Connect with us

Lajme

Prifti i ulur në rresht të parë, krah Ali Ahmetit, hoxha në rreshtin e fundit

Published

on

Dita e martë, është ditë si krejt ditët e tjera, në Gostivar është ditë pazari, por në Zagreb të Kroacisë dita e martë ishte më ndryshe,atë ditë ka qenë në vizitë shefi i opozitës shhqiptare z.Ali Ahmeti i cili ka kampanjën për t’u bërë ,,zijaret,, shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut që jetojnë atje , dhe kjo, pas 20 vite është edhe për t’u përshëndetur, bile me vete paska pasur edhe Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e R.M. së Veriut z.Milaim Fetai, sic e vërejmë nga prezenca, lehtë mund të konstatojmë se Ali Ahmeti u bojkotua nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në Kroaci, nga numri i përgjithshëm që duken në ketë foto as 20 % nuk janë nga Maqedonia e Veriut.

Ajo që duket dhe për ne shqiptarët është pasuri, shihet një Prift katolik i cili është i ulur në rend të parë, ashtu edhe duhet, por, poashtu shihet në prapavi edhe një hoxhë z.Mevludi Arslani nga Struga, i cili bart shum funksione në Kroaci, është hoxhë, drejtor i Gjimnazit prestigjioz në Zagreb, dhe poashtu është edhe zv.Mufti për Kroaci…

z.Ahmeti, cka ju pengon Juve hoxha… ?
Me që e shohim se shqiptarët Ju bojkotojnë kudo që shkoni, pasi që ata të Maqedonisë Ju njohin, kurse një pjesë nga këta të Kosovës në Kroaci ende janë antar të LPK-së dhe ju përkdhelin… kjo bile është mirë,po ckeni me tjerët?

Ne e shohim, e keni humbur rrugën në oborrin Tuaj,…lirohuni…Mjaft i patët 20 vite, lëshoni hapsirë për të tjerët…sa është herët! Shqiptarët ju treguan që koha e juaj kaloi.. prandaj ALI AHMETI, MJAFT MË..IK ALI !

Continue Reading

Lajme

Ramdani: Me aktivistët e palëkundur, Saraji me kryetarin Taravari shkon drejt fitores

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte ka takuar strukturat dhe aktivin politik të Sarajit në kuadër të fushatës “Tetori është afër”.

Pritja ka qenë madhështore, të cilën e konfirmon edhe Sekretari Organizativ i ASH, Blerant Ramadani i cili vjen nga komuna e Sarajit, e i cili thotë se fytyrat e vërteta të ASH-së janë me kryetarin Arben Taravari.

“Sonte, në zemër të Sarajit, bashkë me kryetarin Arben Taravari, zhvilluam një takim me strukturat e ASH-së në Saraj! Aktivistët tanë të palëkundur, fytyrat e vërteta të Aleancës, e mbushën sallën me entuziazëm, dashuri dhe besim. Të tillë janë njerëzit e Sarajit, krenarë, të vendosur dhe të gatshëm për të mbrojtur të drejtën dhe për të ndërtuar një të nesërme më të mirë për çdo shqiptar”, shkruan Ramadani në rrjetet sociale.

Ramadani më tej thekson se ky takim u ka treguar qartë se fryma e Aleancës është e fuqishme, idealet e saj janë të pastra, dhe rruga e tyre është drejt fitores.

“Sot nuk folëm vetëm për zgjedhje, por për një mision. Një mision për ta rikthyer dinjitetin, për ta ndërtuar një qeverisje që del nga populli dhe punon për popullin.
Me Taravarin në krye dhe me secilin prej jush krah për krah, bashkë do të shkruajmë një kapitull të ndritshëm!”.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetaut i rofshin “shokët e dostllarët”

Published

on

By

Ish kryetari i kuvendit të ASH-së së Arben Taravarit shoku i Dardan Molliqajt, Arben Fetau i aratisur nga ASH-ja mbrëmë mbajti një farsë për të arsyetuar veten para Adnan Azizit si shef shtabit zgjedhorë dhe para Izet Mexhitit si premtues i pozicioneve të tij.

Fetahu mbrëmë kishte mbledhur në kumanovë ca miq e dostllar nga disa vende të ndryshme të komunës së Kumanovës dhe ca të ardhur nga vende të tjera.

Por kush ishin shokët e dostat e Arben Fetau-t?

Kumanovë: Nëndega e Nakushtak 2, Ropalcë 2 veta, Vishtic 0, Mateç 0, Hotël 0, Likovë 0, Orizare 5, Sllupçan 20, Veta, Opaj 8 persona, Llojan 0, Vaksicë 0.

Struga:4

Gostivar:3

Tetovë: 4

Të magjepsur nga spektakli, kontaktuam degët e ASH-së së Arben Taravarit dhe ASH-së së Selës por fatkeqsisht askush nuk i njeh dostat e Fetaut. Në këtë vij një burim në kushte anonimiteti thekson se disa nga të pranishmit ishin vetëm statist dhe me gjasë duhet të kenë qenë nga Maqedonia Lindore.

Por, Arben Fetau nuk e fsheh dot dëshprimin dhe rrugën që gaboi duke braktisur “vëllaun” dhe duke mbetur për disa muaj zëvendëskryeministër dhe kolegë me Stoilkoviqin.

Continue Reading

Lajme

MPB: Leje për udhëtim jashtë vendit për të mitur do të jepen nga ora 8 deri në 18:00

Published

on

By

Për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e RTVM-së) për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për të mitur” (fëmijë nën 14 vjeç) do të punojë nga ora 08:00 deri në orën 18:00, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Continue Reading

TOP Lajme