Connect with us

Lajme

Snopçe me “selam” për 2 Gushtin drejtuar kryeministrit Mickoski: Shteti çlirohet me punë, jo me fjalë për duartrokitje

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka shfrytëzuar Ditën e Ilindenit për t’i drejtuar një mesazh të qartë kryeministrit Hristijan Mickoski, pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend.

“Përshëndetje për kryeministrin Mickoski me rastin e 2 Gushtit! Ky është një fragment nga fjalimi im në Kuvend – në gjuhën tuaj amtare, maqedonisht – jo në gjuhën e atyre që ju i përmendët nga e njëjta foltore, për të cilën morët duartrokitje nga deputetët e VMRO-së,” theksoi Snopçe.

Ai kritikoi gjuhën e përdorur nga kryeministri, duke thënë se nuk ndjehet as i obliguar e as i interesuar ta citojë, për shkak të nivelit të papranueshëm të fjalorit të përdorur. Në vend të kësaj, Snopçe i bëri thirrje Mickoskit që të fokusohet në punë konkrete për çlirimin e shtetit nga kapja, si e vetmja rrugë për të ndërtuar një të ardhme me perspektivë.

“Mjaft me fjalë për efekt momental – angazhohu me vepra për një shtet që i shërben qytetarëve, jo pushtetit,” përfundoi ai.https://www.facebook.com/share/v/1EkMcbTwW8/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

Lajme

Taravari: Disa zëvendësministra të VLEN-it shkojnë në punë vetëm një herë në javë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur disa zëvendësministra të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale.

Duke folur në Debat në SHENJA, Taravari tha se një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën.

“Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy herë në javë. Nuk është vetëm një ose dy, janë shtatë,” deklaroi Taravari.

Ai shtoi se vetëm tre prej tyre kanë qenë aktivë dhe kanë treguar interes real për detyrën që mbajnë. “Tre zëvendësministra kanë qenë aktivë, të cilët janë interesuar. Disa nuk kishin as zyra, as veturë zyrtare nuk kishin. Ata e dinë vetë se kush janë,” u shpreh Taravari me ironi. /SHENJA/

Continue Reading

Lajme

Taravari: Omer Ajdini dhe Nexhmedin Sadiku ishin të gatshëm të marrin mbështetjen e BDI-së në Likovë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.

“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se kishte qenë i gatshëm të dilte si kandidat i përbashkët me BDI-në,” u shpreh Taravari.

Ai gjithashtu përmendi rastin e Rexhail Qerimit, duke theksuar se në atë kohë Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe sipas tij, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për ta kundërshtuar mbështetjen ndaj kandidaturave të tilla.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Atmosferë fitoreje në Vrapçisht

Published

on

By

Me entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, mbrëmë në fshatin Vrapçisht u hap shtabi zgjedhor i kandidatit për kryetar komune të Vrapçishtit nga AKI, Isen Shabani, njofton SmartNews

Pritja e ngrohtë dhe përkrahja masive nga banorët u cilësua nga Shabani si një sinjal i qartë fitoreje në zgjedhjet e 19 tetorit.

Shabani falënderoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se kjo atmosferë i jep edhe më shumë forcë për të çuar përpara vizionin e tij për komunën e Vrapçishtit.

Postimi i plotë i Shabanit:

“Atmosferë fitoreje në Vrapçisht!
Faleminderit për përkrahjen e madhe 🤝🏻

#AleancaKombëtarepërIntegrim 4️⃣”, përfundon Shabani./SmartNews.mk/

Continue Reading

TOP Lajme