Connect with us

Lajme

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Menduan se ua vodhi shalqinjtë nga bahçja, e rrahën deri në pavetëdije! Dy persona nën hetime

Published

on

Prokuroria Publike ka njoftuar se Prokuroria e Shkupit ka dhënë urdhër për realizim të hetimit kundër dy personave, pasi siç thuhet në njoftim, të njëjtit dyshohet se kanë kryer dhunë të vrazhdë, përcjell TV21.

Siç thuhet në njoftim, dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht, me pinca hidraulike, deri në pavetëdije një person, për të cilin kanë dyshuar se ua ka vjedhur shalqinjtë nga bahçja.

“Të dyshuarit, të moshës 39 dhe 31-vjeçare, më 24 korrik në fshatin e Shkupit, Oreshan, kanë kryer dhunë të vrazhdë dhe e kanë rrezikuar sigurinë e një personi, për të cilin kanë menduar se ka vjedhur shalqinj në tokën e të dyshuarit të parë. Me automjet transportues, e kanë përcjell të dëmtuarin derisa ai me automjet ka lëvizur nga Petroveci drejt fshatit Taor, derisa është parkuar në oborrin e shtëpisë së nipit të tij në Oreshan.
Të dyshuarit kanë arritur menjëherë pas tij, kanë dalë nga automjeti dhe e kanë sulmuar. Me dhunë e kanë hequr nga vetura dhe e kanë sulmuar me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup. I dyshuari i dytë ka nxjerrë pinca hidraulike nga kamioni, dhe me ato e ka sulmuar derisa i dëmtuari është rrëzuar pa vetëdije. I kanë shkaktuar lëndime trupore për shkak të së cilave – gjendjes serioze jetësore është hospitalizuar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Me veprimet e dhunshme, tek dëshmitari – nipi i të dëmtuarit dhe në publik kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se duke vlerësuar rrethanat, kundër dy të dyshuarve është propozuar masë e paraburgimit.

Continue Reading

Lajme

Thellohet kriza në VLEN/ Zeka – Arbenit: “Raj be tej mos fol, se tej s’ke as parti!”

Published

on

By

Përçarja në VLEN po thellohet. Pasi Alternativa ka kërkuar Çairin ose Sarajin, portali TS mëson se konflikti është zgjeruar edhe më tej. Në një mbledhje, sipas të njëjtit portal, acarimi ka ndodhur mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit, lidhur me kërkesën që Alternativa të marrë njërën nga këto dy komuna.

Në kulmin e debatit ka ndërhyrë Arben Fetahu, duke u përpjekur ta zbusë situatën. Ai i është drejtuar Zekës nga Alternativa, duke i kërkuar që të tërhiqet, me arsyetimin se Alternativa, sipas anketave të fundit, qëndron shumë më dobët krahasuar me Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. Por reagimi i Zekës ka qenë i ashpër, duke i thënë: “Raj be tej mos fol, se tej n s’ke as parti!”

Nga ana tjetër, sot zyrtarisht, Bekim Sali ka paralajmëruar kandidaturën e tij për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Izet Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”

Ndryshe, në anketën e fundit të realizuar nga IRI- Amerikan të publikuar nga portali TS, në nivel kombëtar, Fronti Kombëtar rezulton me 14% mbështetje, ndërsa VLEN me vetëm 5%./TS/

Continue Reading

Lajme

Alternativa Tetovë: Bekim Sali dhe Amir Elezi ose largohemi nga Kasami

Published

on

By

Strukturat e degës së Alternativës në Tetovë kanë dhënë mesazh të qartë në një takim të degës ku kanë marr vendim se nëse kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranon kandidatët e tyre Bekim Sali dhe Amir Elezi, ose nuk do të ketë asnjë mbështetje për të në Tetovë dhe komunat përreth.

Burime nga dega e Alternativës në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi është vendosur unanimisht që dega e Tetovës dhe Tearcës të mbështesë vetëm Amir Elezin dhe Bekim Salin si kandidatë të tyre në kuadër të marrëveshjeve të mundshme politike. Në të kundërtën, Alternativa do të tërhiqet nga mbështetja ndaj Bilall Kasamit, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat e tjera.

Ky zhvillim tregon për tensione të reja mes partnerëve opozitarë dhe paralajmëron vështirësi në koordinimin për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Continue Reading

Lajme

Tërmet në VLEN, Bekim Sali se pyet Izet Mexhitin: Shpall kandidaturën, për Çairin vendosin qytetarët jo emrat

Published

on

By

Ish ministri i shëndetësisë dhe nënkryetarti i Alternativës, Bekim Sali përmes një postimi në profilin e tij ka vendosur të bëj publike se ai do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar komune në Çair duke mos llogaritur ate që thotë Izet Mexhiti. Në disa media shumë shpesh është lakuar emri i Mexhitit si kundër kandidat i Bujar Osmanit por veprimi i sotëm i Sali ka dërguar në heshtje gati të gjithë VLEN-in, shkruan Top24

Burime për Top24 nga Alteranativa bëjnë të ditur se nëse VLEN nuk përcaktohet edhe për Amir Elezin në komunën e Tearcës atëher ata do të shiqojnë pozicionin e tyre brnda VLEN dhe me gjasë do të garojnë të vetëm pasi për Tearcën do të vendosin qytetarët jo emrat.

Continue Reading

TOP Lajme