Connect with us

Lajme

Nexhbedin Sadiku, kandidati i VLEN për Likovën, deri para tre muajsh krah për krah me Ali Ahmetin

Published

on

Nexhbedin Sadiku, kandidati aktual i koalicionit VLEN për Komunën e Likovës, vetëm tre muaj më parë ishte pjesë e aktiviteteve politike përkrah kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe kryetarit aktual dhe kandidatit të kësaj komune, Erkan Arifi.

Në një fotografi të siguruar nga redaksia jonë, Sadiku shihet në praninë e Ahmetit dhe Arifit gjatë një sërë aktivitetesh në këtë komunë. Kjo periudhë përkon me kohën kur, sipas burimeve nga strukturat partiake, Sadiku shpresonte të ishte kandidat për kryetar komune në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.

Tani, ai garon për të njëjtin post nën flamurin e koalicionit VLEN, me një retorikë të qartë kundër BDI-së – një kthesë që ka ngjallur diskutime në opinionin publik për qëndrueshmërinë e pozicioneve politike të aktorëve në garën zgjedhore.

Kujtojmë se koalicioni VLEN, i përbërë nga disa parti shqiptare, pretendonte se është krijuar si një kundërpeshë ndaj dominimit shumëvjeçar të BDI-së në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, përçarjet e brendshme dhe lëvizjet e figurave politike te ky koalicion janë bërë një dukuri e shpeshtë, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve lokale. Pastaj, kalimet politike si rasti i Sadikut, njohësit e problematikës thonë se janë shpesh reflektim i mungesës së marrëveshjeve të brendshme apo strategjive të reja elektorale të VLEN.

Vetë VLEN, nga ana tjetër, ka theksuar se qëllimi i saj është përfaqësimi i një politike të re dhe largimi nga, siç e quan ajo, “stabiliteti i rremë” i ofruar nga BDI, por rasti i fundit i Likovës dëshmon të kundërtën.

Continue Reading

Lajme

Bexheti: Në tetor, Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura

Published

on

By

Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë”

Statusi i plotë i Blerim Bexhetit:

Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

Kasami e mohon problemin, ndërsa shqiptarëve u shkurtohen këshilltarët – vetëm në Gostivar 8 më pak

Published

on

By

Kryetari i Tetovës dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vazhdon të relativizojë një çështje serioze që prek drejtpërdrejt përfaqësimin politik të shqiptarëve në nivel lokal. Sipas tij, ulja e numrit të këshilltarëve në disa komuna “nuk ka bazë etnike” dhe “nuk është problematike”, megjithëse faktet tregojnë të kundërtën.

Vetëm në Gostivar, komunë me shumicë shqiptare, numri i këshilltarëve do të ulet për 8, një goditje e rëndë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në këshillin komunal. Dhe jo vetëm kaq – edhe në Tetovë, komuna që ai vetë e drejton, është paraparë ulje e numrit të këshilltarëve.

Në vend që ta mbrojë interesin e votuesve shqiptarë dhe të kërkojë zgjidhje institucionale për këtë padrejtësi që buron nga interpretime të kontestuara të rezultateve të regjistrimit, Kasami zgjedh të sulmojë opozitën shqiptare, duke e quajtur reagimin e tyre “lojë politike”. Në të njëjtën kohë, ai vetë angazhohet me retorikë boshe pa kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse dhe pa ndërmarrë veprime konkrete.

Kërkesat e tij të mjegullta për “vendime më të shpejta të Gjykatës Kushtetuese” duken më shumë si përpjekje për t’ia hedhur fajin diku tjetër, se sa si qëndrim i qartë për të mbrojtur përfaqësimin real të qytetarëve shqiptarë në këshillat komunalë.

Kjo qasje e zbutur dhe e paqartë ngre pikëpyetje serioze: Kujt i shërben Bilall Kasami, kur në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve të vet, mundohet të minimizojë një padrejtësi të hapur?

Continue Reading

Lajme

Pasholli për Mickoskin: Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan

Published

on

By

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli ka kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski, për deklaratën e tij ku flet për BDI-në, njofton Top24.

“Një kryeministër i papjekur nuk mund të udhëheqë një shtet!
Sa herë që gjërat nuk shkojnë siç i do ai, nuk merr përgjegjësi, por fshihet pas ankesave dhe populizmit dhe kjo qartë dëshmon mungesën e vizionit, lidershipit dhe guximit.
Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan sa herë sfidohet, por për një udhëheqës që përballet me sfidat dhe ndërton të ardhmen!
Parashikimet boshe dhe përpjekjet për të dezinformuar opinionin janë dëmi më i madh që i bëhet shoqërisë dhe shtetit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale!”, shkruan Pasholli.

Continue Reading

TOP Lajme