Smart News

“Punësime fiktive dhe statistika mashtruese” – Taravari kritikon qeverinë për diskriminim ndaj shqiptarëve në administratë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka akuzuar qeverinë se po manipulon me të dhënat e punësimeve në administratë dhe se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen rëndë në këtë sektor.

“Thonë se janë punësuar 20.000 persona. Epo mirë, le të kontrollojmë statistikat – nga këta, më pak se 1.000 janë shqiptarë. Dhe shumica e atyre që janë punësuar, janë vetëm në letër!” – deklaroi Taravari, përcjell PressOnline.al

Ai shtoi se pavarësisht zotimeve për barazi dhe përfaqësim proporcional, qeveria aktuale ka dështuar në çdo drejtim dhe shqiptarët janë në pozitën më të keqe në 20 vitet e fundit.

“Në çdo institucion shtetëror, në çdo drejtori, shqiptarët janë margjinalizuar. Kjo nuk është reformë – kjo është padrejtësi,” – u shpreh ai.

Taravari paralajmëroi se Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë më përballë këtij realiteti dhe do të insistojë në rivendosjen e barazisë dhe meritokracisë në administratë.

Exit mobile version