Lajme
Selmani: Denion Meidani, më shumë se një ambasador, një vëlla pranë shqiptarëve në RMV

Shkruan Nafie Selmani
Nuk ka të ndalur mbështetja dhe përkushtimi i ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani. Ai e nisi me përkrahjen për fëmijët shqiptarë të Nerovës, Butelit, Manastirit, vazhdoi me mbështetjen për studentët për provimin e jurisprudencës, ndërsa dje në një iftar të përbashkët dëshmoi përkrahje edhe për futbollistët e KF “Bashkimi”
Por ajo që e bën këtë mbështetje të veçantë nuk është vetëm prania formale e tij në aktivitete publike. Është fryma që ai përcjell. Një ndjenjë afërsie, lidhje shpirtërore që tejkalon protokollin diplomatik. Në shumë raste, ambasadorët mbeten figura të distancuara, të kufizuara në ceremoniale dhe deklarata formale. Me Denionin, është ndryshe. Ai është mes njerëzve, pranë nesh, sikur të ishte një familjar, tamam sikurse vëllai mes motrave dhe vëllezërve.
Nuk mbahet mend që një ambasador tjetër i Shqipërisë të jetë familjarizuar kaq shumë me shqiptarët në RMV, duke i trajtuar jo thjesht si bashkëkombës jashtë kufirit shtetëror, por si pjesë të së njëjtës frymë dhe të së njëjtës ndjenjë përkatësie. Denioni na jep ndjesinë sikur shteti amë të mos jetë larg, por pranë, në çdo moment kur shqiptarët kanë nevojë për përkrahje morale dhe institucionale.
Prandaj, pa asnjë teprim, Denioni e meriton plotësisht titullin e një ambasadori që nuk përfaqëson vetëm një shtet, por edhe një lidhje të gjallë shpirtërore mes shqiptarëve.
Mua më vjen keq që Vlenistët të njohur më shumë si “vredistët”, këtë mbështetje e konsiderojnë si politikë ditore, ndërsa atyre të partisë së “minibusit”, Alternativa, mund t’ju pengojë kjo qasje vëllazërore e Denionit. Por ata duhet ta kuptojnë një gjë të thjeshtë se jo çdo shqiptar harron se është shqiptar, dhe jo çdo shqiptar nuk ndihet shqiptar.
Dje
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
Dje
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë
Dje
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s
Dje
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
02
Messi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij te Inter Miami
03
“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
04
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
05
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Mexhiti: Në Bogovinë po realizohen tetë projekte me vlerë mbi 150 milionë denarë

Lajme
Latifi në Zagreb: Interkoneksionet me Shqipërinë dhe Kosovën ndër prioritetet strategjike të MEPSO-s

Lajme
Mickoski për „Alta Banka“: LSDM-ja u gëzohet skenarëve të errëta, ne po përpiqemi me të gjitha forcat të gjejmë zgjidhje

Lajme
Taravari takon ambasadoren amerikane Nicole Varnes: SHBA-ja, partneri ynë kryesor strategjik

Lajme
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht



