Connect with us

Lajme

OVL-UÇK: Çdo tentativë për të njollosur UÇK-në është e papranueshme

Published

on

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së kanë reaguar ashpër ndaj pranisë në Kosovë të ndihmësit të Petar Petkoviqit, Igor Popoviq, për të cilin thanë se është i njohur për gjuhë fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar për media, ato theksojnë se “ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal”.

Veteranët e UÇK-së vlerësojnë se prania e ndihmësit të Petkoviqit përbën tentativë për provokim dhe përhapje të propagandës antikombëtare. “Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Ata theksojnë se nuk do të qëndrojnë në heshtje përballë fyerjeve ndaj luftës çlirimtare. “Ne, kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtim ndaj fyerjeve që synojnë të fyejnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, përfundon deklarata.

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe është dërguar për intervistim në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë-Veri.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Rasti i Spitalit të Tetovës rrëzon propagandën e VLEN-it

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së koalicionit VLEN, duke akuzuar këtë të fundit për paaftësi dhe propagandë në lidhje me punësimet në Spitalin Klinik të Tetovës dhe sektorin shëndetësor në përgjithësi.

“Propaganda nuk zgjat shumë. E vërteta gjithmonë del në shesh,” – theksohet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, duke shtuar se për muaj me radhë qytetarëve u është servirur një gënjeshtër e përsëritur, se kinse Arben Taravari dhe Blerant Ramadani kanë qenë pengesë për punësimet në shëndetësi.

Sipas kësaj partie, VLEN ka ndërtuar një narrativë politike për të hedhur fajin diku tjetër dhe për të fshehur mungesën e rezultateve të veta.

“Kjo narrativë u përdor me qëllim nga koalicioni VLEN për të mbuluar paaftësinë e tyre për të sjellë zgjidhje konkrete.”

VLEN në qeveri, por punësimet mungojnë

Në reagim vihet theksi se, pavarësisht se VLEN tani është pjesë e ekzekutivit dhe ka në dorë postin e ministrit të Shëndetësisë, asgjë nuk ka ndryshuar për qytetarët:

“Edhe pse kanë të gjitha mekanizmat në duar, punësimet vazhdojnë të zvarriten, premtimet mbeten në letër dhe qytetarët janë përsëri viktima të lojërave politike.”

Sipas Aleancës, rasti i Spitalit të Tetovës është prova më e qartë se problemet nuk ishin tek Taravari apo Ramadani, por tek mungesa e vullnetit politik dhe paaftësia për të qeverisur.

Koha për përgjegjësi

“Prandaj sot pyesim eksponentët e VLEN-it: ishte kjo një propagandë e paramenduar, apo thjesht një dështim i radhës në qeverisjen tuaj?” – thuhet në deklaratë.

Në fund, Aleanca për Shqiptarët thekson se nuk do të lejojë që qytetarët të mashtrohen pafundësisht:

“Koha e akuzave të rreme ka kaluar. Tani është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie. Dhe tetori është afër, shumë afër.”

Reagimi vjen në një periudhë me tensione të larta politike dhe pritshmëri për zgjedhje të reja lokale apo të pjesshme, ku çështje si punësimet dhe shëndetësia mbeten temat më të ndjeshme në opinion.

Continue Reading

Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu bën fotosesione dhe poza, ndërsa mbeten pa punë 155 punonjës mjekësorë në Spitalin Klinik të Tetovës

Published

on

By

Ndërkohë që 155 punonjës mjekësorë në Spitalin Klinik të Tetovës mbeten të papunë dhe të neglizhuar nga institucionet, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vazhdon me fotosesione dhe paraqitje publike për imazh personal.

Këta punonjës, shumica prej tyre infermierë e staf ndihmës, janë ata që mbajtën barrën kryesore të pandemisë dhe punuan me përkushtim në kushte të vështira, por sot përballen me pasiguri dhe papunësi, pa asnjë mbështetje nga ministria.

Refuzimi për t’i punësuar vjen në kohën kur sektori shëndetësor në vend vuan mungesë të kuadrit profesional, ndërsa spitalet ballafaqohen me sfida të mëdha.

Përkundër kësaj situate alarmante, ministri Aliu duket më i përkushtuar në ndërtimin e një imazhi mediatik se sa në zgjidhjen e problemeve të thella strukturore që po përjeton sistemi shëndetësor.

Continue Reading

Lajme

Bajram Rexhepi reagon ndaj vendimit diskriminues për motrat medicinale në Tetovë: “Turp dhe kthim para vitit 2001”

Published

on

By

Bajram Rexhepi ka reaguar ndaj vendimit për të mos dhënë pëlqim për punësimin e 155 motrave medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, duke e quajtur këtë hap “të turpshëm, diskriminues dhe një tentativë për rikthim të shtetit në kornizat e para vitit 2001”.

Sipas Rexhepit, ky vendim nuk është i izoluar, por pjesë e një skenari më të gjerë për marginalizimin institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai përmendi edhe suspendimin e përfaqësuesit shqiptar në Fondin për Sigurim Shëndetësor si një tjetër dëshmi të qartë të këtij orientimi.

“Ky vendim vjen menjëherë pas suspendimit të elementit bashkëqeverisës shqiptar në Fondin për Sigurim Shëndetësor, një tjetër hap i qëllimshëm në margjinalizimin institucional të shqiptarëve. Dhe e gjitha kjo ndodh me pëlqimin bë heshtje të eksponentëve tanë në qeveri,” u shpreh Rexhepi.

Ai theksoi se dëmet e shkaktuara me këtë qasje do të kërkojnë kohë për t’u rikuperuar, por sipas tij, turpi i atyre që po heshtin përballë këtij diskriminimi do të mbetet i përjetshëm.

“Dinjiteti nuk negociohet dhe mbi të nuk bëhen kompromise dhe pazare politike. Ai mbrohet, me zë, me qëndresë, dhe vepra,” përfundoi Rexhepi në reagimin e tij.

Continue Reading

TOP Lajme