Connect with us

Lajme

Snopçe: Qeveria po e thellon varfërinë

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimeve dhe qasjes së qeverisë ndaj krizës ekonomike, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe të papranueshme për qytetarët.

“Nuk ka pasur asnjëherë më parë një gjendje të tillë ekonomike. Produktet bazë po i paguajmë më shtrenjtë se kurrë më parë. Çmimet po rriten në mënyrë marramendëse dhe këtë e sheh secili qytetar, mjafton të hyjë në një dyqan. Nuk ka nevojë për statistika për të kuptuar se sa keq është gjendja,” u shpreh Snopçe.

Sipas tij, rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut është mbi mesataren europiane dhe shumë më e lartë se në vendet e rajonit.

“Varfëria po rritet ndjeshëm. Mesatarisht, një qytetar në vend harxhon vetëm 5 dollarë në ditë, ndërsa 40% e të gjithë shpenzimeve të një familjeje shkojnë vetëm për ushqim – që është dy herë më shumë se mesatarja europiane,” shtoi ai.

Snopçe theksoi se qeveria ka dështuar në kontrollin e tregut dhe në mbrojtjen e shtresave më të cenueshme të shoqërisë.

“Qeveria është e kapur në retorikë boshe dhe nuk po ofron asnjë zgjidhje konkrete për qytetarët që çdo ditë e më shumë po e ndjejnë peshën e krizës ekonomike.”

Deputeti i ASH-së kërkoi masa urgjente për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa konkretë, situata do të përkeqësohet edhe më shumë në muajt në vijim.

Continue Reading

Lajme

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në Tetovë, ju drejtohen qytetarëve për 800 mijë eurot që mori komuna e Tetovës dhe Bilall Kasami nga kompania Serbe

Published

on

By

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në këshillin komunal të Tetovës përmes një reagimi kanë sqaruar formën e sjellëjes në seancën e këshillit komunal donacionin e shumë folur prej 800 mijë euro nga kompania UNIPROMET me pronar nga Serbia.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ne Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës e kemi për obligim ta shpalosim të vërtetën mbi donacionin prej 800.000 euro të kontrabanduar në mënyrë klandestine në Këshillin Komunal me datë 14.03.2025.

1. Me rregulloren e Këshillit Komunal, propozuesi i pikave të rendit të ditës, në këtë rast Bilall Kasami, është i obliguar që Këshilltarëve tua dorëzojë materialet minimum 7 ditë përpara seancës. Kjo nuk ka ndodhur me këtë pike. Pika e donacionit nuk na është dërguar në email me materialet tjera dhe ajo është vendosur në Komision një ditë para seancës, pra me datë 13.03.2025. (Dëshmitë për këtë i keni në fotot më poshtë).

2. Në Komisionin që është mbajtur me datë 13.03.2025 Këshilltari ynë Veton Murati ka votuar I PËRMBAJTUR për shkak të mungesës së materialeve shtesë.

3. Edhe përkundër këtij fakti, ne Këshilltarët e BDI-së në seancë të Këshillit Komunal (me date 14.03.2025) kemi kërkuar përmes Këshilltarit tonë Veton Murati që të na jepen informata shtesë mbi kërkesën e kësaj kompanie (kompenzimin e mundshëm) për këtë donacion. Bilall Kasami na është përgjigjur se nuk ka asgje që fshihet pas këtij donacioni dhe se kompania nuk kërkon asgjë për këmbim dhe është mirë që të gjithë bashkarisht ta votojmë këtë donacion. Pasi që në seancë gojarisht na u sqarua se bëhet fjalë vetëm për donacion ‘dashamir’ ne votuam PRO sepse në princip gjithmonë i kemi votuar PRO të gjitha donacionet për qytetin. (Pyetjen e këshilltarit Veton Murati e keni në videon më poshtë).

3. Ajo që dëshmon se Bilall Kasami ka dashur të fsheh prej Këshilltarëve dëshmitë e pronarëve të kësaj kompanie është fakti se Komuna e Tetovës e ka hequr videon e seancës së 48 nga faqja zyrtare në rrjete sociale. Aty mund t’i vërtetoni të gjitha ato që i kemi potencuar më lartë.

4. Ne jemi të bindur se asnjëri nga Këshilltarët e Komunës së Tetovës, përfshirë këtu edhe Këshilltarët e Lëvizjes Besa, nuk kanë qenë në dijeni për qëllimet e fshehura të Bilall Kasamit dhe çmimit që Tetova duhet ta paguaj nga pranimi i një donacioni me
Kapital 100% sërb.
Të nderuar motra e vëllezër, ne për 4 vjet me rradhë kemi qenë zëri i arsyes në Këshillin Komunal. Kështu edhe do të vazhdojmë.

Continue Reading

Lajme

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Menduan se ua vodhi shalqinjtë nga bahçja, e rrahën deri në pavetëdije! Dy persona nën hetime

Published

on

By

Prokuroria Publike ka njoftuar se Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për realizim të hetimit kundër dy personave, pasi siç thuhet në njoftim, të njëjtit dyshohet se kanë kryer dhunë të vrazhdë, përcjell TV21.

Siç thuhet në njoftim, dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht, me pinca hidraulike, deri në pavetëdije një person, për të cilin kanë dyshuar se ua ka vjedhur shalqinjtë nga bahçja.

“Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur shalqinj në tokën e të dyshuarit të parë. Me automjet transportues, e kanë përcjell të dëmtuarin derisa ai me automjet ka lëvizur nga Petroveci drejt fshatit Taor, derisa është parkuar në oborrin e shtëpisë së nipit të tij në Oreshan.
Të dyshuarit kanë arritur menjëherë pas tij, kanë dalë nga automjeti dhe e kanë sulmuar. Me dhunë e kanë hequr nga vetura dhe e kanë sulmuar me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup. I dyshuari i dytë ka nxjerrë pinca hidraulike nga kamioni, dhe me ato e ka sulmuar derisa i dëmtuari është rrëzuar pa vetëdije. I kanë shkaktuar lëndime trupore për shkak të së cilave – gjendjes serioze jetësore është hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Me veprimet e dhunshme, tek dëshmitari – nipi i të dëmtuarit dhe në publik kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se duke vlerësuar rrethanat, kundër dy të dyshuarve është propozuar masë e paraburgimit.

Continue Reading

Lajme

MSH: Azir Aliu takon plot 2 qytetarë në ditë për një muaj

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se përmes platformës “Kabinet i hapur”, gjatë muajit të kaluar, ministri Azir Aliu është takuar me gjithsej 80 qytetarë — që i bie mesatarisht 2 qytetarë në ditë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, kabineti e konsideron këtë numër si një “vepër grandioze”, duke reflektuar qasjen elitiste të ministrit ndaj detyrës publike.

Sipas Ministrisë, deri më tani janë trajtuar dhe zgjidhur vetëm 29% e kërkesave të qytetarëve. Për një pjesë tjetër, thuhet se janë të nevojshme përmirësime sistemore, të cilat janë “tashmë të iniciuara”, ndërsa për pjesën e mbetur janë formuar komisione për trajtim më efikas.

Për të marrë pjesë në këto takime, qytetarët duhet të bëjnë regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i hapur”, e cila është në dispozicion në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Shëndetësisë:
👉 https://zdravstvo.gov.mk/

Continue Reading

TOP Lajme