Connect with us

Lajme

Osmani: Mickoski po përdor VLEN-in për të zhbërë barazinë shqiptare dhe për ta kthyer shtetin drejt Beogradit

Published

on

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj kryeministrit aktual Hristijan Mickoski dhe koalicionit shqiptar qeverisës VLEN, duke akuzuar se po tentojnë të dobësojnë përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe të devijojnë kursin strategjik të vendit nga rruga evropiane në një orientim pro-serb.

Në një shrim të fuqishme politike, Osmani ka theksuar se strategjia e Mickoskit për të përjashtuar BDI-në nga qeverisja nuk ka pasur për qëllim luftën kundër korrupsionit, por dobësimin e faktorit politik shqiptar në mënyrë që të mos ketë rezistencë ndaj ndryshimeve të mëdha strategjike që po ndërmerren në prapaskenë.

“Qëllimi i vërtetë i kësaj skeme ishte krijimi i një partneri shqiptar të dobët dhe të kontrollueshëm, i cili do të heshtë përballë margjinalizimit të kauzës shqiptare dhe braktisjes së rrugës së integrimeve evropiane,” shkruan Osmani.

Ai akuzoi drejtpërdrejt VLEN-in se, duke marrë pjesë në qeveri, ka pranuar të jetë pjesë e një plani për të rishikuar Marrëveshjen e Ohrit, për të relativizuar të drejtën e shumicës së Badenterit dhe për të vendosur në pikëpyetje barazinë e shqiptarëve në shtet.

“Shqiptarët në këtë qeveri jo vetëm që nuk kanë zë, por nuk kanë asnjë shenjë dinjiteti. Heshtja e tyre është alarmuese dhe dëmshme. Ajo shërben si mbulesë për devijimin e shtetit nga perspektiva evropiane dhe afërsinë në rritje me politika që favorizojnë interesat serbe në rajon,” theksoi Osmani.

Ai kujtoi se sulmet ndaj BDI-së nuk kanë qenë kurrë për motive të pastra politike, por pjesë e një fushate të orkestruar që synonte zhbërjen e ndikimit të vetmes forcë politike shqiptare që, sipas tij, nuk mund të kontrollohej.

“Mickoski e di mirë: BDI nuk është dhe nuk do të bëhet kurrë vegël e askujt. Ne kemi qenë dhe mbetemi garantues të rrugës euroatlantike dhe mbrojtës të barazisë së shqiptarëve,” deklaroi Osmani, duke bërë thirrje për bashkim të spektrit politik shqiptar për të mbrojtur interesat kolektive.

Në përmbyllje të shkrimit së tij, Osmani u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do të vendosin nëse do të mbeten spektatorë të përjashtimit të tyre ose do të marrin rolin e forcës që e shtyn shtetin përpara.

“Kjo nuk është betejë për poste. Kjo është betejë për dinjitetin politik të shqiptarëve. Dhe këtë betejë do ta fitojmë, sepse e vërteta është në anën tonë, sepse shqiptarët nuk pranojnë të nënshtrohen,” përfundoi Osmani.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Bajram Rexhepi do të jetë pranë Tetovarëve në çdo lagje në çdo fshat

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhorë të AKI-së, Faton Ahmeti njëherit dhe sekretar i plrgjithshëm i BDI-së përmes një postimi ka përshkruar përkushtimin e Bajram Rexhepit gjatë punës për ndërtimin e gazsjellësit ku Rexhepi ishte çdo ditë në takim me qytetarët për të gjetur zgjidhje për duke i çuar punët përpara, shkruan Top24

Ahmeti më tej shtom se “Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.”

Faton Ahmeti

Me Bajramin njihemi prej kohësh.
Në kohën kur menaxhonte ndërtimin e gazsjellësit e shihja çdo ditë me njerëzit, duke dëgjuar, duke gjetur zgjidhje, duke i çuar punët përpara. Nuk kishte ditë pa takim, pa angazhim, pa rezultat.

Jam i bindur se kështu do të jetë edhe për Tetovën. Pranë qytetarëve, në çdo lagje dhe fshat, me përkushtim dhe me zemër.
Sepse i tillë është Bajrami. I afërt, punëtor dhe njerëzor.

#AleancaKombëtarePërIntegrim
#bashkëPërTetovën

Continue Reading

Lajme

Kur Zeqirja Ibrahimi thoshte: Në komunën e Tetovës me Bilall Kasamin ka shumë korrupsion dhe fshatarët e Llercës janë me kontrata!

Published

on

By

Dikur e akuzonte rëndë, e quante të paaftë dhe i rrëzoi shumicën në Këshillin e Komunës së Tetovës, duke bërë që qytetarët në vend të pushimeve verore të përfshiheshin në fushatë zgjedhore. Këto ishin disa nga akuzat që kreu i sotëm i Alternativës, Zeqirja Ibraimi, i adresonte dikur tashmë partnerit të tij në koalicionin VLEN, Bilall Kasamit shkruan Tetovasot.

Të dy dikur ishin pjesë e një partie, por më pas u ndanë, për t’u ribashkuar sot në një koalicion të përbashkët. Megjithatë, kujtesa politike është ende e freskët.

Ibraimi, në kohën kur Tetova drejtohej nga Kasami, ngrinte pyetje të forta: “Kur vjen në Tetovë e sheh se ky qytet ende nuk ka ujë, ende nuk ka parkingje, ka plot qen në rrugë, ka mbeturina që askush nuk i mbledh, ka gropa kudo dhe mbi të gjitha, ka korrupsion. Këta që erdhën, çfarë ndryshuan nga ata që ikën?”

Sipas tij, i vetmi ndryshim ishte tek listat e kontratave: në vend të militantëve të BDI-së, aty ishin futur një numër i madh banorësh të fshatit Llercë.

Sot, megjithë këtë histori akuzash e përplasjesh, Ibraimi dhe Kasami ndajnë të njëjtën front politik nën ombrellën e VLEN-it.Tetovasot

Continue Reading

Lajme

Rriten çmimet e derivateve të naftës në RMV

Published

on

By

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,64% në raport me vendimin e datës 18.08.2025.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,378 den/kg dhe tani do të jetë 38,265 den/kg.

Nga data 26.08.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 67,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 38,265 (denarë/kilogram).

Continue Reading

TOP Lajme