Connect with us

Lajme

Nazarko: Zhbërja e Marrëveshjes së Ohrit rrezikon stabilitetin e vendit

Published

on

Analisti dhe gazetari i njohur shqiptar, Mentor Nazarko, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka vënë në dukje se Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida serioze në krijimin e një narrative historike të konsoliduar dhe gjithëpërfshirëse, përcjell PressOnline.al.

Sipas tij, këto vështirësi janë të lidhura me presionet e brendshme për ndërtimin e identitetit kombëtar, por edhe me ndikimet e vazhdueshme nga fqinjët. Ai kujtoi se që nga periudha e Mbretërisë Jugosllave, përmes Jugosllavisë së Titos dhe deri në pavarësinë e shtetit, lidershipi maqedonas ka prodhuar narrativa shpesh kontradiktore dhe konfuze.

“Frika se shtëpia e pavarur mund të ndahej me shqiptarët, ka nxitur një qasje etnocentrike në shkrimin e historisë, duke përjashtuar apo relativizuar rolin e shqiptarëve”, thekson Nazarko, duke shtuar se vetëm tani ka një pranim më të gjerë të kontributit të çetave shqiptare në luftën kundër Perandorisë Osmane, përkrah maqedonasve.

Megjithatë, ai nënvizon se ende nuk njihet zyrtarisht origjina shqiptare e banorëve të Rekës së Epërme, pavarësisht pranisë së tyre të gjallë gjuhësore dhe folklorike.

“Shqiptarët ortodoksë mund të jenë dhe duhet të jenë një urë e re miqësie dhe pajtimi midis maqedonasve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Nazarko paralajmëroi se zbehja e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, si përdorimi korrekt i gjuhës shqipe dhe respektimi i parimit të Badenterit, përbëjnë hapa pas që mund të çojnë në destabilizim.

Në përfundim, ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: “Shqiptarët kanë çdo arsye historike dhe aktuale për të ndërtuar fqinjësi të mirë me maqedonasit – diçka që përkrahet fuqimisht edhe nga partnerët tanë perëndimorë. Adriatiku, përmes Korridorit Tetë, mund të jetë deti ynë i përbashkët”.

Continue Reading

Lajme

Valë dorëheqjesh dhe pakënaqësish në radhët e VLEN-it: Kriza e brendshme thellohet në prag të zgjedhjeve lokale

Published

on

By

Koalicioni VLEN po përballet me një seri dorëheqjesh, distancimesh dhe pakënaqësish publike në disa prej partive përbërëse, duke thelluar perceptimin e një krize të brendshme serioze në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit. Largimet vijnë si nga baza, ashtu edhe nga figura themeluese e drejtues partiakë.

Nga radhët e Lëvizjes BESA, aktivisti Lavdrim Ismaili dha dorëheqje nga të gjitha funksionet, përfshirë edhe postin e kryetarit të Forumit Rinor në Përshëfc. Po ashtu, edhe Besa Kadriu është larguar nga të gjitha organet e partisë.

Në Tearcë, kryetari i nëndegës, Muhamer Isaku, i’u bashkua Aleancës për Shqiptarët dhe koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), duke shpallur përkrahjen për kandidaturën e Nazim Taipit për kryetar komune.

Në Lëvizjen Demokratike, themeluesi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Naim Salihu, shpalli dorëheqjen dhe rikthimin në BDI, duke akuzuar partinë për “degradim të plotë” pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE.
Pakënaqësitë u pasuan nga kritika publike e Bashkim Saitit nga Kumanova për mungesën e strukturave funksionale, ndërsa themeluesi Muhamet Ameti paralajmëroi se ky mund të jetë “përvjetori i fundit pa llogaridhënie”. Mesazhi i tij u mbështet edhe nga Fejzulla Kovaçi, kushëri i vetë liderit Mexhiti.
Kriza u shfaq edhe në Studeniçan, ku Emir Ismaili dhe 33 aktivistë të nëndegës së Batincës kundërshtuan publikisht kandidatin e propozuar nga VLEN për kryetar komune, duke e cilësuar “anonim” dhe “të imponuar”.

As qetësi nuk ka pasur në partinë Alternativa. Sabar Mustafa, kryetar i nëndegës në Luboten, bashkë me strukturën e tij, shpalli largimin nga Alternativa dhe VLEN.

Në Kumanovë, funksionari i njohur Mesut Bajrami shpalli kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal, duke u shkëputur nga partia.

Ndërkohë, në Çair, ish-drejtori i Punës dhe Politikës Sociale, Hamza Ameti, kuadër i Alternativës, u shkarkua dhe reagoi me kritika për organizimin e VLEN-it. Përkrahje për të dha edhe funksionari tjetër i Alternativës, Faton Fazliu.

Nga Çairi, Fitore Qerezi, një nga themelueset e vetë koalicionit VLEN, shpalli dorëheqjen nga të gjitha pozitat, duke shprehur zhgënjim për mungesën e përkrahjes së brendshme.

Në pak ditë, Lëvizja BESA, Lëvizja Demokratike dhe Alternativa – tre shtylla të koalicionit VLEN – kanë humbur aktivistë e figura themeluese, ndërsa brenda radhëve po rriten kritikat për mungesën e strukturave, drejtimit të qartë dhe vendimeve të imponuara.

Edhe Nafie Selmani, aktiviste dhe ish-mbështetëse e koalicionit VLEN, ka dalë me një reagim të ashpër publik, duke e cilësuar këtë formacion politik si “një shpresë të humbur” dhe “një zhgënjim të thellë” për qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Valët e dorëheqjeve dhe përçarjeve po e forcojnë perceptimin e një krize të thellë politike në VLEN, me pasoja të mundshme në rezultatin e zgjedhjeve lokale të tetorit, ku uniteti dhe konsolidimi i brendshëm do të jenë vendimtarë. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Banorët e Arnaqisë dhanë mesazh për bashkim dhe zhvillim

Published

on

By

Kandidati për Komunën e Sarajit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët e Arnaqisë së Epërme dhe të Poshtme. Në takim me qytetarët, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Iljas Veseli, u dha një mesazh i qartë për unitet dhe vendosmëri në rrugën e fitores.

Ramadani u shpreh se fjala dhe besimi i qytetarëve janë garancia më e madhe për të vazhduar misionin: “Rruga jonë është e drejtë – rruga e bashkimit, rruga e shërbimit, rruga e fitores”. Ai theksoi se koalicioni është i vendosur ta ngrejë Sarajin në nivelin që e meriton – një komunë moderne, krenare dhe me vizion fitues.

“Me banorë të tillë që e duan vendin dhe e respektojnë traditën, ne jemi të bindur se Saraji do të bëhet shembull zhvillimi dhe integrimi,” – tha Ramadani, duke përmbyllur takimin mes entuziazmit dhe mbështetjes masive të qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Partitë e vogla dhe individët pa pesh politike(VLEN) duhet të largohen nga skena politike në kampin shqiptar

Published

on

By

Nga Liridon Ramadani

Sot shqiptarët po mbahen peng nga disa parti të vogla që s’janë as strukturalisht të formuara, as me bazë reale.
-Izet Mexhiti ka parti pa degë e pa organizim.
-Bilali ekziston vetëm në Tetovë.
-Arben F. s’ka as parti, as bazë.
-E njëjtë Alternativa dhe Bekim Qoku.
Megjithatë, këta sot pretendojnë të vendosin për fatin e shqiptarëve! Është e domosdoshme që partitë e vogla në kampin shqiptar të largohen nga skena.
Po, edhe ne kemi thënë se BDI-së i takonte një mandat opozite. Por sot nuk jetojmë në rrethana normale:
-Në qeveri kemi Mickovskin.
-Në opozitë është Levica ekstremiste.
-SDSM, që dikur ishte liberal, sot ka rrëshqitur në terrenin nacionalist.
Në këto kushte, për shqiptarët u bë emergjencë unifikimi i kampit tonë politik ose ndryshe, disbalanci elektoral.
Këto zgjedhje nuk janë thjesht administrative janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve.
Duhet të largojmë partitë e vogla, të krijojmë balancë të fuqishme elektorale, të ndalim hovin nacionalist maqedon. E pastaj, patjetër, herët a vonë, do të vijë koha edhe përballja me BDI-në.

Continue Reading

TOP Lajme