Connect with us

Lajme

Snopçe: Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë – VLEN, Halil Snopçe në ClickPlus vlerësoi se Maqedonia e Veriut vuan nga pandemia e mosndëshkimit të personave përgjegjës për korrupsion.

Tha se pushteti i kaluar, nuk ka ndëshkuar personat e dyshuar për korrupsion dhe prandaj Maqedonia e Veriut përballet pandemi të korrupsionit.“Kemi pandemi të korrupsionit. Kur përmendet fjala pandemi asocon se diçka është e sëmurë, pra diçka e ngjashme sikurse gjatë Kovidit. Kur kishim pandemi – qytetarët u izoluan, kurse në shtetin tonë, pushtet e kaluara nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e njerëzve përgjegjës për korrupsion… Normalisht, ne patjetër të themi se jemi të sëmurë pra”, tha Halil Snopçe.

Por meqë subjekti të cilit i takon – ASh-ja e Taravarit është në pushtet, si do të veprojë tash e tutje, Snopçe me përgjigje: “Nuk ka program më përparimtar nëse bartësit e proceseve janë të sinqertë, janë të ndershëm dhe janë të moralshëm”.

Continue Reading

Lajme

“Ligji është gati” – Snopçe thotë se “shqiptarët do të jenë më të përfaqësuar në të ardhmen”

Published

on

By

Ligji i ri do të sigurojë përfaqësim më të madh të shqiptarëve, tha deputeti i ASH – VLEN, Halil Snopçe në ClickPlus në TV21.

Ai më tej bëri të ditur se ligjin e ka me vete dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë tribunat për të marrë edhe vlerësimet e OJQ-ve.

“Ligjin e kam këtu. Nuk do ta propozojmë menjëherë. Prej javës së ardhshme do të fillojmë me tribunat që të marrim vërejtjet dhe mendimet e OJQ-ve që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit VMRO-DPMNE. Balancuesi edhe nëse shfuqizohet, kjo punë zgjidhet”, tha Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Halil Snopçe pyet Blerim Bexhetin: A e shpërbleu BDI Sali Murat që e mbau “shqipen” 5 vjet në sirtar?

Published

on

By

Halil Snopçe nga ASh – VLEN ka akuzuar Blerim Bexhetin se BDI ende mban nën kontroll gjykatësit.

Snopçe madje pyeti Bexhetin se mos vallë BDI e shpërbleu Sali Murat, ish kryetarin e Kushtetueses me rolin e deputetit, pasi i njëjti 5 vjet e mbau lëndën në sirtar.

“Ju keni qenë ministër i drejtësisë ku keni zgjedhur gjykatësit. Mendoni se njerëzit dhe qytetarët hanë bari dhe nuk e dinë se ju ende keni impakt te gjykatësit? Ende nuk mund të inicioni procese që u konvenojnë juve?… A keni parë ju ndokund kryetari i Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet deputet? Mos vallë BDI e shpërbleu Sali Murat që e mbajti për 5 vjet lëndën në sirtar dhe aktivizohet në 100 ditët e para të Qeverisë”, pyet Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Nismat në Kushtetuese janë nga BDI-ja! Synimi është shkaktimi i krizës dhe defokusimit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë – VLEN, Halil Snopçe në ClickPlus theksoi se nismat për kushtetutshmërinë e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ajo për balancuesin në Gjykatën Kushtetuese janë nga BDI-ja dhe synimi i tyre është shkaktimi i krizës dhe defokusimit.

Tha se pikërishtë të kësaj kaluare ne mendojmë se trashigimtari edhe të këtyre iniciativave të Gjykatës Kushtetuese qoftë për gjuhën shqipe qoftë për balanserin por qoftë dhe inciativa të tjera psh.Ligji për “Brantitellat” nga ana e LSDM-së, qoftë iniciativa e “Levicës” për interpelancë kundër Kryetarit Afrim Gashi e kështu me rradhë, trashigimtari është BDI-ja.

“Kur them BDI-ja në kuptimin që kjo Gjykatë Kushtetuese që merr këtë iniciativë mos e harojmë të gjithë gjykatësit e kushtetueses janë zgjedhur në kohën kur BDI-ja ka qenë në pushtet. Janë zgjedhur në kohën kur kryetar shteti ka qenë Gjorgji Ivanov dhe e dijmë kontributin e BDI-së në 2009 dhe 2014 sëbashku në bashkëpunim me ish kryeministin Gruevskin se si e zgjodhën Gjorgji Ivanov president shteti. BDI është trashigimtarë i kësaj pune për shkak se kjo çështje është ngrit në vitin 2019 dhe pesë vite ka qëndruar në sirtar”, tha Halil Snopçe.

VIDEO

Continue Reading

TOP Lajme