Connect with us

Gosip

Pas fitores së Gjestit, flet Xheneta: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

Published

on

Xheneta Fetahu ka komentuar thuajse të gjitha situatat e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.

Si opinioniste në “E diell”, ajo ka dhënë mendime në lidhje me të gjitha dinamikat në shtëpinë e famshme.

Në një deklaratë të re, ajo thotë se nuk do të flasë më për ta, përmendur faktin që e kanë shqetësuar vazhdimisht.

“Unë e kam thënë dhe po e përsëris sërish, disa nga njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë këtu jam në punë, unë po flas për herë të parë dhe të fundit në raport me ata dy për lidhjen që ka. I uroj vetëm suksese, i them të gjithë rrethit të tij të më lënë të qetë sepse nuk më kanë lënë edhe pas Big Brother, njerëzit që punojnë me të. Ata e dinë kush e tek”, u shpreh ajo.

Tutje tha se njerëzit e Gjestit e kanë kërcënuar edhe familjen e saj për paraqitjet që ka bërë.

“Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Familja ime ka qenë shumë e shqetësuar gjatë gjithë kohës kërcënime përse ajo vazhdon flet për të, kështu që unë them që vazhdoj të jem këtu me punë të reja dhe jo të flasim më për Big Brother”, theksoi ndër tjerash.

Për rikujtim, Xheneta ka qenë në lidhje me Gjestin gjatë periudhës sa ishin në Big Brother të Kosovës.

Continue Reading

Gosip

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

Published

on

By

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë!

Lajmin e bukur ajo e ka ndarë në mënyrën e saj të veçantë, përmes një postimi të ndjerë në Instagram, ku ka publikuar një foto bardh e zi me këmbët e bebushit.

Ajo që mori menjëherë vëmendje ishte emri i të voglit, të cilin këngëtarja e ka zbuluar për herë të parë në përshkrimin e fotos: Daskan Gjergji.

Edhe pse detaje të tjera rreth lindjes nuk janë bërë ende publike, emocionet dhe dashuria që transmeton fotografia e publikuar thonë gjithçka.

Continue Reading

Gosip

Këngëtarja e njohur ndërkombëtare emocionon me surprizën e papritshme në koncert, fansat shokohen: Jam shqiptare!

Published

on

By

Këngëtarja e njohur emocionoi publikun me praninë e saj në skenë dhe aftësitë e saj të pafundme në vallëzim, ndërsa teatri ishte plot me fansa që nuk pushonin së kënduari dhe duartrokituri. Mediat sociale u përmbytën me video dhe pamje të mbrëmjes.

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një shprehje nga këngëtarja gjatë mbrëmjes u bënë virale.

Ndër videot që u bënë virale në TikTok, spikati një moment në të cilin Eleni Foureira po përpiqej t’i argetonte fansat.

“Prit, e kam unë. I bëj të gjitha vetë… Jam shqiptare”, tha ajo me shaka, duke bërë që fansat e saj të qeshin.

Continue Reading

Gosip

Dubai teston taksinë ajrore elektrike, fluturimi i parë i suksesshëm hap rrugën për transportin e së ardhmes

Published

on

By

Kompania Joby Aviation realizoi këtë javë fluturimin e parë testues të taksisë së saj plotësisht elektrike në Dubai, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përpjekjet e qytetit për të integruar transportin ajror në rrjetet ekzistuese të lëvizshmërisë që nga viti i ardhshëm, rapprton reuters përcjell albinfo.ch.

Ky test synon të përgatitë terrenin për nisjen e operacioneve komerciale të taksive ajrore elektrike, një inisiativë që pritet të revolucionarizojë mënyrën e lëvizjes urbane në Dubai.

Continue Reading

TOP Lajme