Connect with us

Lajme

Një ligj i ri për të drejtat autoriale

Published

on

Edhe pse gjatë 15 viteve të fundit Ligji për të drejtën e autorit ka ndryshuar disa herë, vlerësimi i përgjithshëm është se ndryshimet në vitet 2013, 2015 dhe 2016 nuk korresponduan me legjislacionin evropian dhe praktikën e shteteve anëtare. Madje në kundërshtim me praktikat evropiane, u futën dispozita që, nga natyra e tyre, janë të pazbatueshme për krijimin e një sistemi funksional dhe efikas të menaxhimit kolektiv të të drejtës së autorit. Kjo është arsyeja që Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka dorëzuar në Parlament një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit i cili rregullon të drejtat e autorëve mbi veprat e tyre të mbrojtura, të artistëve interpretues, prodhuesve të fonogrameve, videogrameve, botuesve… e të tjerë.

Me ndryshimet në Ligjin e vitit 2013, vendos sistemi elektronik për regjistrimin e veprave të transmetuara me të drejtë autori, si edhe përcaktimi i Tarifës, por edhe pse u vlerësua se një vendim i Qeverisë për Tarifën do të kontribuonte në një objektivitet më të madh në përcaktimin e shumës së honorarëve, në praktikë kjo mënyrë e miratimit të Tarifës rezultoi e paqëndrueshme. Për shkak të ndryshimeve nga viti 2015 dhe 2016, të cilat i referoheshin saktësisht bazave për përcaktimin e honorarëve në tarifat e organizatave të menaxhimit kolektiv, procedurat për miratimin e tarifave u rifilluan dhe u zbatuan, por asnjë procedurë nuk u përfundua brenda afatit të përcaktuar me ligj. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në rregullimin e të drejtave private është një praktikë e panjohur në vendet evropiane.

Kritika ndaj kësaj mënyre të rregullimit të të drejtave u dha edhe në Raportin e ekspertëve të huaj në kuadër të projektit të Binjakëzimit të BEsë.

“Në zbatimin e Ligjit janë identifikuar probleme, kontradikta dhe paqartësi të shumta, të cilat kanë shkaktuar mospërputhje në zbatimin e tij. Këto kanë ndikuar negativisht në menaxhimin kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të”, thuhet në propozim ligjin e dorëzuar në Parlament.

Qëllimi i ligjit të propozuar është të përcaktojë një bazë normative për krijimin e një modeli efikas për funksionimin e sistemit të menaxhimit kolektiv të të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të dhe licencimin shumëterritorial të veprave muzikore për përdorim në internet, në fushën e menaxhimit kolektiv, në lidhje me mbrojtjen e bashkautorëve të veprave muzikore me tekst, si dhe afatin e mbrojtjes së interpretuesve dhe prodhuesve të fonogrameve të shfaqjeve muzikore të regjistruara, fonogrameve nga 50 deri në 70 vjet, si dhe për të lehtësuar eksesin në botime për personat me vështirësi në shikim. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

Mislimi: Latif Arifi natën thotë se Bilall Kasami dhe Blerim Sejdiu janë hajna?!

Published

on

By

Shkruan Rami Mislimi, Gazetar- Pronar i Portalit Tetova Sot

Po të përgjigjem shkurt.

Ti e di se unë jam i njëjti, qoftë në kafe, në shtëpi, në shoqëri, ditën apo natën. Qëndrimi im ndaj krimit dhe korrupsionit nuk ndryshon as tek Bilall Kasami, as tek të tjerët. Ti e di mirë se unë e them hapur, si në publik ashtu edhe privatisht, se Bilall Kasami bashkë me Blerim Sejdiun e keqpërdorin fenë për të vjedhur.

Ti, në telefon, më thua se Bilalli dhe Blerimi janë hajna, ndërsa në Facebook më korrigjon mua, duke më akuzuar se po bëj rolin e mercenarit dhe të gazetarit joprofesional.

Tani, si ta kuptoj unë kur flet seriozisht kur flet me mua në telefon apo kur shkruan publikisht?

Për mua, hajni mbetet hajn qoftë në bisedë private, qoftë në publik.

Sa i përket fjalës së lirë, unë nuk shoh që po keqpërdoret për viktimizim, por për të treguar një realitet të hidhur atë se çfarë janë në gjendje të bëjnë miqtë e tu të ditës, që natën nuk i do, veç kur kanë pushtet.

Andaj, Lato, ashtu siç i quan në telefon hajna, thuaju edhe në publik: se janë hajna.

U bëne drejtor duke me sharë, shife tash po të bëjnë ministër se me ke kritikuar ma shumë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim ndez motorrët në Dibër: Tre kryetarë një qëllim

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht edhe kryetar i degës së ASH – Sela në Dibër, Ilirjan Fetahu, kryetari degës së BDI-së, Artin Spahiu dhe kryetari i degëss së ASH – Taravari, Bekim Pocesta, me një qëllim të përbashkët, shkruan InfoShqip.

Kandidati për kryetar komune Ilirjan Fetahu në faqen e tij të facebook ka ndarë pamje ku shihen tre kryetarët e ulur bashkë.
Fotografinë e shpërndarë ka shoqëruar me shkrimim: “Tre kyetarë një qëllim” për Dibrën./InfoShqip.com

Continue Reading

Lajme

Kadriu: Pas largimit të ASH-së nga pushteti, Dimitrievski orienton projektet nëpër lagjet maqedonase

Published

on

By

Të nderuar qytetarë të qytetit të Kumanovës,

Shikoni fotot: për vetëm dy javë, kryetari i Komunës së Kumanovës ka realizuar mbi 22 projekte me mjete buxhetore me kosto miliona euro të grumbulluara nga të gjithë taksapaguesit përfshirë edhe mbi 30% shqiptarë. Fatkeqësisht, asnjë nga këto projekte nuk është realizuar në lagjet e banuara me shqiptarë.

Aleanca për Shqiptarët, gjatë tri viteve që ishte pjesë e pushtetit lokal, kurrë nuk e ka lejuar këtë diskriminim etnik. Të gjithë jeni dëshmitarë për sa projekte janë realizuar në lagjet shqiptare.

Unë e kuptoj Maksim Dimitrievskin, por nuk i kuptoj LEN çfarë bëjnë ata aty?
A kanë gjuhë të flasin, apo janë thjesht një makineri votimi për të kaluar vendimet e Maksimit?

Ju kujtoj se këshilltari i Aleancës u zëvendësua me këshilltaren e LSDM-së, e cila më pas kaloi tek LD dhe i siguroi shumicën Maksimit për t’i krijuar luksin që të tallet dhe të nënçmojë shqiptarët.

Paaftësia ka emër quhet LEN ose S’VLEN!

TURP!

Continue Reading

TOP Lajme