Connect with us

Lajme

Sondazhi i fundit, Jahiu: VLEN vështirë se do të mund të fitojë një komunë!

Published

on

Gazetari dhe analisti politik Ylber Jahiu, duke komentuar rezultatet e fundit të anketave dhe zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se gjendja aktuale është pasqyrë e qartë e deshqiptarizimit të institucioneve dhe shtypjes së vazhdueshme të të drejtave elementare të shqiptarëve në vend.

“Shqiptarët jo që nuk përparuan, por humbën edhe atë që kishin”, u shpreh Jahiu në një deklaratë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Nga kredia hungareze, VLEN dhe VMRO shpërblyen 200 kompani maqedonase, 0 shqiptare!

Published

on

By

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ngritur alarmin për përjashtimin e bizneseve shqiptare nga kreditë e shpërndara në kuadër të marrëveshjes financiare me Hungarinë.

“Nga 1 miliard euro kredi të siguruara, 250 milionë janë ndarë për kompani private. Dhe aty kanë konkurruar shumë kompani, por janë përzgjedhur rreth 200 kompani me pronarë maqedonas, pa përfshirë asnjë kompani shqiptare,” – u shpreh Taravari, duke e cilësuar këtë një tjetër dëshmi të diskriminimit sistematik.

Ai e dha këtë shembull gjatë një takimi në Kosovë, për të ilustruar për auditorin atje se si funksionon përjashtimi ekonomik dhe institucional ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, edhe përkundër faktit se interesi i kredive ka qenë shumë i ulët, qasja për bizneset shqiptare ka qenë praktikisht e pamundur.

Continue Reading

Lajme

Kur heshtja vret: Tragjedia familjare dhe shoqëria që shpërfill shenjat

Published

on

By

Nga Driton Zenku / Sociolog-Gazetar

Ngjarja e rëndë në Prilep, ku një burrë vrau nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej, nuk është thjesht një akt individual i dhunës.

Është pasqyrë e një çarje të thellë sociale, institucionale dhe psikologjike. Një rast ekstrem që zbulon shumë më tepër sesa vetëm një tragjedi familjare.

1. Shpërbërja e lidhjeve familjare dhe shoqërore

Në shoqëritë tona ballkanike, familja ka qenë tradicionalisht një bërthamë e fortë mbështetjeje. Por sot ajo shpesh është terren i tensionuar, ku akumulohen frustrime, trauma dhe shpërthime të paadresuara. Në këtë rast, është pikërisht një marrëdhënie familjare – dajë e nip – që përfundon në vrasje. Kjo tregon një degradim të rolit mbrojtës dhe ndërlidhës të familjes.

2. Heshtja e komunitetit dhe mungesa e ndërhyrjes së hershme

Autori, sipas raportimeve, kishte paralajmëruar në Facebook për atë që do të ndodhte. Kjo është një thirrje për ndihmë, një sinjal alarmi që nuk është lexuar nga askush. As familja, as rrethi i ngushtë, as autoritetet. Kjo tregon një mungesë të thellë të reagimit ndaj shqetësimeve mendore ose emocionale. Shoqëria jonë ka ende tabu të mëdha kur vjen puna te shëndeti mendor, duke i lënë individët në krizë të vetmuar, të papërkrahur dhe shpesh të rrezikshëm.

3. Institucionet në dështim total

Ndoshta aspekti më tronditës është fakti që policia është paraqitur në vendngjarje shtatë orë pas denoncimit të rastit. Në një rast me fëmijë të përfshirë, me rrezik potencial për pengmarrje apo shpërthim, një reagim i tillë është jo vetëm i papranueshëm – është kriminal. Ky është një simptomë e thellë e deinstitucionalizimit – kur ligji ekziston në letër, por zbatimi i tij mbetet në mëshirë të kapaciteteve lokale apo “vullnetit” të individëve brenda sistemit.

4. Normalizimi i dhunës dhe spektakolarizimi i tragjedisë

Reagimi publik pas ngjarjes është kryesisht në formën e lajmit tronditës, komenteve të shpejta dhe keqardhjes së vakët. Ndërkohë, në rrjetet sociale, rasti po trajtohet me sensacionalizëm, me pak reflektim për shkaqet më të thella. Kjo tregon për një shoqëri që më shumë tronditet sesa ndërgjegjësohet – më shumë komenton sesa kupton.

5. Pyesim pas tragjedisë, por nuk veprojmë para saj

Sa herë duhet të përsëritet një skenar si ky, që të kuptojmë se duhen politika serioze për ndërhyrje të hershme psikologjike, rritje të vetëdijes për shëndetin mendor dhe trajnime për reagim të shpejtë të institucioneve? A kemi sistem për të ndjekur sinjalet në rrjetet sociale? A kemi psikologë në nivel komunal? A e dimë si të flasim me një njeri që po shfaq shenja destabiliteti emocional?

Konkluzion: Një krim i paralajmëruar në një shoqëri të shurdhër

Rasti në Prilep nuk është vetëm një histori krimi. Është një akt që ndodhi në një vakum kujdesi – personal, shoqëror dhe institucional. Derisa të fillojmë të ndërtojmë rrjete reagimi dhe ndjeshmëri kolektive, do të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të tragjedive të tilla, të cilat – në të vërtetë – kanë nisur shumë përpara se të ndodhë e pabesueshmja. Shkrim për Flaka

Continue Reading

Lajme

Tragjedi familjare në Maqedoninë e Veriut: Daja vret nipin dhe djalin e tij, më pas vetëvritet!

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep, transmeton Flaka

Sipas portalit Infomax, i cili raporton nga vendngjarja, autori i dyshuar kishte ftuar në shtëpi nipin dhe të birin, dhe pas rreth një ore, i kishte qëlluar për vdekje me armë zjarri. Rasti, sipas të njëjtit burim, është denoncuar në polici rreth orës 15:30, por ekipi policor është paraqitur në vendngjarje shtatë orë më vonë, rreth orës 22:30.

Në ato momente ndodhi edhe një incident tjetër serioz, përcjell Flaka. Sipas Infomax, një inspektor i SPB–Prilep ka tentuar të hyjë në shtëpi, por autori i dyshuar e ka kërcënuar me një bombë dore, duke i kërkuar të largohej menjëherë. Polici ka arritur të shmangë përshkallëzimin e situatës duke u tërhequr.

Pas këtij momenti, autori ka aktivizuar një bombë, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve përreth. Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, SPB–Prilep ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës, një ekip special ka arritur në vendngjarje përmes helikopterit.

Megjithatë, ndërhyrja për neutralizimin e autorit përfundoi pa sukses, pasi në ato momente ai ka kryer vetëvrasje.

Pas përfundimit të dramës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e krim-teknikës, Prokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore, të cilat kanë nisur ekspertizën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, transmeton Flaka. Deri më tani nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë, ndërkohë që MPB nuk ka dalë ende me një prononcim zyrtar.

Informacionet janë të siguruara nga portali Infomax, ndërsa autoritetet shtetërore ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi rastin. Flaka

Continue Reading

TOP Lajme