Lajme
“Smrt za shiptari” në mes të Tetovës

Vazhdojnë provokimet fyese dhe tejet të rënda me përmbajtje urrejtjeje ndëretnike në Tetovë. Së fundmi, në zemër të qytetit është shfaqur mbishkrimi “Smrt za siptari” (Vdekje për shqiptarët), ndërsa paralelisht në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet një simbol nxitës, i lidhur me VMRO-DPMNE, ku një shpatë paraqitet duke i prerë kokën shqiponjës , simbol i ndjeshëm për shqiptarët transmeton Tetovasot.
Ky akt po vlerësohet nga qytetarët si provokim i drejtpërdrejtë, i rrezikshëm dhe me potencial serioz për nxitje të urrejtjes ndëretnike, në një qytet me bashkëjetesë të ndjeshme dhe me histori të dhimbshme përplasjeje.
Aktualisht, ende nuk ka informacione zyrtare për autorin apo autorët e këtij provokimi, ndërsa institucionet kompetente nuk kanë dalë me detaje shtesë informon Tetovasot.
Rasti i sotëm në Tetovë nuk është i izoluar. Vetëm disa ditë më parë, një mbishkrim i ngjashëm “Vdekje për shqiptarët” ishte shfaqur edhe në stadiumin e fshatit Tearcë, çka dëshmon për një trend shqetësues të shtimit të incidenteve me përmbajtje të hapur urrejtjeje.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga organet e rendit dhe drejtësisë, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin e tyre, duke theksuar se akte të tilla nuk janë thjesht grafite apo simbole politike, por mesazhe të drejtpërdrejta nxitëse që rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe harmoninë ndëretnike në Maqedonia e Veriut. /Tetova Sot/
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Lajme
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Lajme
Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Lajme
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht



