Connect with us

Lajme

Nacionalizmi si Antishqiptarizëm

Published

on

Qeveria aktuale në Maqedoninë e Veriut ka mbi pesëmbëdhjetë muaj në pushtet, pa folur për njëzet e katër vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por dhe si themel mbi të cilin ndërtohet shteti dhe ku plotësimit të të drejtave të shqiptarëve u hapej një dritë e re. Pavarësisht atyre arritjeve që njihen, jo gjithçka është realizuar. Mokra e paragjykimeve nuk është ndalur. Ajo frenon ndryshimet e duhura në Kushtetutën e vendit, shqiptarët, kur është fjala për disa vende elitare në institucione të ndryshme, mbahen larg tyre, si në polici, në shërbimin informativ, në Akademinë e Shkencave etj. Çuditërisht, gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdohet t’i vihen ngarkesa të shumta negative.Ende me vlerësime të tilla “qytetarë të dorës së parë dhe të dytë”, kur në qeverinë e sotme bën pjesë dhe koalicioni i shqiptarëve “Vlen”? Me urrejtjen ndaj shqiptarëve Maqedonia e Veriut do të identifikohet si komb europian?

Shkruan: Leonidha Mërtiri*

Në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, në fillimgushtin e sapo ikur, salla ku zhvillohej ndeshja në Kumanovë, papritur u pushtua nga thirrje naziste. Të rinj maqedonas, në kor korbash, kërkonin shfarosjen e shqiptarëve. Po ç’hynin shqiptarët në këtë ndeshje të skuadrës maqedone me atë rumune? Dhe kjo nuk është rastësi. Sepse gjuha e urrejtjes ndaj bashkështetasve, fqnjëve të tyre rri ndezur përballë, por dhe ndën hirin e deklaratave të qeveritarëve dhe politikanëve maqedonas, duke kultivuar më tej pasionet e njohura nacionaliste.

Nacionalizmi si antishqiptarizëm, është transferuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e reja. Kështu ndodh në Serbi, kështu ndodh në Maqedoni. Ndryshe nuk shpjegohet përsëritja e të njëjtave brohoritje, thirrjeve nacionaliste në stadiumin e Kumanovës “dhoma e gazit për shqiptarët”, “mrtov shiptar, dobar shiptar(shqiptari i vdekur, shqiptar i mirë)”… Copy-paste e këtyre thirrjeve-kudo, në kohë të ndryshme, edhe në stadiumin në mes të Shkupit në ndeshjen e futbollit kohë më parë midis skuadrës maqedonase “Vardari” dhe asaj “Shkëndija” të shqiptarëve, në Kavadarc dhe kudo gjetkë në hapësirën e Maqedonisë së Veriut.

Pra, në vend që të inkurajohen sadopak arritjet për një bashkëjetesë normale, bëhet e kundërta. Aq më keq kur partitë politike, liderë të tyre, në forma të ndryshme i nxisin drejtpërdrejt ato. Të mos shkojmë më tej. Në ndeshjen që përmendëm në fillim të shkrimit, shikues dhe dëgjues i zellshëm pranë atyre të rinjve dhe korit antishqiptar ishte dhe kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i brendshëm dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Asnjë fjalë, asnjë reagim nga ata. Çfarë emri t’i vendosësh memecërisë së tyre? Retorikat e kryeministrit se, çka ngjau në Kumanovë “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vijnë”, mbeten fjalë në erë. Sepse, vështirë t’i ndahen rrugës së antishqiptarizmit.

Pak më shumë se një vit më parë, gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri i sotëm që drejtonte partinë VMRO-DPMNE pas Nikola Gruevskit, tundëte dhe shkundëte kartën antishqiptare. Vet ardhja e tij në krye të ekzekutivit pati për suport këtë kartë në rritjen e numrit të votave të maqedonëve, duke i dhënë fitore bindëse krahut nacionalist VMRO-DPMNE, deri atëherë në opozitë. Për fat të keq, investues deri diku në këtë fitore u bënë dhe shqiptarët, mbetur në rrugën e prapshtë të përçarjes, në vend të fuqizimit të përbashkët. Madje, këtij investimi i shërbeu dhe ndonjë lider i njohur i Kosovës, duke synuar defaktorizimin e shqiptarve përballë potencialit të njohur të tyre në këtë republikë. Ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE me në krye Mickoskin, vështirë t’i fashitë qëndrimet antishqiptare të tyre. Qeveria aktuale ka mbi pesëmbëdhjetë muaj në pushtet, pa folur për njëzet e katër vitet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001, por dhe si themel mbi të cilin ndërtohet shteti dhe ku plotësimit të të drejtave të shqiptarëve u hapej një dritë e re. Pavarësisht atyre arritjeve që njihen, jo gjithçka është realizuar. Mokra e paragjykimeve nuk është ndalur. Ajo frenon ndryshimet e duhura në Kushtetutën e vendit, shqiptarët, kur është fjala për disa vende elitare në institucione të ndryshme, mbahen larg tyre, si në polici, në shërbimin informativ, në akademinë e shkencave etj. Çuditërisht, gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, vazhdohet t’i vihen ngarkesa të shumta negative. Ende me vlerësime të tilla “qytetarë të dorës së parë dhe të dytë”, kur në qeverinë e sotme bën pjesë dhe koalicioni i shqiptarëve “Vlen”? Me urrejtjen ndaj shqiptarëve Maqedonia e Veriut do të identifikohet si komb europian? Shqiptarët, së toku me maqedonët e kanë treguar dhe e tregojnë se vetëm të bashkuar forcojnë shtetin e përbashkët dhe jo mbi kalbësirat e paragjykimeve që shfaqen jo rrallë dhe kërkojnë të dobësojnë vendin. Në rastin konkret, qeveria e Mickoskit, sikurse dhe të mëparshmet, janë të të gjithë qytetarëve: të maqedonëve, shqiptarëve, dhe pakicave të tjera që jetojnë në këtë vend. Pa barazi të tyre, shteti nuk mund të funksionojë.

*Ish-ambasador i parë i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Continue Reading

Lajme

“Më mirë për Tetovën”: Bizneset në Tetovë nën kërcënim gjobash deri në 98 mijë euro nga kompania Saubermacher (Dokument)

Published

on

By

OJQ “Më mirë për Tetovën” ka dalë me një reagim publik lidhur me partneritetin publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Saubermacher, duke e cilësuar atë si dëm për qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

“💰 Kompania Saubermacher, nëpërmjet partneritetit publiko-privat që ia mundësoi udhëheqësia aktuale e Komunës i “reketon” qytetarët dhe bizneset e Tetovës.

📧 Prej dje kemi pranuar ankesa nga pronarë të bizneseve, të cilët kanë pranuar njoftim përmes emailit nga Saubermacher që kërkon nga ata të lidhin kontratë për shërbimet nga kjo ndërmarrje.

🆘 Bizneset, në rast se nuk e nënshkruajnë këtë kontratë në afat prej 5 ditëve, rrezikojnë të gjobiten me shuma marramendëse nga 9️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro, deri në 9️⃣8️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ euro.

🤝 Kërkojmë nga Komuna e Tetovës / Општина Тетово që ta publikojë marrëveshjen me kompaninë Saubermacher, në bazë të së cilës kjo e fundit merr lirinë që t’i trajtojë qytetarët dhe bizneset e Tetovës në këtë mënyrë”, përfundon reagimi i OJQ-së “Më mirë për Tetovën”.

Continue Reading

Lajme

Selmani godet sërish: “Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”

Published

on

By

Aktivistja dhe zëri kritik ndaj pushtetit, Nafie Selmani, ka dalë me një tjetër reagim të ashpër, këtë herë duke ironizuar mbrojtjen që sipas saj i është bërë grupimit VLEN nga analisti politik, Llatasi.

“Pasi edhe Llatasi po ua bën mbrojtjen VLEN-it, ata vërtetë janë n’hall të madh!”, ka shkruar Selmani, duke nënkuptuar se vetë fakti që VLEN detyrohet të mbështetet te figura të tilla është tregues i një krize serioze brenda radhëve të pushtetit shqiptar.

“Përveç në Gostivar ku duhet të tregohet BDI, dhe në ndonjë fshat apo mal, komunat tjera i merr VLEN-i. Fiks Strugën, fiks Dibrën, fiks Tetovën, fiks Çairin…”, deklaroi Llatas, duke lavdëruar politikat e koalicionit opozitar shqiptar VLEN.

Reagimi i Selmanit vjen në një moment kur debati politik mes pushtetit dhe opozitës shqiptare është ashpërsuar ndjeshëm, ndërsa çdo deklaratë publike po përdoret si armë në luftën e narrativave.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim – Garim për herë të parë në Butel dhe Krushevë

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka zgjeruar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke hyrë në garë në disa komuna ku shqiptarët deri më tani kanë qenë më pak të përfaqësuar, shkruan Flaka

Kandidatë të kësaj force politike do të jenë: Suat Shaqiri në Çashkë, Ali Jaoski në Plasnicë, Isamedin Azizi në Butel, Xhemil Qamili në Dollnen, Alija Jaoski në Plasnicë dhe Abib Vexhiu në Krushevë.

Sipas burimeve nga partia, bëhet fjalë për një strategji të re zgjerimi, që synon ta bëjë AKI-në të pranishme në komuna ku deri më tani shqiptarët ose nuk kanë garuar, ose kanë qenë jashtë garës serioze.

“Në këto zgjedhje, për herë të parë, do të garojmë në komuna si Buteli dhe Krusheva, ku shqiptarët po fitojnë hapësirë të re politike,” theksojnë përfaqësuesit e AKI-së.
Në Çashkë, shqiptarët humbën zgjedhjet për pak vota në vitin 2021. Tani, sipas AKI-së, gara mbetet e hapur.

“Çashka është një komunë ku kemi treguar potencial elektoral edhe më herët. Me organizim më të mirë, besojmë se këtë herë mund të kemi fitore,” tha njëri nga aktivistët lokalë.
Në Butel, ku pritet një rritje e dukshme e trupit votues shqiptar, gara shihet si një mundësi reale për surprizë. Dy blloqet maqedonase – LSDM dhe VMRO – tashmë kanë kandidatët e tyre, ndërsa faktori shqiptar mund të bëhet vendimtar.

Në Krushevë, një komunë e vogël por me simbolikë historike, AKI hyn për herë të parë në garë, duke synuar të provojë forcën elektorale edhe jashtë zonave tradicionale shqiptare.

Dollneni aktualisht udhëhiqet nga një kryetar shqiptar i BDI-së, ndërsa në Pllasnicë menaxhimi është në kuadër të koalicionit me BDI-në. Me kandidaturat e shpallura, AKI sfidon edhe këto komuna ku dominimi i BDI-së ka qenë i pandryshueshëm prej vitesh.

Continue Reading

TOP Lajme