Connect with us

Lajme

Ramadani: Populli e njeh mirë “Frontin me dezertorë”!

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se populli tanimë i njeh mirë figurat dhe të bëmat e “Front me dezertorë”. Sipas tij, opozita shqiptare sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenarë, aq më shumë po iu shtohen “non gratat”.

“Mashtrimi i radhës i të ashtuquajturit ‘Front me dezertorë’ nuk kalon! Populli i njeh mirë figurat dhe të bëmat e tyre – loja e tyre është zbuluar prej kohësh. Sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenare të rreme, aq më shumë po shtohen ‘non gratat’. Për pushtet nuk kanë turp as të koalicionojnë me “Levicën” në qytetin e Shkupit, një parti që deri dje e shpallnin si të papranueshme dhe të dëmshme për shqiptarët! Ne nuk do të lejojmë që lojërat e vjetra të vazhdojnë. E vërteta është e qartë dhe asnjë shpifje nuk mund ta mbulojë atë. Shkarkimet pa baza dhe manipulimet ishin mjeti i tyre për të mbajtur pushtetin, por ajo epokë ka mbaruar! Zëri i drejtësisë dhe i së vërtetës do të triumfojë mbi këtë mjegull të shpifjeve politike! Kjo është ora e fundit e mashtrimeve! Koha për përgjegjësi dhe përballje me të vërtetën çdo ditë e më shumë po afron!”, ka shkruar Blerant Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Bie poshtë anketa e VLEN-it, është mashtrim. IHC nuk egziston askund!

Published

on

By

Anketa e fundit e publikuar nga portalet pro-VLEN, kinse nga “Instituti për Hulumtim dhe Komunikim”, është një mashtrim i pastër. Portali TetovaSot ka verifikuar këtë institucion, por ai nuk ekziston askund, nuk figuron në asnjë adresë zyrtare regjistrimi dhe nuk ka as webfaqe. Kjo dëshmon se anketa e ashtuquajtur e IHC-së është një fabrikim i qëllimshëm, i përhapur nga zyra e VLEN-it.

Sipas kësaj ankete të rreme, VLEN fiton të gjitha komunat, ndërsa Fronti Kombëtar i humb të gjitha. Kjo bie ndesh me realitetin në terren. Pasi e ndiejnë humbjen e afërt, VLEN-i është kapluar nga paniku dhe kjo është tashmë anketa e dytë mashtruese pas asaj të publikuar nga UBO.

Nga ana tjetër, anketa e MKD-së e publikuar edhe në Europe Electe VLEN ka rënie drastike ndërsa Fronti Kombëtar dhe BDI fitojnë bindshëm në shumicën e komunave shqiptare./TS/

Continue Reading

Lajme

Ramadani në Çashkë takon strukturat e ASH-së së bashku me koordinatorin e zonës 3, Bajram Aliun

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani së bashku me koordinatorin e zonës 3, Bujar Aliun kanë vizituar Çashkën ku janë takuar me strukturat e ASH-së në këtë pjesë, shkruan Top24

Bashkë me koordinatorin e Zonës 3, Bajram Aliun, sot vizituam strukturat e ASH-së në Çashkë, prej nga u zgjodh me mbështetje të plotë Enver Beluli si shef i shtabit zgjedhor.
Me njerëz të përkushtuar si Enveri, jemi të bindur se Çashka do të jetë shembull organizimi dhe pjesë e rëndësishme e fitores sonë në Tetor!

Continue Reading

Lajme

Pensionistët të zhgënjyer: rritja prej 1,000 denarësh nuk e zbut koston e lartë të jetesës

Published

on

By

Njoftimi i autoriteteve për rritjen e pensioneve me 1,000 denarë në vjeshtë dhe po aq në pranverë nuk i përmbushi pritshmëritë e pensionistëve. Ata thonë pensionet nuk iu dalin as për gjërat më themelore, ndërsa çmimet po rriten dhe standardi i jetesës po fundoset.

Anketë
“1000 denarë? Asgjë. 1000 denarë asgjë. “

“Nuk jemi të kënaqur, çmimet e artikujve rriten vazhdimisht. Ata vetëm thonë se do ti ulin çmimet, por çmimet vetëm po rriten ”

“1000 denarë? Nuk jemi të kënaqur. Mbi 500 euro, të kalojmë disi. Ato duhet të zvogëlohen. Nuk mund të mbijetosh kështu. ”

“Rritja është e vogël. U desh të punohet më shumë për ngrirje të çmimeve. Tani isha në treg, gjithçka është më e shtrenjtë dhe nuk mora asgjë. Dua të them se gjërat dikur ishin më shumë nën kontroll, tani ka më pak kontrolle mbi çmimet dhe standardi po përkeqësohet. ”

Nga LSDM akuzojnë se pensionistët janë mashtruar rëndë nga VMRO-DPMNE, sepse nuk ka rritje të pensioneve prej 2,500 denarë, por paralajmërim për rritje të pensioneve prej vetëm 1,000 denarë

“DPMNE tha se pensionistëve me metodologjinë u është dhënë 5% të mjerueshme dhe kjo është më pak se 5%. Pensionistët mashtrohen rëndë – rritja e premtuar prej 2,500 denarë u shndërrua në simbolike 1,000 denarë. A duhet të trajtohet ekzistenca e bashkëqytetarëve tanë më të moshuar me një qëndrim kaq të poshtëruar? Sigurisht që jo. Përgjigja për pensionistët duhet të jepet nga VMRO-DPMNE – pse ata premtuan një gjë iu dha diçka poshtëruese, pra asgjë? “, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

VMRO-DPMNE thotë se LSDM-ja duhet të ndalojë manipulimin, duke shtuar se kur bëhet fjalë për pensionistët, ata ishin të parët që i neglizhuan me pensione më të ulëta.

“LSD ka mashtruar çdo kategori qytetarësh në vend. Tani, përmes konferencave të tilla për shtyp, përsëri po përpiqet të manipulojë faktet. Kur bëhet fjalë për pensionistët, LSD neglizhoi ata me pensionet më të ulëta. VMRO-DPMNE rriti pensionet e pensionistëve me 5,000 denarë në mënyrë lineare dhe kjo vlen për të gjithë pensionistët, në një vit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Vitin e kaluar, përmes një rritjeje lineare të pensioneve, mbi 300,000 pensionistë morën një rritje prej 5,000 denarësh./Alsat.mk

Continue Reading

TOP Lajme