Connect with us

Lajme

Prenxhov: BDI ka kërkuar të jetë pjesë e qeverisë me vetëm katër ministra dhe pa kryetar të Kuvendit

Published

on

Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj” në Tv 24 tregojnë se qeveria dhe koalicioni kanë katër shtylla, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, përmirësimin e ekonomisë, përshpejtimin e integrimit evropian dhe zhvillimin e balancuar rajonal.

“Ne kujdesemi për të gjitha bashkësitë etnike. Detyra kryesore e qeverisë është të ketë pikëpamje promaqedonase, gjegjësisht çdo ministër të kujdeset për shtetin dhe qytetarët. BDI-ja nuk duhet të bëjë temë nga diçka që nuk ekziston, që është se kanë pranuar dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e kësaj qeverie me vetëm katër ministra, pa kryetar të Kuvendit dhe nëse dikush do ta pranonte këtë nuk do ta përmendnin Stoilkoviqin. Unë jam i kënaqur me përbërjen e qeverisë, sepse kjo është hera e parë që qeveria merr mbështetje dhe legjitimitet të gjerë popullor”, tha Prenxhov.

Continue Reading

Lajme

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Published

on

By

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta, njofton Top24

“24 vite nga Marrëveshja e Ohrit.

24 vite paqe, bashkëjetesë dhe ndërtim i një shteti për të gjithë.
Shumë më shumë se një marrëveshje e së shkuarës — një angazhim i përditshëm për një të ardhme europiane, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Marrëveshja e Ohrit mbetet një nga momentet më përcaktuese në historinë politike të Maqedonisë së Veriut, një gur themeli i shtetit modern.
Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet, të zbatohet, të avancohet dhe të mbrohet si një vlerë e përbashkët për paqe dhe bashkëjetesë.
#MarrëveshjaEOhrit #24Vjet #Paqe #Bashkëjetesë #ShtetiPërTëGjithë #Ballkani #EArdhmjaEuropiane“, tha ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Duhet ta vazhdojmë mesazhin e MO-së, të punojmë bashkë dhe pa ndasi

Published

on

By

Blerat Ramadani nga ASh ka folur në manifestimin për shënimin e 24-vjetorit të MO-së, njofton Top24

Ai tha se Marrëveshja e Ohrit ka pasur mesazhin kryesor barazinë dhe të drejtën dhe sipas tij kjo duhet të vazhdojë t’i udhëheq politikanët shqiptarë.

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu nuk e mbajti fjalën, u pezullua procedura e punësimeve në Spitalin e Tetovës për shkak të zgjedhjeve

Published

on

By

Kaloi një muaj e gjysmë dhe statusi i punës së infermierëve në Tetovë nuk u zgjidh siç premtoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu. Ndonëse konkursi u hap para disa ditëve, procedura është pezulluar për shkak të zgjedhjeve lokale. Kritikuan nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, shkruan Portalb.mk.

Procedura e punësimeve në Spitalin e Tetovës është pezulluar për shkak të zgjedhjeve lokale.

Ndonëse ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në qershor me shumë bindje premtoi se brenda një muaji e gjysmë pritet të zgjidhet statusi i punës së personelit mjekësor të Tetovës, kjo nuk u bë brenda kësaj kohe.

Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ata thonë se Azir Aliu ka mashtruar publikisht.

Genc Selmani nga ASh-ja tha se procesi është në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi.

“Ligji është i qartë – pas shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të ketë punësime të reja përveç rasteve urgjente dhe të pashmangshme. Punësimi i stafit mjekësor nuk është urgjencë ligjore kur ekziston personel me kontrata aktive,” theksoi Selmani.

Ai e akuzoi ministrin se e ka përdorur situatën për qëllime elektorale.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se procedura e punësimeve është pezulluar për shkak të shpalljes së zgjedhjeve lokale dhe menjëherë pas përfundimit të tyre, i gjithë procesi do të përfundojë dhe të gjithë do të marrin vendime.

“Me njoftime të pabazuara dhe duke përdorur informacione të rreme, po i shkaktohet dëm Ministrisë së Shëndetësisë si institucion dhe, për fat të keq, po krijohet panik dhe shqetësim te punonjësit e Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët ditë e natë kujdesen për shëndetin e bashkëqytetarëve tanë”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas shumë zvarritjeve, protestave, polemikave dhe përplasjeve politike, Spitali i Tetovës më më 24 korrik e hapi konkursin për pranimin e personelit mjekësor.

Kujtojmë se në muajin qershor punonjësit shëndetësorë në Spitalin e Tetovës me kontrata, të cilët janë rreth 140, protestuan pasi nuk kishin marrë rroga ndërsa kërkuan edhe vendime pune.

Pas protestave, nga Spitali Klinik i Tetovës u premtuan se do tu paguhen pagat e prapambetura si dhe kontrata në vepër deri në fund të vitit.

Po atë muaj ministri i ri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se brenda një muaji e gjysmë pritet të zgjidhet statusi i punës së personelit mjekësor të Tetovës.

Ndryshe, lëvizjet në Shëndetësi kanë bërë që ky sektor të mos gjejë “qetësi”. Nga ana tjetër, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut po zbrazet dita ditës.

Continue Reading

TOP Lajme