Connect with us

Lajme

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Published

on

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët. Por ajo që nuk u tha – dhe që është thelbi i lajmit – është kujti i takoi ai një vend pune.

Burime të sigurta konfirmojnë se i vetmi punësim për shqiptarët është ndarë për Teuta Arifin, vajzën e Latif Arifit, një figurë publike e njohur për sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës shqiptare, kryeministrit Edi Rama, ambasadorit Denion Meidani.

Latif Arifi, i cili vetëpozicionohet si “zëri i shqiptarëve të ndershëm”, është edhe drejtues i portalit “Fol”, nga ku – me gjuhë të papërmbajtur – lëshon çdo ditë “armë bërthamore” propagandistike, për të mbrojtur linjën politike të VMRO-DPMNE-së dhe për të sulmuar çdo shqiptar që nuk i përshtatet këtij narrativi.

Punësimi i vajzës së tij vjen pikërisht në këtë kontekst – në një ministri ku 8 pozita do të duhej të ishin të dedikuara për shqiptarët, bazuar në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa në praktikë, i vetmi vend është përdorur si shpërblim politik për besnikëri mediatike.

Ironikisht, në shkrimin e tij të fundit, Latif Arifi thotë:

“Mos na shisni turpin tuaj për patriotizëm, shqiptarët nuk jetojnë më me mashtrime.”

Ndërkohë që ky “patriotizëm” i tij rezulton të jetë shumë i përkthyeshëm – në vende pune për familjarët, në pushtet, me zero llogaridhënie.

Rasti shton edhe një kapitull të ri në listën e punësimeve klienteliste të qeverisë së re, ku shqiptarët vazhdojnë të përjashtohen, përveç kur shërbejnë si zëdhënës të politikave maqedonase me emra shqiptarë.

Kjo nuk është thjesht ironi. Kjo është maskaradë.

Continue Reading

Lajme

Xhezairi për Flaka: VLEN-i i përkrahur nga Kurti ka dështuar – Mickoski po realizon Maqedoninë e maqedonasve

Published

on

By

Gazetari dhe analisti politik Seladin Xhezairi, në një prononcim për Flaka, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe efektet e bashkëqeverisjes së koalicionit VLEN me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in. Sipas tij, grupimi politik që gëzon përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dështuar në përmbushjen e pritshmërive, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Driton Zenku

“Në gjykimin tim, grupimi politik që ka mbështetjen e Prishtinës zyrtare, të LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, dështoi si në planin e brendshëm – kemi një degradim të interesave shqiptare – ashtu edhe në atë të jashtëm,” thekson Xhezairi.

Ai nënvizon se negociatat për anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Evropian vijojnë të mbeten të bllokuara, për shkak të mungesës së ndryshimeve kushtetuese, përfshirë futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

“Negociatat për aderim me të drejta të plota në BE vazhdojnë të mbeten të bllokuara për mungesë të ndryshimit të Kushtetutës dhe futjes edhe të bullgarëve në të,” shton ai.

Në vlerësimin e Xhezairit, ndërsa VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë pa pengesa programin e tyre shtetformues, katër partitë politike shqiptare në pushtet nuk po arrijnë të mbrojnë interesat e komunitetit që përfaqësojnë.

“Fitohet përshtypja se partia VMRO-DPMNE dhe kreu i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë në plotëni programin e tyre parazgjedhor, duke e bërë Maqedoninë – të maqedonasve, ndërsa katër subjektet politike shqiptare duket se u vetëmjaftojnë vetëm postet që ushtrojnë!” përfundon Xhezairi.

Ky vlerësim i ashpër i analistit vjen në një kohë të tensionuar politike, kur rezultatet e sondazheve të fundit po tregojnë një zhgënjim të qartë të elektoratit shqiptar me përfaqësuesit e tij në pushtet. Flaka

Continue Reading

Lajme

“Vera e Ohrit” nuk flet as nuk këndon shqip!

Published

on

By

Shkruan: Emin Azemi

Mbrëmë është hapur manifestimi kulturor VERA E OHRIT, ku i pranishëm në hapjen solemne ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Dikush që e ka pa z. Begaj, ka pritur që VERA e OHRIT në programin e saj do të ketë edhe ndonjë ngjarje teatrore apo muzikore edhe në gjuhën shqipe.

Mirëpo pritjet dolën të kota, sepse sipas programit të mëposhtëm, VERA E OHRIT sivjet as nuk do të deklamojë, as nuk do të këndojë në gjuhën shqipe.

Për një konceptim të tillë programor, kompetent janë drejtuesit e këtij festivali, por, përtej kësaj, është e pakuptimt që në një manifestim të tillë që financohet nga shteti, të bëhet një analshkalim kaq flagrant i kulturës shqiptare. Dalngadalë, por sigurt, po ndodhë një rrudhje, një reduktim i gjithë asaj që quhet pjesëmarrje proporcionale ose hise e kulturës shqiptare në Maqedoni…..
VERA E OHRIT sivjet është dëshmia më e mirë e kësaj rrudhjeje…..

Arsyet pse ka ndodhur kjo, nuk do t’i dijnë vetëm ata që nuk janë të mësuar me dreqnillëqet e politikës….Por, të gjithë dreqëririt e politikës, si zakonisht, do ta japin versionin e tyre të arsyetimeve….
Ja programi:

12/07/2025 (21:00) Ceremonia e hapjes së Festivalit të Verës së Ohrit 2025

Programi muzikor “Transformimi i Shqisave”
Teatri antik

13/07/2025 ( 21:00) – Shfaqje teatrale – Monodrama “Të gjitha gjërat më të bukura” nga Duncan McMillan Programi i Dramës
14/07/2025 ( 21:00 ) –Mbrëmja Çeke – Lukas Vondracek – program muzikor për piano
15/07/2025 ( 21:00 ) — Mbrëmja e BE-së; Kuarteti “Modigliani”, program Francemusic
16/07/2025 (21:00) -Mbrëmje Austriake – Kuinteti i Harqeve i Orkestrës Simfonike Tiroleane nga Programi Muzikor i Innsbruck-ut
17/07/2025 (21:00) – Shfaqje teatrale “12” bazuar në motivet e “12 Burrave të Zemëruar” nga Reginald Rose. Program dramatik.
18/07/2025 (21:00) – Mbrëmje lituaneze e muzikës dhe artit; Dyshja e pianos: Rokas Zubovas dhe Sonata Devejkite – Zuboviene; Ekspozita artistike: Riprodhime pikturash nga Mikalojus Konstantinas Programi muzikor Čiurlionis
19/07/2025 (21:00)- Ansambli “Rey”, Turqi, program muzikor

20/07/2025 (21:00) – Koncert “Libertango” i programit muzikor të Orkestrës së Institutit FAME’S
21/07/2025 ( 21:00) -Daniel Müller-Schott – violonçel, program muzikor i Gjermanisë
22/07/2025 ( 21:00 ) – Lukasz Dlugosz – flaut, Poloni Andrzej Jungiewicz – program muzikor piano
23/07/2025 ( 21:00) – Premierë e shfaqjes teatrale “Amadeus” nga Peter Schafer Programi i Dramës
24/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Italiane – Programi Muzikor i Filarmonisë së Bolonjës
25/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Greke – Danae Dorken – program muzikor për piano
26/07/2025 (21:00) – Mbrëmje Holandeze – Kuarteti i Harqeve i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw Programi Muzikor
27/07/2025 (21:00) – Ansambli Consonance – Programi muzikor “Mozaik”
28/07/2025 ( 21:00) -Emir Imerov – violinë, Maqedoni; Vag Papian – piano, Programi Muzikor i Izraelit
29/07/2025 ( 21:00) – Koncert i Orkestrës së Dhomës së MMM-së “Sasha Nikolovski- Gjumar”, Programi Muzikor Maqedonas
30/07/2025 ( 21:00 ) Mbrëmje kroate; Programi muzikor i Solistëve të Zagrebit
31/07/2025 ( 21:00) – Koncert Damjan Pejcinovski – kitarë, Programi muzikor maqedonas
02/08/2025 (20:00)- Shfaqje teatrale për fëmijë “Koncert i Bandave 5+” Prodhim i OHO-së.

Continue Reading

Lajme

Seladin Xhezairi për Flaka: VLEN po sanksionohet nga qytetarët – çmimi do të dihet në vjeshtë!

Published

on

By

Gazetari dhe analisti Seladin Xhezairi komenton për Flaka sondazhin më të fundit të Market Vision, duke e cilësuar si pasqyrë të zhgënjimit ndaj qeverisjes së VLEN-it me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in.

Driton Zenku

Në një prononcim për Flaka, gazetari dhe analisti i njohur Seladin Xhezairi ka komentuar rezultatet e sondazhit më të fundit të publikuar nga MKD.mk në bashkëpunim me agjencinë Market Vision, duke theksuar se shifrat reflektojnë realitetin politik dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit shqiptar ndaj koalicionit qeverisës VLEN.

“Sondazhet reflektojnë zbythjen dhe zhgënjimin e shqiptarëve”

“Këto si dhe sondazhe të mëhershme, përkojnë me realitetin nëpër të cilin po kalon Maqedonia e Veriut, përkatësisht ato, kur është fjala për shqiptarët, reflektojnë zhgënjimin e votuesve me ata që në zgjedhjet e fundit premtuan shumëçka, ndërsa pas më shumë se një viti qeverisjeje me VMRO-DPMNE-në dhe ZNAM-in, kemi një zbythje që po sanksionohet edhe përmes këtyre sondazheve,” thotë Xhezairi.

Sipas tij, grupimi që gëzonte përkrahjen e Prishtinës zyrtare dhe kryeministrit Kurti, ka dështuar në të dyja frontet – të brendshëm dhe ndërkombëtarisht.

“Në gjykimin tim, grupimi politik që ka mbështetjen e LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, dështoi si në planin e brendshëm – kemi një degradim të interesave shqiptare – ashtu edhe në atë të jashtëm, ku negociatat për aderim të plotë në BE mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së ndryshimeve kushtetuese. Fitohet përshtypja se partia VMRO-DPMNE dhe kreu i saj, kryeministri Hristijan Mickoski, po e realizojnë në plotëni programin e tyre parazgjedhor, duke e bërë Maqedoninë – të maqedonasve, ndërsa katër subjektet shqiptare duket se vetëm janë të kënaqura me postet që ushtrojnë,” deklaron Xhezairi.

Nga analiza e Seladin Xhezairit del qartë se sondazhi i fundit nuk është i rastësishëm, por një pasqyrim i tendencave në rënie të mbështetjes për koalicionin VLEN. Zhgënjimi i votuesve shqiptarë ndaj performancës qeverisëse, dështimi për të avancuar interesat kombëtare dhe përmbushja e agjendës së VMRO-DPMNE-së në dëm të përfaqësimit të shqiptarëve janë faktorët kyç që kanë ndikuar në këtë zbythje. Flaka

Continue Reading

TOP Lajme