aleancës Kombëtare për Integrim, sot ishim në Rrugën e Butiqeve, zemra e artizanatit dhe e bizneseve të vogla në Tetovën e vjetër. Vizituam dyqane, punëtori dhe u takuam me qytetarë që na pritën me ngrohtësi dhe me shumë interes për të dëgjuar ofertën tonë për Tetovën, por edhe për të ndarë idetë dhe sugjerimet e tyre që të bëhen pjesë e programit tonë zhvillimor.

Në këtë lagje tipike të qytetit shihen qartë vlerat dhe tradita e Tetovës, por njëkohësisht edhe sfidat e përditshme të bizneseve. Do t’i japim fokus të veçanrë stimulimit të këtyre veprimtarive, që mbajnë gjallë ekonominë lokale dhe ruajnë traditën në qytetit tonë.

#BashkëPërTetovën
#RiniaAKI ✅

Continue Reading

TOP Lajme