Connect with us

Lajme

Reagon aktivisti i BDI-së ndaj Ali Ahmetit: Komandant a me po të njejtët Horra bëjmë kualicion?!

Published

on

Valmir Alili aktivist i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar pas zyrtarizimit të bashkëpunimit koalicionues të Frontit Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili u bë gjatë ditës së sotme ndërsa ditë më parë u bë nënshkrimi i marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Alili përmes një postimi në facebook ia përkujton kreut të BDI-së, Ali Ahmeti deklaratën të cilën e pati thënë në debatin “Click plus” në TV21 se nuk koalicion me horra duke aluduar në partitë më të reja të kampit opozitar shqiptarë.

Postimi i plotë i Valmir Alilit:

“”FRONTI PËR EUROP” 🤝
Si sot më kujtohet një deklarat e Komandantit “POR ME HORRA NUK ULEM” e ndërsa sot me po të njejtët Horra bëjmë kualicion?!?

Kryetar shumë shpejt e harove 2006 dhe 2008.
Shumë shpejt i harove deklaratat e Menduh Thaçit për ushtarët e UCK-së,se janë organizat Teroriste?!?!

Por ne aktivistët nuk mund ti harojm ofendimet,degradimet, torturat që kemi kaluar gjatë udhëheqjes së Pdsh-së.
4500 aktivist,funksionar e mbështetës të BDI-së ngelën në mëshirë të fatit në 2006.
Në 2008 u ndjekshim nga ALLFAT e Menduhit në çdo aktivitet e në çdo përpjekje për të siguruar vota për BDI-në.
Haruat se pat edhe gjakëderdhje, tortura, reket etj etj.

Tani ka ngel vetëm edhe KRYEHORRI z.Sela tju bashkangjitet edhe nrregull jeni.

Unë si Aktivist dhe mbështetës i BDI-së për 22 vite,dua tju them të gjithëve se nuk kam vota për Menduhin i cili e din se i vetëm nuk e kalon as pragun,po ashtu e dinë edhe Zejdi me Arianitin..

Arianiti Sot tha se të vegjëlitë,ndahen e përçahen e të mëdhenjtë bashkohen.
Një pyetje kisha,A nuk ishit ju ai i cili u nda nga Besa,a nuk ishit ju njeriu më i përkëdhelur në Besa dhe po Ai që pati më së shumti privilegje?!?

Më mirë Humbës e façebardhë me Opozitën se sa fitues e Ftyrëzi me Europën e koruptuar….”, shkruan akstivisti i BDI-së, Valmir Alili.

Continue Reading

Lajme

ASH: 300 vendet për specializantë – rezultat i punës së Taravarit, jo i “ministrit digjital”

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët me keqardhje konstaton se Ministri aktual i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vijon të mashtrojë opinionin publik me rikiciklime të projekteve tashmë të përfunduara nga paraardhësit e tij, në vend se të ofrojë ndonjë qasje konkrete, profesionale dhe me impakt në sektorin jetik të shëndetësisë.

Deklarata e fundit e ministrit Aliu për hapjen e 300 vendeve të reja të lira për kuadro nga radhët e specializantëve privatë është vetëm përpjekje për të marrë lavdinë e një pune që tashmë është përgatitur, inicuar dhe proceduar nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari.

Është e pakuptimtë që një ministër të sillet si zëdhënës i projekteve të paraardhësve të tij, duke mohuar kontributin e tyre dhe duke përvetësuar punën e kryer nga të tjerët.

Që nga dita e emërimit, z. Aliu më shumë është marrë me vizita protokollare e fotografo-seanca në spitale, se sa me sfidat reale që përjeton sistemi ynë shëndetësor. Nga gafa me parkingjet në hotele private për stafin mjekësor, deri te deklaratat bombastike për “digjitalizimin e sistemit”, një proces që është përmbyllur vite më parë, z. Aliu po dëshmon se është i shkëputur nga realiteti i profesionistëve të shëndetit.

I vetmi aktivitet konkret që mund t’i faturohet kabinetit të tij është punësimi i familjarëve, miqve, duke kthyer kështu Ministrinë e Shëndetësisë në një degë të nepotizmit politik dhe jo të reformës institucionale.

Aleanca për Shqiptarët thekson se shëndetësia nuk është ekuacion digjital dhe aq më pak një zyrë për marketing personal. Nëse ministri Aliu vazhdon me këtë retorikë dhe qasje deri në fund të mandatit të përkohshëm të kësaj qeverie teknike, historia do ta regjistrojë si një nga ministrat më joprofesionalë dhe më të padukshëm në funksionin që i është besuar ndonjëherë.

Shëndetësia kërkon përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm – jo shfaqje për media, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Qyteti i Shkupit: Prokuroria ka proceduar me rastin e denoncimit të parë për komunën e Çairit

Published

on

By

Qyteti i Shkupit sot bëri të ditur se Prokuroria ka filluar procedurën pas raportit të parë për parregullsitë e mundshme me legalizimin e ndërtesave në komunën e Çairit.

“Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë me falsifikimet. Tashmë ka edhe dy procedura që më parë janë iniciuar kundër Visar Ganiut prej të cilave e para është për falsifikim të tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime dhe e dyta për një rast tjetër ku në mënyrë joligjore kanë legalizuar me një bashkëpunëtor tjetër”, thonë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit presin që edhe Prokuroria themelore publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër, siç thonë ata, “bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit”.

“Gjithashtu presim që Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit e cila mundësoi ndërtimin e paligjshëm të objekteve të PASIGURTA me para të zeza nga burime jolegale, ndërtesa të cilat u regjistruan në emër të personave që kinse kanë ndërtuar në 5, 6, 10 dhe 11 vjet, ndërsa tani janë milionerë!, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Lëvizja Besa mundën ta bllokojnë ligjin për regjistrim, por nuk e bënë! E VOTUAN!

Published

on

By

Pas dy postimeve të fundit të deputetit Halil Snopçe në lidhje me votimin e ligjit për regjistrim në vitin 2021, kanë pasuar shumë reagime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë shprehur habi për informacionet e publikuara. Deputeti Snopçe thotë se është koha për të vendosur faktet në vend dhe për të ndalur shtrembërimin e realitetit.

“Në atë kohë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – me të cilën ishim në koalicion – ishin të vetmet forca politike shqiptare që kundërshtuan hapur ligjin për regjistrim, i cili përfshinte edhe metodologjinë që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese”, thekson Snopçe.

Ai kujton se ishte ndër deputetët më të zëshëm në kundërshtimin e këtij ligji, si në Kuvend, ashtu edhe në emisione televizive përballë përfaqësuesve të Entit Shtetëror të Statistikave. “Kushdo mund t’i kthehet arkivave dhe ta verifikojë këtë. Madje, disa deklarata të mia kanë mbetur si më të shikuarat në mediat online për atë periudhë,” – shton ai.

Sipas Snopçes, edhe pse koalicioni ASH-Alternativa ishte kundër, nuk arriti të bindë partitë tjera shqiptare që të veprojnë njësoj. “Fakt është se Lëvizja Besa dhe BDI, përfshirë edhe deputetin Izet Mexhiti, në atë kohë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, e përkrahën ligjin,” thekson deputeti.

Ligji për regjistrim u votua në seancën e 29-të të mandatit të kaluar, me 62 vota për, dhe për të kaluar u desh edhe mbështetja e 29 deputetëve të etnive jomaqedonase, për shkak të shumicës së Badinterit. Por Snopçe thekson se pa votat e Lëvizjes Besa, ligji nuk do të kalonte, sepse nuk do të arrihej minimumi prej 61 votash.

“Kush sot del dhe kritikon ligjin për regjistrim, duhet së pari të kërkojë falje për përkrahjen që i ka dhënë në vitin 2021. Sa faj ka BDI, ka Lëvizja Besa dhe Izet Mexhiti,” përfundon Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme