Connect with us

Lajme

Profesori universitar Arianit Reka zgjidhet kryetar i Akademisë Politike të ASH-së

Published

on

Me Akademinë politike të ASH-së do të udhëheq profesori i mirënjohur universitar Arianit Reka.

Reka është zgjedhur me vota unanime nga ana e kuvendarët të pranishëm në kuvendin e ASH-së që mbahet sot në Strugë.

Continue Reading

Lajme

Fiasko, apeli i Valdet Xhaferit has në veshë të shurdhër të gostivarasve

Published

on

By

Ishte kryetari i degës së partisë non grata në Gostivat, Valdet Xhaferi që thirri përmes mediave qytetarët e Gostivarit të mblidhjeshin para komunës së Gostivarit.

Për habinë e tyre, të hënën në ora 10:00 kur filloi seanca e këshillit komunal, asnjë qytetar i Gostivarit nuk u shfaq aty.

Neglizhenca e qytetarëve për t’u përgjigjur atyre që përmes kauzave fallco dëshirojnë të mbulojnë skandalet e tyre milionëshe, është treguesi më i mirë që partia non grata tashmë është kuptuar drejtë nga qytetarët, vetëdija e të cilëve është e lartë dhe nuk jepen mish për top për të amnistuar zyrtarët e kësaj partie që çdo ditë mbushin listën e zezë amerikane dhe dyert e Gjykatave të vendit.

Continue Reading

Lajme

Drejtori Nexhmedin Sadiku përmirëson kushtet e punës në Drejtorinë e Rezervave të Detyrueshme Naftës

Published

on

By

Në kuadër të angazhimit të tij për rritjen e efikasitetit dhe krijimin e një mjedisi pune më të përshtatshëm për stafin, drejtori Nexhmedin Sadiku ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në Drejtorinë e Rezervave të Naftës.

Përmirësimet përfshijnë:

Ndryshimi i lokacionit dhe marrja e zyrave të reja tek ministria e Energjetikës ofron hapësira më të rehatshme dhe të pajisura me teknologji të avancuar.

Investimin në infrastrukturë për të siguruar mbarëvajtjen e punës dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe palëve të interesuara.

Krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim, duke nxitur një kulturë të punës ekipore dhe inovacionit.

Këto iniciativa janë pjesë e një strategjie afatgjatë për ta bërë Drejtorinë e Rezervave të Naftës një model të menaxhimit efikas dhe një institucion të orientuar drejt rezultateve.

“Ky hap reflekton përkushtimin tonë për të ofruar kushte të mira pune për ekipin dhe për të përmbushur detyrimet tona me profesionalizëm dhe përgjegjësi,” theksoi drejtori Nexhmedin Sadiku.

Ky projekt është një dëshmi e vizionit të drejtuesit dhe përkushtimit të tij për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Continue Reading

Lajme

Zëdhënësja Venera Azizi: Qeveria po ndërton transparencë që do të krijojë besim

Published

on

By

Sot Qeveria bëri një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimit me mediat – rekomanduam që NP Gazeta Zyrtare të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të qasjes elektronike falas në buletinin zyrtar për mediat dhe gazetarët.

“Ne besojmë se qasja në informacionet relevante përkatës është themeli për një shoqëri të fuqishme dhe të informuar. Prandaj, në një dialog të hapur me shoqatat e gazetarëve, punonjësit e medias dhe sindikatat, ne së bashku zhvillojmë zgjidhje që do të sjellin qasje dhe transparencë më të madhe”, ka informuar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Ajo më tej ka shton: “Vizioni ynë është i qartë – një nivel i ri bashkëpunimi dhe besimi me median, me qëllim që çdo qytetar të ketë informacione të sakta dhe në kohë!”

Azizi ka shtuar se po punojnë me përkushtim për komunikim më të mirë dhe menaxhim më të përgjegjshëm.

Continue Reading

TOP Lajme